Soda e bukës, një përbërës i thjeshtë, por me fuqi të jashtëzakonshme! Nga qetësimi i urthit deri te trajtimi i infeksioneve dhe pastrimi i organizmit, ky pluhur i bardhë është një ‘sekret’ i vjetër i mjekësisë alternative. Por sa e sigurt është ta përdorim, cilat janë efektet e saj reale dhe cilat mite duhet të rrëzojmë? Cilat janë gabimet më të zakonshme që njerëzit bëjnë kur përdorin sodën për shëndetin dhe si mund t’i shmangim ato? Me ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka, zbulojmë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv përdorimet më të fuqishme të sodës së bukës dhe mënyrën e duhur për ta përfshirë në jetën tonë të përditshme.
“Soda e bukës njihet si biokarbonati i natriumit dhe është përdorur qindra vite më parë për ftohjen, gripin, kockat dhe reumatizmën”, thekson Joka në fillim të bisedës.
“Tek soda e bukës, çdo gjë varet nga Pehashi i saj që është midis 8.3 dhe 9 dhe me konsumimin e saj prodhohet dioksidi i karbonit, i cili futet në gjak dhe fillon një proces shërues në trupin tonë që ndikon në problemet e frymëmarrjes dhe oksigjenimit në tru si dhe në rregullimin e punës së qelizave. Sipas disa studimeve, është parë që biokarbonati është një luftues dhe i kancerit, edhe pse është hedhur poshtë nga mjekësia, por ka rezultuar efikase, pasi rregullon orarin e pushimit dhe punës së qelizave” tha Altini në studio.
Biokarbonati i natriumit është përdorur dhe përdoret dhe për ulçerën e stomakut, për problemet e traktit urinar, për pickime të ndryshme dhe madje dhe për infertilitetin, duke mos harruar dhe inflamacionin e lëkurës.
Por si mund ta përdorim sodën konkretisht?
Së pasi, soda e bukës mund të përdoret për të hequr 75% të pesticideve që kanë ushqimet, sikurse tek enët tona të kuzhinës.
”Biokarbonati i natriumit përdoret dhe tek atletët, ku është parë sesi para apo pas lëvizjeve, aktiviteti i tyre fizik ishte më i përqëndruar” theksoi Altini, duke vijuar se mund të përdoret për problemet e fytyrës dhe lëkurës, ku bashkë me ujin dhe gjysmë kokrre portokalli, përgatitet një pastë mirëmbajtje, apo mund të përdoret dhe si zbutës i duarve, apo për psoriazin që përdoret përzier me vajin e shafranit. Kemi gjithashtu përzjerjen e mjaltit me sodën e bukës, që është për problemin e grykëve dhe bajameve, ndërsa theksoi se përdoret dhe për pastrimin e dhëmbëve, por jo më shumë se njëherë në javë, pasi përdorimi i shpeshtë dëmton smaltin”.
Por cilat janë gabimet më të zakonshme që njerëzit bëjnë kur përdorin sodën për shëndetin dhe si mund t’i shmangim ato?
“Gabimi i zakonshëm është se njerëzit konsumojnë më shumë se një lugë kafeje që është e rekomandueshme. Soda e bukës duhet të konsumohet me ujë, pasi është më e sigurtë dhe nuk ka probleme për organizmin. Një tjetër gabim është dhe që shumë njerëz e konsumojnë para një vakti ose menjëherë pas tij. Kjo është shumë e gabuar, pasi soda e bukës rekomandohet që të konsumohet rreth 1 orë e 30 minuta pas një vakti ushqimor”.
Në fund të bisedës, nutricionisti dhe eksperti i mjekësisë holistike Altin Joka nënvizoi se është shumë i rëndësishëm përdorimi me masë dhe jo afatgjatë i sodës së bukës dhe gjithnjë duke u këshilluar me mjekë specialistë, në rastin e marrjes së medikamenteve farmaceutike.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)