Kronikë

Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë, reagon Delegacioni i BE në Shqipëri: Jo do të thotë jo! Mbroni vajzat, indiferenca vret

21 Maj 2021, 14:40| Përditesimi: 21 Maj 2021, 17:14

  • Share

Foto e publikuar në Facebook nga Delegacioni i BE në Shqipëri

Delegacioni i BE në Shqipëri ka reaguar në lidhje me rastet e abuzimit seksual të vajzave në vendin tonë. Me një postim në Facebook, ndërsa në Mirditë protestohej në mbështetje të 15-vjeçares që u përdhunua nga 5 persona, Delegacioni i BE i bën thirrje institucioneve për mbrojtjen e vajzave në Shqipëri duke theksuar se 'indiferenca vret'.

"Delegacioni i BE-së dënon me forcë rastet e fundit të abuzimit seksual të vajzave në Shqipëri. Nuk ka asnjë justifikim për përdhunimin ose ndonjë formë të abuzimit seksual. JO do të thotë JO. Mbroni vajzat në Shqipëri! Drejtësia, policia, shërbimet sociale dhe të gjitha institucionet duhet të veprojnë kundër kësaj dhune të tmerrshme. Përdhunimi është një krim dhe indiferenca vret", shkruhet në postim.


Lajmi kryesor:

'Ti nuk je vetëm', përdhunimi i 15-vjeçares nga 5 persona në Mirditë, Shoqëria civile në protestë! Reagon edhe delegacioni i BE: Jo do të thotë Jo! Mbroni vajzat në Shqipëri


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?