Përdhunimi i të miturës, Rama: Mos e përdorni për politikë, po frenoni denoncimet (VIDEO)

4 Qershor 2020, 14:25| Përditesimi: 4 Qershor 2020, 15:30

  • Share

Deputeti Halit Valteri i propozoi kryeministrit të diskutojnë një protokoll për mbrojtjen e fëmijëve në shkolla. "Ne vetëm të jemi budallenj që të themi se ka faj ministrja se roja bëri këtë punë. Por ne duhet të ngremë një komision të hartojë një protokoll për mbrojtjen e të miturve. Cdo shkollë duhet të ketë oficer, mjek dhe psikolog. Të merren dhe të kenë përgjegjësi ligjore, edhe stafi pedagogjik. Gjykatat që kemi kanë liruar ata fëmijët në Kavajë që përdhunuan atë 14-vjeçaren, nuk e ka fajin qeveria, por hajde të bëjmë dicka t'u biem në kokës atyre. Këtë propozim ua kam çuar edhe me SMS, hajde ta shikojmë të bëjmë dicka të mirë" tha Valteri.

Por kryeministri Edi Rama, deputetit Valteri dhe të tjerëve u kërkoi që të jenë shumë të kujdesshëm me fjalët në Kuvend, pasi shkojnë shkallë-shkallë poshtë deri te fëmijët. Referuar rastit të vajzës së mitur, kreu i qeverisë kërkoi që të mos përdoret për politikë, pasi do të frenohen denoncimet e rasteve të ngjashme.

"Miku im, dënimi me vdekje nuk e the ti, iu referova shumëkujt, ato që thua janë nuk ekzistojnë, por po ta them ty, atë që unë dua të them, kam dëgjuar kur flet dhe thua 'vazhdoni vidhni, ju jeni hajdutë'. Tani cfarë mendon një fëmijë kur të dëgjon ty që nuk je vetëm, më i miri nga poshtë në kategorinë e tyre, që i thotë dhe cfarë do të mendoje si prind, kur mësuesja të thotë cuni jot i tha gjithë klasës jeni hajdut. Do i thoshe bravo e bëri si babai?! Këtu fillon te shembulli i komunikimit.

Nuk mendoj se diskush që më thotë mua gomar po bën ndonjë krim, gomar është opinion i shprehur në mënyrë të vrazhdë, mund të merret edhe si fyerje. Por nuk ka problem, por nëse unë që jam përpjekur që të jem i ashpër kur ka qenë nevoja do të thosha, edhe Sali Berishës ti je hajdut, kriminel, vrasës, do të më vinte zor nga vetja. Nuk më kujtohet të më ketë shpëtuar një gjë e tillë e drejtpërdrejt, sepse është kulmi i shkeljes mbi prindërit, gjyshen, dhe mësuesen time. Se kur arrin këtu nuk ke më argumente. Imagjinoni si shkon deri te kalamajtë poshtë shkallë-shkallë.

Kur i bëjmë këto duhet të mendojmë dhe nëse e shikojmë fjalorin vulgar me 32 fjalë shqip. Të gjithë ata janë bashkëfajtor të thyerjes së kockave të asaj viktimës. Nëse njërit nga ata që bëjnë llapa llapa do ti kishte ndodhur do të thoshte që të mos merrej njeri me fëmijën e tij. Mendoni fillimisht si prind, pastaj si dajë, xhaxha, apo etj. Ajo e shkreta ka një dhimbje të pangushëllueshme, por mënyra si përdoret e shkatërron atë dhe të tjerat që mund të jenë si ajo në këto kushte. Dhe duke dëgjuar këtë thonë nuk do të flasim, por do të flas veten" tha Rama.


Lajmi kryesor:

Përdhunimi i 15-vjeçares/ Rama akuza opozitës: E ridhunuan për politikë, janë më keq se abuzuesi! Shahini: Dyfishojmë psikologët! Valteri tërhiqet nga dënimi me vdekje


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?