STRASBURG- Raporti i Dick Marty-t që hedh akuza për UÇK-në, është cilësuar nga kryeministri Edi Rama, si “fake news” më i rëndë në histori që baltos luftën e një kombi për liri, e që për fat të keq, prej tij, sot qëndrojnë të burg njerëz që luftuan për paqen. Në një fjalim që zgjati rreth 1 orë në Asamblenë në Këshillit të Europës, kreu i qeverisë shqiptare iu ka kërkuar që ta zhbëjnë këtë raport, që të rrëzojnë akuzat që vijnë në drejtim të Kosovës dhe ish-drejtuesve të UÇK-së, jo për hir të Prishtinës zyrtare apo Shqipërisë, por për nderin e Europës.
“Ju bëj thirrje që të rrëzoni akuzat kundër Kosovës. Ju bëj thirrje që të pranoni kërkesën e Shqipërisë për miratimin e një rezolute që kërkon një raport vijues lidhur me akuzat e paprovuara, të turpshme të trafikimit të organeve nga anëtarët e Ushtrisë heroike Çlirimtare të Kosovës, një krim që kurrë nuk është kryer dhe kurrë nuk duhet të ishte atribuuar. Më lini ta përmbyll duke përsëritur këtë. Kjo nuk është as për hir të Kosovës e as për hir të Shqipërisë që ju duhet ta miratoni këtë rezolutë, është për nderin tuaj dhe besueshmërinë tuaj. Bota është mjaftueshëm keq në gjendjen që është. Të drejtat e njeriut janë në rrezik gjithkund. Duhen luftëtarë që të luftojnë për to, por nuk mund të ketë luftëtarë nëse nuk ka besim dhe gjithçka ka të bëjë me besimin”, tha Rama.
Një “Shtëpi e Verdhë” e një familjeje të varfër në Burrel, ku nuk kishte drita, ujë e as rrugë, sipas Ramës, ishte pikënisja e akuzave që të baltosej lufta dhe gjithë drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për thekson se në asnjë moment këto akuza nuk u bazuan mbi fakte e as prova. Duke marrë shkas edhe nga libri i ish-kryeprokurores në Hagë, Carla Del Ponte ku pretendonte për krime të tmerrshme, Rama i prerë iu drejtua më një pyetje të pranishmëve në Asamble: Çfarë e ndaloi një prokurore të pushtetshme për të hetuar më tej? Kjo pyetje për Ramën, ende nuk ka marrë një përgjigje, për vetë faktin se nuk ekziston asnjë e tillë.
"Pyetja më misterioze ishte “Çfarë e ndaloi një prokurore të pushtetshme për të hetuar më tej”, tha ai.
Rama nuk ka kursyer kritikat për KiE në qëndrimin e mbajtur lidhur me këtë raport ndërsa është shprehur se ka ardhur momenti që besimi në institucionet ndërkombëtare duhet rivënë në vend.
"Lufta heroike e njerëzve të zakonshëm, u shndërrua në një histori të tmerrshme trafikimi të organeve. Ata që u shpëtuan më ndërhyrje humanitare u akuzuan për krime. Drejtësia ndërkombëtare u mënjanua edhe njëherë", shtoi Rama.
Një pjesë thelbësore e fjalës së tij, ka qenë heqja e paraleleve me luftën, ku Ukraina është “Kosova dje” dhe Putin njësoj si Millosheviçi që sot solli vdekjen.
“Kosova dhe Ukraina janë 2 kombe që duan të jetojnë të lirë, të ndjekur nga demonë të së shkuarës. Dhe ka 2 tiranë të dështuar, një i vdekur dhe një që luan me vdekjen”, shtoi numri një i qeverisë shqiptare.
Pa humbur kohë, Rama tha se ka ardhur momenti që ndërkombëtarët ta njohin “Kosova” dhe jo si “Kosovo”, pasi tashmë është një republikë e pavarur, e ndërsa kritikave të disa parlamentarë në KiE me argumentin se ”nuk respektoi institucionin, kreu i qeverisë shqiptare iu përgjigj shkurt, duke thënë nuk tërheq asnjë fjalë, madje u shpreh i gatshëm edhe për t’u përballur me debat.
