Albi Ceno, Oltjan Tahiri të arrestuar për përdhunimin e 26 vjeçares

Përdhunimi në grup i 26-vjeçares në Vlorë, pezullohen dy policë, akzuohen se vonuan hetimet! U ndalohet largimi nga Shqipëria (EMRAT)

3 Nëntor 2023, 18:40| Përditesimi: 3 Nëntor 2023, 21:13

  • Share

VLORE - Dy policë me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve ne Komisariatin e Policise Vlorë u pezulluan sot nga detyra pasi akuzohen se kanë vonuar kryerjen e veprimeve të plota hetimore mbi rastin e përdhunimit në grup të 26 vjeçares, ngjarje që tronditi qytetin bregdetar pak ditë më parë.

Përveç pezullimit nga detyra, dy policëve N/Komisar Ervis Cipa dhe Ornela Hajrulla u është ndaluar dalja jashtë vendit. 

Lajmi u mësua nga ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili përmes një postimi në facebook informoi se me të mësuar ngjarjen tronditëse kërkoi verifikimin e veprimeve të Policisë së Vlorës.

"Për këtë qëllim Agjensia e Mbikqyrjes Policore dhe Prokuroria e Jursdiksionit të Përgjithshëm Vlorë kanë hetuar veprimet e policisë së shtetit në këtë rast, duke çuar në vendimin e sotëm të Gjykatës Vlorë për pezullim nga detyra dhe ndalim dalje jashtë vendit të dy punonjësve të Drejtorisë së Policisë. Vonesa në kryerjen e veprimeve të plota hetimore që në momentin e parë është e pafalshme dhe më rëndë akoma bashkëpunim me dhunuesit" shkruan Balla.

Si ndodhi ngjarja?
 shtunën e 21 tetorit 2023, 26-vjeçarja nga Vlora u gjet në gjendje të rëndë pa ndjenja në Rrugën Transballkanike në Vlorë, pranë një hoteli. Një ditë pas, 22 tetor, policia njoftoi arrestimin e Albi Ceno dhe Oltjan Tahirit ndërsa ishte shpallur në kërkim Gentjano Mehmetin. 

Ndërkohë më 24 tetor 2023 policia njoftoi se vijonte puna për arrestimin e një personi të katërt, V.K, 36 vjeç për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës. Një ditë më parë, 2 nentor, përfaqësues të shoqërisë civile protestuan para prokurorisë së Vlorës duke kërkuar mbrojtjen e viktimës së dhunës seksuale dhe dënimin maksimal të autorëve. 

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nasho: 04/11/2023 15:16

    Ju te gjithe flisni per nje perdhunim, i cili per hir te se vertetes nuk ka ndodhur asnje here. Ky rast eshte thjesht edhe vetem nje marredhenie seksuale ne grup e kryer me deshire mes disa te rinjve te cilet kane konsumuar droge e alkool. Thene thjesht “orgji”. Ka nje diference te madhe midis pergjegjesise morale dhe asaj penale. Moralisht veprimet e tyre jane te denueshme sepse jane te martuar e me femije, por penalisht keta djemte nuk kane asnje faj dhe jane viktimave te ketyre cmendurive mediatike qe nje rast te ke tille e shendrruan ne ceshtje te dites. Vajza qe pretendon se eshte dhunuar ne menyre makaber dhe te vazhdueshme per ore e ore te tera, ka shpikur nje histori te pavertete dhe me vjen sinqerisht keq qe tek ky manipulim, pale po behen edhe mediat seriose te ketij vendi. Qui vadis?

    Përgjigju
  • Sallata: 04/11/2023 08:54

    Asnje lirim per ta, nen efektin e droges te kapin nenat dhe motrat e tyre, denim maksimal per njerzit e pashpirt.

    Përgjigju
  • mergimtari: 04/11/2023 08:22

    Raste te tilla jane jashte cdo perceptimi njerezor.Prokuroria dhe gjykata duhet ta zbardhin sa me shpejt ngjarjen dhe denimi te jete shembellor.Moshat e medha qe kane banuar ne Vloren e para 55-viteve e dine mire se cfar denimi morren disa te "rinj"te asaj kohe per tentative perdhunimi.Denimet ishin deri me marrje jete dhe me pas u konvertua ne 25-vite privim lirie.Sa per punonjesit e policise do te thosha qe nuk duhet te kene vend ne rradhet e Policise teShtetit me qendrimin jo korrekt ne hetimin e ngjarjes.

    Përgjigju
  • Krenar: 03/11/2023 19:21

    Te lirohen urgjent cunat se s,kane fare faj.Fajin e kane policet qe se hetuan fare ngjarjen

    Përgjigju
    • Gallat: 04/11/2023 08:04

      Te lirohen cunat dhe te futen nenat e tyre brenda per edukimin shembullor qe u kane dhene

    • Gimi: 03/11/2023 19:31

      Te lirohen cunat se perdhunuan nen efektin e droges nje femer.Uroj mos te ndodhte ne familje ty, dhe askujt tjeter.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?