Dy autorët me kokën ulur para gjykatës

Përdhunimi në Vlorë, 26 vjeçarja sillet në Tiranë, merret në mbrojtje! Avokati i Popullit: Hetime të shpejta, autorët para drejtësisë

26 Tetor 2023, 11:53| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 12:09

  • Share

TIRANE - 26  vjeçarja e cila u bë viktimë e përdhunimit në grup në qytetin e Vlorës është marrë në mbrojtje. Mësohet se vajza e cila vinte nga fshatrat e Vlorës dhe punonte në një lokal për të ndihmuar familjen e saj me të ardhura është sjellë në Tiranë ku dhe është marrë në mbrojtje.

Aktualisht në burg janë Albi Ceno dhe Oltjan Tahiri të cilët akuzohen për 2 vepra të rënda penale, marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura kryer në bashkëpunim, për të cilën rrezikojnë dënimin nga 5-15 vjet burg’ dhe për nxitje për përdorimin e drogës, vepër sipas Kodit Penal, dënohet nga 5-10 vjet burg. Dy të tjerë janë në kërkim.

Ndërkohë përmes një reagimi Avokati i Popullit inkurajon organet ligjzbatuese që ta zbardhin me përparësi rastin dhe të ndërmarrin hetime të shpejta dhe sa më efektive për vënien para përgjegjësisë të personave që e shkaktuan këtë ngjarje të dënueshme, si dhe nënvizon se duhet të ketë një reagim të gjerë qytetar dhe reflektim të thellë publik.

Reagimi i Avokatit të Popullit
Avokati i Popullit ka përcjellë me shqetësim ngjarjen e ditëve të fundit të ndodhur në qytetin e Vlorës, ku është shënuar rasti i rëndë i përdhunimit të një vajze 26 vjeçare. 

Referuar rrethanave të bëra publike në media kjo është një ngjarje shumë e rëndë ndaj së cilës duhet të ketë një reagim të gjerë qytetar dhe reflektim të thellë publik.

Avokati i Popullit i inkurajon organet ligjzbatuese që ta zbardhin me përparësi rastin dhe të ndërmarrin hetime të shpejta dhe sa më efektive për vënien para përgjegjësisë të personave që e shkaktuan këtë ngjarje të dënueshme.

Ndërkohë, sikurse është bërë me dije në opinionin publik, të tjera incidente janë shënuar në lidhje me këtë rast, që përfshijnë përdorimin e dhunës verbale, gjuhës denigruese dhe kërcënimit për jetën drejtuar gazetares Afrovita Hysaj, e cila ka raportuar mbi ngjarjen e rëndë.

Avokati i Popullit, dënon ashpër çdo formë që cënon lirinë e shprehjes, të cilën nuk e konsideron një privilegj por një të drejtë themelore. 
Sulme të tilla në një shoqëri demokratike janë të pajustifikuara dhe cënojnë ndër të tjera kurajon profesionale për gjurmimin e së vërtetës.
Në sferën e lirisë së shprehjes, Avokati i Popullit është i angazhuar për të siguruar që kjo e drejtë themelore të mbetet e pacënuar, duke i inkurajuar të gjithë profesionistët e medias ta sfidojnë padrejtësinë dhe t’i japin zë mbrojtjes së të vërtetës.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albi: 28/10/2023 16:39

    Hoteli eshte ne dispozicion Te Te tillave raste?Nuk ka rregull Kush pronoton nje dhome dhe Sa persona mund Te futen?Jane me shume veta pergjegjes per kete rast te Pa imagjinueshem per Shqiperine

    Përgjigju
  • Delja Dash: 27/10/2023 13:23

    Eshte provuar nga expertiza mjeko ligjore qe kjo vajza eshte perdhunuat nga disa persona mbase ne hotel kane ko similar prape kokoa

    Përgjigju
  • Dele Dash: 27/10/2023 13:18

    Ajo pi kokaine ka qef i pelqen pas kokaines do mashkull ky burri Trrapi thot nxitje Trrapi o do jete burri kim kardashianit ose do jete dele dash

    Përgjigju
  • Iris: 27/10/2023 01:02

    Av.i Pop.kerkoka reagim te gjere popullor! O.K.ja nje reagim nga ana ime: Hetime te shpejta e gjykim i shkurtuar e denim i permbledhur?! Ne kete rutine do te kalojne keta?! Keta birbot do te kerkojne gjykim te shkurtuar dhe kur te vije denimi do t'ua bashkojne,do te bejne 5-7 vjet te bashkuara e te shkurtuara,kur duhet te benin 20-25 vjet,10 vjet per njeren akuze e 10-15 vjet per tjetren ,njera pas tjetres,jo te bashkuara e /te holluara e tretuara/ si me uje neper dredhat e ligjeve,jo te ulura e te amnistuara.Ja kjo do te ishte drejtesi e vertete.

    Përgjigju
  • Kujtim Cakrani: 26/10/2023 18:54

    Le ti dal ne mbrojtje akoma pronari televizorit komunist,djalit perdhunus apo ai pronari Kralit qe zhvillohen haremet e Rilindjes

    Përgjigju
  • Trump: 26/10/2023 12:03

    Dy akuza "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura kryer në bashkëpunim" dhe "nxitje për përdorimin e drogës". Nuk ka akuze per faktin që e hodhen gjysem te vdekur ne mes te rruges? Te pakten 10 vjet ketyre qelbanikeve.

    Përgjigju
    • Nasho: 26/10/2023 12:28

      Tej gjithe cmendurise dhe histerise kolektive per te gjykuar perpara se t’a bejne ata qe e kane per detyre, nuk eshte e vertete ajo cka po pretendoni sepse ajo vajza eshte marre ne hotel nga ambulanca dhe nuk eshte hedhur ne mes te rruges sic pretendojne “gjithologet” sapo u vjen rasti te japin mendim.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?