Çfarë kërkon Shqipëria?
Në gusht 2022, Shqipëria i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës. Shqipëria i kërkon Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues (follow up report) dhe si rrjedhojë një rishikim thelbësor të Rezolutës 1782 (2011).
Kujtojmë se në seancën e fundit plenare të sesionit të kaluar më 21 korrik, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 125 vota pro rezolutën kundër raportit të Dick Marty për trafik organesh nga drejtuesit e UÇK. Pavarësisht debateve, opozita bashkoi votat me mazhorancën, duke votuar me 125 vota pro rezolutës kundër raportit të Dick Marty-t.
Çfarë thoshte raporti i Dick Marty?
Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjesëtarë dhe drejtues të UÇK, për të cilat hetuesit ndërkombëtar nuk kanë gjetur prova. Sot, bazuar mbi këtë raport, vijojnë të jenë në Hagë prej më shumë se një viti ish-drejtuesi i UÇK, ish presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Fjalimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama
Pasi kryeministri, Edi Rama, foli në Këshillin e Evropës për raportin e Dick Martyt, përfaqësuesja e Serbisë, Elvira Kovaç tha se është tronditur nga fjala e kreut të qeverisë ndërsa shtoi se kurrë s’ka përjetuar diçka të tillë.
Sipas saj, Rama ka treguar mungesë respekti ndaj këshillit.
“Në emër të grupit, jam e tronditur, kjo ishte mungesë respekti ndaj kësaj organizate. Raporti që ju përmendët ishte raport jo nga Serbia apo Rusia, por raport i kësaj organizate dhe është miratuar nga shumica dërrmuese.
Ndjesë kolegë, e di që ramë dakord të ju pyesja për Ballkanin e Hapur, por është e pamundur pas fjalës suaj prej një ore, kam këtu 15 vjet dhe kurrë nuk kam përjetuar diçka të tillë,” tha ajo.
Nga Strasburgu, kryeministri Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, tha se në Shqipëri dhe Kosovë, Rusia nuk ka ndikim.
Ai u shpreh Serbia nuk mund t’i vërë sanksione Rusisë pasi nuk do të mund të mbijetonte ndryshe.
“Në Shqipëri dhe Kosovë, Rusia nuk ka ndikim. Kjo është situata, e dimë se ka mosdakordësi të thella me Serbinë. E them se presidenti serb është miku im ashtu sikurse kam thënë, por nuk duhet të ushtrojmë trysni të skajshme mbi Serbinë kur jen puna mbi sanksionet sepse nuk u mbijeton dot sanksionet. As nuk duam që të përfundojmë në një situatë ku Serbia shkon në krahët e Rusisë sepse ka shumë që e duan Rusinë në Serbi.
Unë jam kryeministri i Shqipërisë dhe jam 198 cm dhe kryeministër i një vendi të vogël, e nuk mendoj se Shqipëria ka kapacitetin për t’i thënë botës se çfarë bën. Prandaj në rrugëtimin tonë jemi shumë të angazhuar në aleancat perëndimore dhe jemi vendi më pro evropian e amerikanë dhe jemi dakord me të mëdhenjtë me çfarë bëjnë në panoramën evropiane. Prandaj nëse doni ta përjashtoni Rusisë, ta përjashtojmë”- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka debatuar me anëtaren e Greqisë në KiE, Nina Kasimati lidhur me marrëdhënien e Shqipërisë me Turqinë dhe ndikimin e këtij partneriteti në aderimin e Shqipërisë në BE.
