Pas kritikave, përfaqësues të KiE munguan në darkë, Rama: Fjalimi im u ra si rrufe në qiell të hapur! E neveritshme që edhe në këtë rast opozita e ‘Non Gratave’ kundërvihet

13 Tetor 2022, 10:59| Përditesimi: 13 Tetor 2022, 16:01

  • Share

TIRANË- Një pjesë të përfaqësuesve të KiE kanë refuzuar që të marrin pjesë në darkën e organizuar nga Shqipëria në Strasburg dhe kjo është konfirmuar edhe nga kryeministri Edi Rama. Ndonëse shprehet se nuk i ka ardhur mirë për një gjë të tillë, kreu i qeverisë thotë se nuk është ndjerë shumë i surprizuar, sepse thotë se fjalimi i tij kundër raportit të Dick Marty-it ishte si një “rrufë në qiell të hapur” për ta. Rama vë theksin edhe njëherë se trafikimi i organeve nga drejtuesit e UÇK-së, që sot janë në Hagë, ishte thjesht një histori horrori e sajuar dhe e pabazuar në prova dhe fakte.

“Disa prej të ftuarve mbrëmë nuk erdhën në darkën e organizuar nga misioni ynë në Strasburg, megjithëse e kishin konfirmuar më parë! Nuk ndjehemi mirë pas fjalimit, ishte arsyeja. E mirëkuptueshme. S’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve!

Bashkëbisedimi me ndonjërin syresh pas darkës ishte kuptimplotë. U ka rënë si rrufe në qiell të pastër! Do t’u duhet ca kohë për të analizuar faktet, kuptuar madhësinë e frikshme të gabimit të bërë një dekadë më parë dhe adresuar nevojën për korrigjimin e tij me një akt të ri”, tha Rama.

Ky refuzim ftese është trumbetuar me të madhe si një dështim i Ramës në arenën ndërkombëtare, e për këtë arsye kryeministri e cilësoi si të “neveritshme” që edhe për një të drejtë kombëtare legjitime, siç ai e quan, opozita sërish kundërvihet.

“Pas fjalës së turpshme, arrogante dhe me tone fyese sot ndaj KiE, lidershipi i Këshillit të Europës nuk e pranon ftesën për darkë pune nga Kryeministri i Shqipërisë”, shkruante deputeti i PD-së, Belind Këlliçi.

“Është e neveritshme, që edhe për një padrejtësi kaq ekstreme dhe për një të drejtë kombëtare kaq legjitime, e kaq përtej politikës së ditës, e djathta jonë e nongratave dhe e rublave, gjen kurajon të kundërvihet e të merret me dokrra", iu përgjigj  Rama.

Një ditë më parë, nga Strasburgu, kryeministri Edi Rama e ka quajtur ‘fake news’ raportin e Dick Martyt për krimet e pretenduara se janë kryer nga drejtuesit e UCK-së gjatë luftës në Kosovë. Rama tha se ky raport ishte një dështim i turpshëm i diplomacisë ndërkombëtare, që duhet zhbërë pa humbur kohë. 

Postimi i kryeministrit Edi Rama

Ora 14:30
Debati me Ramën në KiE, flet deputetja e 'Syrizas': Më tha 'zonja greke'! Më fyeu, ndaj nuk i shkuam në darkë

Fjalimi i kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme në Asamblenë e Këshillit të Evropës u pasua me reagime të shumta, por vëmendje ka marrë dhe ‘debati’ që kryeministri Rama pati me përfaqësuesen e Greqisë në Këshillin e Evropës Nina Kasimati e cila e pyeti për me marrëdhëniet e Shqipërisë me Turqinë.

Pas përlasjes që pati me Ramën, Kasimati ka bërë një postim në “Facebook", ku thotë se fjalimi i kryeministrit shqiptar ishte fyes dhe provokues, dhe thotë se u sulmua nga shefi i qeverisë shqiptare pasi e thirri në sallë “Zonja e Greqisë”.

“Pak kohë më parë kryeministri shqiptar Edi Rama më sulmoi verbalisht para seancës plenare të Këshillit të Europës, sepse si njeri i zakonshëm.

