Berat Gjimshiti

Përballoi Giroud dhe Jovic, Berat Gjimshiti nderon Atalantën: I saktë dhe guximtar

11 Janar, 12:19| Përditesimi: 11 Janar, 12:20

  • Share


Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti ishte një nga pikat më të forta për Atalantën në fitoren 1-2 kundër Milanit. Bergamaskët kaluan në fazën gjymsëfinale të Kupës së Italisë, kjo pasi eliminuan kuqezinjtë. Me notën 7-të dhe më i miri në prapavijën e Atalantës ishte Berat Gjimshiti, që mori një vlerësim edhe nga mediet tej Adriatikut.

"Gjimshiti ishte një ‘mur’ i vërtetë mbrojtës, duke mbyllur hapësirat qendrore me ndërhyrje vendimtare dhe shpeshherë në limite. Sa i guximshëm po aq edhe efektiv. Kreu disa mbyllje dhe ndërhyrje të ndaluara për njerëzit me zemër të dobët, si ajo ndaj Leoas kur u nis furishëm drejt portës së Atalantës. Guximi dhe saktësia e tij ua bënë jetën të vështirë kundërshtarëve si Calabria dhe Jovic. Më pas i dha të njëjtin trajtim edhe Giroud kur u fut në fushë", thuhet në vlerësimin e medieve italiane.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Gjimshiti shtyllë e ekipit, Atalanta përmbys 1-2 Milanin në 'San Siro' dhe e eliminon nga Kupa e Italisë


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?