Nina Kasimati (Greqi): Edhe pse në këtë mënyrë të patakt, jeni i vetëdijshëm se ne jemi tejet të vendosur që të ndihmojmë Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor për të përmbushur procesin për anëtarësimin e Shqipërisë. A mendoni se aderimi i Shqipërisë me vlerat evorpaine do ishte e papajtueshme me politikën e sinergjisë dhe aktorë si Turqia që minon të drejtat e njeriut dhe që ndikon në bashkëpunim
Edi Rama: Zonjës nga Greqia tani është e kuptueshme pse jeni e shqetësuar për marrëdhënien tonë me Turqinë. Në politikën tonë të jashtme të dyja përcaktohen si partnerë strategjikë. Nuk e kuptova pyetjen tuaj në lidhje me Shqipërinë. Keni problemet tuaja. Shpresoj që t’i zgjidhni përmes dialogut dhe drejtësisë ndërkombëtare. Kur bëhet fjalë për ne, nuk krahasojmë dhe nuk zgjedhim mes partnerëve tanë strategjikë e miqve. Fqinjët janë aty përgjithmonë, gjyshja ime që ishte e mençur më thoshte “fqinji i lumtur është shtëpi e lumtur” dhe e kundërta është e qartë. Ne nuk kemi frikë për asgjë të keqe që vjen nga Turqia, është e rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës. Pa Turqinë kriza e refugjatëve e 2015 do ishte kthyer në krizë apokaliptike për vendet për të fuqishme të Evropës ishte Turqia që qëndroi në portet e Evropës dhe bëri atë që bëri. Dua të shtoj se kam nderin të njoh dhe privilegjin të konsideroj veten si mik të të dyve. Janë njerëzit më të mirë në vendin e duhur për ta zgjidhur këtë. As Greqia nuk do ikë dhe as Turqia.
Fjala e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës për krimet e luftës në Kosovë, u kritikua nga të pranishmit në asamble. Ishte zëdhënësi i Rumanisë në Asamble, Iulian Bulai i cili duke iu kundërpërgjigjur kryeministrit Rama, tha se ky organ i Këshillit të Europës nuk është Prokurori, duke shtuar se duhen pritur përgjigjet nga Prokuroria e Hagës fillimisht.
Iulian Bulai: Vizita juaj është historike, pjesa e parë e fjalës suaj shfaqi një udhëheqës vizionar në çështje ndërkombëtare. Por pati një asimetri midis gjithë ambicieve të mëdha dhe shfaqjes së një politikani që i frikësohet fantazmave të së shkuarës. Kjo është për të ardhur keq.
Duhet thënë që kjo asamble nuk është prokuroria. Le të presim përgjigjen e Prokurorisë në Hagë për t’iu përgjigjur. Pse të synohet për një minishengen si Ballkani i Hapur, kur ne mund t’ju ndihmojmë të synoni poër një shembull më të madh.
Cili është roli që mund të luajë Shqipëria si model në integrimin e Ballkanit Perëndimor. Nga ana tjetër, zoti kryeministër, mbështesni nismën e Ballkanit të Hapur që kundërshtohet nga Kosova dhe që e izolon atë. Dua një përgjigje e sinqertë.”
Edi Rama: Zoti president, të nderuar anëtarë nuk i jam i sigurt për atë që shprehën parehati mbi fjalën time. Nëse e kuptuan vërtetë atë që thashë, u sugjeroj të gjithëve të lexojnë sërish sepse do gjejnë qartësisht pse jam këtu e se sa shumë e respektoj këtë institucion. Por besoj fort se një prej virtyteve të institucioneve demokratike është të jenë të përulur kur sheh nga vetja e të kenë pjesën e duhur të autokritikës.
Nuk akuzova paraardhësit tuaj i kuptoj se nëse do isha në vend të tyre e nëse do më thuhej se kishte dyshime për trafik organesh do të votoja e bëj atë njëjtin gabim si ata. Nuk është e patakt të thërrasësh këtu e tu kërkosh të gjithëve ku të ndihmojnë institucionet ndërkombëtare të vënë në vend besueshëmrinë e vet, nuk është pa takt të ndash me ju thjeshtë fakte e mund të imagjinoj, por i vetmi persona që mund të kuptoj është kolegia serbe, është e tronditur.
Për Serbinë do duhet shumë kohë të kuptojë thithë e të jetojë me këtë të njohë Kosovën e të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët. Nuk erdha këtu të mos respektoj Serbinë, ka shumë në Shqipëri që mendojnë se jam agjent serb. Jam i lumtur të si shërbej së vërtetës.
Pretendoj se jap të vërtetën e kombit tim që përfaqësoj me krenari. vëreni veten në vendin e çdo shqiptari që haset me këtë paragjykim nga lajme të rreme që shqiptarët merren me trafik organesh ehe kur luftojnë.