Nje perfaqesues i partise se majte europiane ne asamble e pyeta zyrtarisht se si po ecen kursi i aderimit te shqiperise ne BE. H. E. me marrëdhënien strategjike që vazhdimisht po thellohet me Turqinë shtetndërtuese, duke pasur parasysh mbështetjen që vendi ballkanik merr nga vendet e zonës që respektojnë të drejtën e fituar europiane dhe ndërkombëtare, por mbeten agresive prodhuar në Turqi.

Përgjigja fyese e z. Rama “ndaj zonjës” “greke” krahas një himni politik ndaj Turqisë, si dhe qëndrimi i tij i përgjithshëm provokues, i paprecedentë në Strasburg, provokoi reagimin e krerëve të të gjitha grupimeve politike, të cilët dhe ata vendosin njëzëri në një shfaqje pa ngopje për të mos marrë pjesë në darkën formale që kryeministri shqiptar do të prezantojë këtu sonte”,  shkruan Kkasimati.

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/10/2022 00:47

    Nese ne pritje nuk erdhen vetem ata qe u doli emri,nuk eshte ndonje allnim i madh,do te keni plot raste te tjera te pajtoheni,por te behesh avokat i Vucicit pse nuk i ve sanksione Rusise,apo te mburesh e te jesh krenar per miqesine e ngushte qe ke me nje /diktator/e /teokrat/ ne formim e siper,kjo eshte dicka qe Evropa perendimore e shikon si indinjuese.

    Përgjigju
  • Oratori: 14/10/2022 00:05

    i zuni foltoren rama spo e leshonte mo si puna lukashenkos se njerzit ne shqiperi as nuk e kan haberin per keto raportet,as nuk ua ndjen fare po ky e ka kthy politiken si biznes personal,bon ca i do qefi dhe shkon neper takime nderkombetare dhe flet ca i do qefi ne emer te shqiprise per gjera qe njerzit nuk kan pik interesi se kan 100 halle te tjera ne kurris,hajde gezuar per udheheqsin ton qe ja mblodhi gjithe europes

    Përgjigju
  • Naim: 13/10/2022 18:48

    Greket jan te poshter nuk u erdhi mir per ate qe tha rama ,shqiptareve nuk u rru…t fare per keta fuck greqia

    Përgjigju
  • Gjergj: 13/10/2022 17:52

    Nuk tè erdhèn grekè dhe serbè pèr darkè? Epo do vrisja mèndjen nèse nuk do mè vinin MIQTÈ, do ndjehesha keq mbase por nèse nuk mè vinin ata qè dèshirojnè tè tè shohin tè vdekur, ata qè kanè gjymtuar kètè popull dhe trojet e tij,,,,aman ore, mè rrofsh sa malet, KURRÈ MOS I PAFSHA NÈ DERÈN TIME.

    Përgjigju
  • Gazepi: 13/10/2022 17:34

    O xhepist i vogel. Eshe ti e di se je llum

    Përgjigju
  • Arbërori: 13/10/2022 14:45

    Ti je non grata në vendin tënd o Edvin shkjau shqipfolës o mjeran!

    Përgjigju
    • Vlora: 13/10/2022 18:50

      Ti rruash karin rames bydhqir muti

    • Mario: 13/10/2022 15:19

      Ndaj po eshte ne mandatin e 3'te, se eshte non-grata ne vendin e tij? Trap i saliut.

  • Hena: 13/10/2022 14:30

    Mezi e pritem fjalen e udheheqesit tone te lavdishem Env..Edi Rama. Tashme ayyy dhe fjala e tij ia kalojne asaj te legjendarit Enver ne Moske ku i dha "derrmen" Sovjetikeve dhe gjysmes se evropes. Sot fjala e birit politik te kuq ne mes te Strasburgut "kompletoi" audiencen oer gjysmen tjeter evropiane. Bravo bravo.