Një ambasador ishte i shqetësuar sepse një person i zhdukur nga vendi i tij në malet shqiptare mund ti ishin hequr organet sepse ka dëgjuar të gjithë këtë. kështu e vrasin stereotipet besimin në të vërtetën. nuk tërheq asnjë fjalë nga ajo që thashë. Nëse doni debat mund të bëjmë.
Disa prej parlamentarëve të pranishëm në Këshillin e Evropës, kryesisht nga vende që nuk e njohin Kosovën, kritikuan fjalën e Ramës si të tepruar. Një prej kritikëve më të fortë ishte një deputete nga Serbia e cila tha se raporti është i Këshillit të Evropës dhe jo serb apo rus. Rama u përgjigj që anjë fjalë nuk do të hiqte nga ato që tha dhe se është gati për debat.
“Nuk jam i sigurt, së paku për ata që shprehen parehatinë e tyre në lidhje me fjalën time, nëse e kuptuan vërtet për çfarë po flisja. Lexojini sërish e sërish që të gjejnë mijëra arsye pse jam këtu. Besoj se një prej virtyteve të institucioneve demokratike është të jetë i përulur kur sheh nga vetja dhe për të pasur pjesën e duhur të autokritikës. Nuk i akuzova për asgjë paraardhësit e tyre. Nëse bëhet fjalë për të votuar edhe unë do ta votoja por kanë kaluar 11 vite dhe asgjë nuk është vërtetuar.
Kolegia serbe e tronditur? Sigurisht që e kuptoj. Serbisë do t’i duhet kohë. Nuk erdha këtu për t’i munguar respekt Serbisë, ka shumë njerëz në Shqipëri e Kosovë që mendojnë se unë jam agjent serb por jam krenar që i shërbej të vërtetës. Unë pretendoj se jap të vërtetën e kombit tim, që e përfaqësoj me krenari. Vëreni veten mbi çdo shqiptar që përballen me këtë paragjykim, që shqiptarët edhe kur luftojnë me armiqtë merren me trafikun e organeve njerëzore. Nuk tërheq asnjë fjalë nga ajo që thashë. Nëse doni ndonjë debat jam i lumtur të rikthehem”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka hequr një paralele me Hashim Thaçin, duke thënë se është diçka surreale nëse do mendohej se Zelensky do të arrestohet pas 10 vitesh për trafik organesh.
“Përpiquni të përfytyroni Zelenksyn 10 vite më parë që bëhet pjesë e diçka surreale siç është Thaçi, dhe Kremlini dhe Moska ka thënë se në Ukrainë ka trafikim të organeve njerëzore. Kosova do ia dalë, do ecë mirë, është besimi i fortë i shqiptarëve në institucione si ky është është tronditur me këtë vendim, kur e vërteta shtrëmberohet, lutja e vetme është “për hir të zotit mos i lini gabimet e mëparshme, në mëkatin tuaj. Pranoni kërkesën e Shqipërisë që kërkon një raport vijues lidhur me akuzat për UCK, një krim që nuk është kryer. Kjo nuk është as për hir të Kosovës apo Shqipërisë, por për nderin tuaj dhe besueshmërinë tuaj. Bota është mjaftueshëm keq, të drejtat e njeriut janë në rrezik, duhet luftëtar, por nuk mund të ketë luftëtarë nëse nuk ka besim”, tha Rama.
“Bëheni tani, për Evropën, që po përballet me luftën e shëmtuar”, kështu zgjodhi lajmi t’i bënte thirrje 12 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës që të njihnin pavarësinë e Kosovës.
Raporti i Dick Marty kundër UÇK, për kryeministrin Edi Rama është prodhuar në Kremlin dhe më pas ka arritur në arenën ndërkombëtare, duke u marr si fakt në një kohë që nuk ka asnjë provë.
“Në aktakuzën zyrtare që u paraqit një vit pasi presidenti u mbajt në paraburgim, nuk ka asnjë fjalë të vetme që përmend në mënyrë të qartë apo të nënkuptuar çështjen e trafikimit të organeve njerëzore. Nuk ekziston, kemi pritur me durim që të shohim nëse do dilte diçka edhe pse e dinim që asgjë s’do të dilte, është një fantazi e pastër e mirë fabrikuar në Kremlin dhe në mënyrë inteligjente e trafikuar në kanalet ndërkombëtare dhe e sjell këtu. E dimë që gjërat kërkojnë kohë, por vjen në pikë kur vonesat përftojnë një kuptim të dytë që çon në poshtërimin e atyre”, tha Rama.
Në fjalën e tij në Këshillin e Evropës Rama përmendi edhe rastin e të arrestuarve drejtues të UÇK në Kosovë.
“E megjithatë ‘shtëpia e verdhë fantazmë’ e gjeti rrugën deri këtu jo vetëm për të mbërthyer imagjinatën por edhe në seancën e votimit në këtë sallë, që është shtëpia e kombeve evropiane. Dhe tashmë drejtues të një lufte janë në burg. Biden e ka quajtur një herë Thaçin si Xhorxh Uashingtonin e Kosovës por unë do ta quaja Josef K. Si karakteri i Kafkës dhe procesi, u arrestua nga një autoritet i largët, i panjohur, pa e kuptuar se për çfarë ishte akuzuar. Ai dha dorëheqjen me dinjitet dhe iu besua drejtësisë ndërkombëtare sepse në fund të fundit për drejtësinë e kishte vënë jetën në rrezik. Është ende atje, në burg, një Jozef K i gjallë, në burg nga një ‘Fake neës’”, tha Kryeministri Rama.
Kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje historinë e ”Shtëpisë së verdhë”, ku në raport pretendohej se kryehej trafikimi i organeve. Rama tha se këto janë të pabaza, duke thënë se ajo ishte shtëpia e një familjeje të varfër shqiptare, që nuk kishte drita, ujë e as rrugë.
“Është një prej të shumtave në këto zona të thella, vetë fshati që ndodhet në një zonë shumë të largët në veri të Shqipërisë, që aso kohe ishte i izoluar nga rrugët, furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji, nuk është vendi ideal për ndërhyje të këtij lloji si heqja e organeve. Ju kërkoj ndjesë që po ju ftoj në këtë përfytyrim, të heqësh organe në një vend pa ujë, pa drita e pa rrugë, e jo më pa pajisje të specializuar. Fshatarët u pyetën dhe u përgjigjën se kurrë nuk kishin dëgjuar të tilla gjëra, por edhe për heshtjen e tyre, fantazitë që u paraqitën këtu morën një përgjigje “shkruhet se u referohen kërcënimeve. Raporti mbështet në steriotipe të dëmshme, ngatërrimi i një fshati tradicional me një rrugë dritash të kuqe të një kryeqyteti Europiane Perëndimor, do të bënte për të qeshur, kjo nuk është për të qeshur që këto të rinj etiketohen si anëtarë të një grupi të rrezikshëm që trafikonin organe, shqiptarët etiketohen si inferior”, tha Rama.
Kryeministri Rama tha se raporti i Dick Marty është ‘fake news’ më i madh i shpërndarë ndonjëherë.
“Raporti përmendte me emër drejtues të lartë të UÇK dhe i akuzonte për krime të tmerrshme, përfshirë edhe trafikim organesh. Ai raport nuk provoi asnjë nga akuzat. Edhe delegacioni shqiptar i atëhershëm nuk e pengoi këtë, edhe pse nuk pati asnjë gjë pro nga ato që autorët e raportit pretendonin.
Unë jam këtu sot jo sepse ne nuk e dinim që ky është lajmi më i tmerrshëm i shpërndare ndonjëherë, i shpërndarë këtë herë nga Këshilli i Evropës por pritëm me durim për të parë akuzën zyrtare.
Janë pretendimet tërësisht të pavërtetuara të një ish kryeprokurore në kërkim të shitjeve të mëdha të librit të saj çoi në një mocion e më pas në një raport që më pas i shndërrua në një rezolutë të kësaj Asambleje parlamentare që çoi më pas në krijimin e prokurorisë speciale që kërkon të dënojë drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare”, tha Rama.