    Përgjigju
  • Teo: 13/10/2022 14:27

    Raporti i dick marty raport nga i cili nuk eshte zbuluar asnje prove e vetme

    Përgjigju
  • Eno: 13/10/2022 14:26

    Normal qe sdo vine se nuk i pelqen e verteta

    Përgjigju
  • Ani: 13/10/2022 14:25

    Fjalimi i mbajtur nga ju zoti rama do te mbehet mend gjat nga te gjithe ne

    Përgjigju
  • frenkli: 13/10/2022 14:10

    krenare qe kemi nje kryeminister kaq patriot dhe qe mendon perhere per kosoven

    Përgjigju
  • nardi: 13/10/2022 14:08

    te verteten kurr sdo e pranojne prandaj bejne keshtu si gore

    Përgjigju
  • Salvatore: 13/10/2022 13:12

    Fjalimi duhet degjuar i tëri. I nevojshem për racistet qe ishin ne ate salle. Ishte nje diskutim I guximshem nga nje politikan I regjur qe s’ka komplekse ! Bravo! Shpresojme qe drejtesia ta kuptoje me ne fund idiotesine e nje plaku racist zvicerian qe jeton I ngujuar ne nje fshat të Zvicres!

    Përgjigju
  • Liza: 13/10/2022 12:57

    Me kete fjalim, pranimi i Shqiperise ne BE behet, gjithmone e me shume, nje mirazh! Nje bravo te madhe, sepse po ia arrin qellimit final, qe te bashkon me Saliun e Ilirin... mospranimin ne BE te Shqiperise!

    Përgjigju
    • Mario: 13/10/2022 15:20

      Mos u fut ne tema qe nuk ke nivel ti kuptosh.

  • Anti Troll: 13/10/2022 12:54

    Bravo Rama, i paske leshuar Trollet te bejne komente me lepirje b..... S'ke faj, se i paguan me parate e vjedhura nga ky popull!

    Përgjigju
    • Anti Troll: 13/10/2022 19:35

      Mario - Troll, kur nuk je dakord me Ramen je patjeter ne Salen, apo jo? Per trollet eshte jashte mundesive te tyre intelektive te perceptojne qe dikush mund te jete edhe kunder Sales edhe kunder Metes edhe kunder Rames…

    • Mario: 13/10/2022 15:21

      Ndersa ty te paska paguar Saliu.

  • bojken: 13/10/2022 12:06

    po saliu ska goja tani as te flasin po te veprij po nuk vepron dot se e kan len kembet e plakura hahahahahah

    Përgjigju
  • fjordi: 13/10/2022 12:06

    ahahhha po normale o ram qe do flasin ato dhe sikur ta besh shqiperin amerik prap do flasin skan pune tjtr

    Përgjigju
  • klodi: 13/10/2022 12:05

    po skan pune tjeter ato vetem flasin se ate pune kan

    Përgjigju
  • Moza: 13/10/2022 12:00

    Keni folur aq bukur sa ske cti shtosh asaj te djeshmes leri fukarenjte ne punen e tyre se nongrada mbeten

    Përgjigju
  • Ani: 13/10/2022 11:59

    Fjalimi qe nje nder me te miret qe kishin degjuar duke permbajtur vetem fakte

    Përgjigju
    • Broka: 13/10/2022 13:13

      Ik ore, lexo ndonjë gazetë ndonjëherë, do gjesh shkrime më të mira. Librat leri, mos u merr me to.

  • Klea: 13/10/2022 11:58

    Eshte me te vertet turp qe te kundevihen sidomos ne kte situat

    Përgjigju
  • Ermir: 13/10/2022 11:51

    Edhe ne kete raste ku te gjith duhet te jemi te bashkuar prap vec me sha e me kundesrshtu e kan mendjen

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 13/10/2022 11:35

    Jepi gjigando,nga fitorja ne fitorje.....uurrrrrraaaaa!

    Përgjigju
  • Rea: 13/10/2022 11:31

    Shume keq qe keto te PD-se flasin keshtu sa here qe Rama ben nje fjalim ,turppp qe i kemi ne vend ketoo lloj tipash negativ

    Përgjigju
  • Fjori: 13/10/2022 11:29

    Fjalimmm i mire ashtu si cdo here nga ana juaj kryeminister,mezi po i prisnim e keto negatives e non grates te flasin

    Përgjigju
  • Ermir: 13/10/2022 11:28

    Sigurisht ato te non grates gjithmone negativisht do flasin sepse kane inat sepse ti je me i mirrriii

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?