Në fjalën e tij në KiE, Kryeministri Edi Rama u ka drejtuar të gjithë të pranishmëve një pyetje “kush i pengoi akuzuesit e UÇK-së të kryenin hetime të thella”?
“Të njëjtat institucione ndërkombëtare që i dhanë Kosovën të drejtën e lirisë, minuan vetë veprimet e tyre, vetë parimet e tyre dhe jo vetëm përfunduan duke vënë në pikëpyetje integritetin e luftës së lirisë së Kosovës, por përmes veprimeve të tyre hamendësuar se kurrë nuk kishte pasur një të tillë. Këtu janë faktet. Më pak se një dekadë pas ndërhyrjes së NATO, Carla Del Ponte, ish kryeprokurore, botoi një libër kujtimesh ku pretendonte se krime të tmerrshme ishin kryer nga drejtuesit e UCK, përfshi edhe trafikimin e organeve njerëzore. Libri natyrshëm shkaktoi valë tronditjeje në mbarë botën dhe kjo akuzë zuri faqet e para nga Europa në Australi, pavarësisht faktit, akuzat u mohuan kategorikisht në Kovë. Pyetja më misterioze ishte “Cfarë e ndaloi një prokurore të pushtetshme për të hetuar më tej”?. Hetimet kishin dalë me rezultate jo bindëse ne 2004, po si vazhduan të mbeteshin këto akuza? Pyetjet ishin kaq interesante që tërhoqën vëmendjen e njerëzve të Putin, e një njeri i tillë, Kostandin Kosacev, kreu i delegacionit Rus në Asamblenë e Këshillit të Europës, paraqiti një mocion, “trajtim çnjerëzor dhe trafikim i paligjshëm i organeve në Kosovë”, kështu e quajnë pushtuesit, Kosovo”, tha Rama.
Në fjalën e tij në Këshillin e Evropës kryeministri Rama tha se Kosova, ashtu si Ukraina sot, në vitet e luftës u vu përballë një makinerie lufte, që nuk mund të anashkalohej nga komuniteti ndërkombëtar që vendosi drejtësinë.
“Kosova dhe Ukraina janë 2 kombe që duan të jetojnë të lirë, të ndjekur nga demonë të së shkuarës. Dhe ka 2 tiranë të dështuar, një i vdekur dhe një që luan me vdekjen. Të gjithë ju kujtohet ndikimi shkatërrues i shpërbërjes së ish Jugosllavisë. Të gjithë ve ju kujtohet se si dekada tensione brenda një rajoni të ndarë kulmoi me lindjen e 7 republikave të pavarura. Të gjithëve ju kujtohet procesi i vështirë i vendosjes së paqes. Unë dua të përqendrohem te kapitulli i fundit, konflikti humanitar në Kosovë. Dekada represioni. Një aksion i qëllimtë barbar i kryer nga Sllobodan Milloshevicci. Rreth 20 mijë gra përdhunuan. Këto janë të dhëna zyrtare nga ndërkombëtare. Ndërkohë mijëra janë të zhdukur, të gjallët kërkojnë njerëzit e tyreë, të vdekurit ende nuk e kanë gjetur paqen e varrit. Britma e dëshpërimit të Kosovës nuk mund të shpërfillej më dhe bota demokratike u vë në lëvizje e vendosur. Ndërhyrja e parë ushtarake e NATO-s njohu luftën e UÇK që solli pavarësinë pak më pas. Drejtësia u vendos”
Në fjalën e tij në KiE, kryeministri Edi Rama iu drejtua të pranishmëve duke thënë se ka ardhur momenti që Kosova të shkruhet “Kosova”, ashtu siç e ka emrin, dhe jo si “Kosovo”.
“Ka kombe ne historinë e botës që jetojnë të gjithë jetën duke mbrojtur lirinë e tyre, të rrethuar nga dhuna e gënjeshtrat apo hipokriza ndërkombëtare që bën sehir, ata shpresojnë të rezistojnë për aq kohë sa munden, ky është rasti i Ukrainës, e ky është rasti i Kosovës disa dekada më parë. Sa i zellshëm është Putin për të hequr paralele mes Krimesë dhe Kosovës, provat nuk e mbështesin, nuk ka asnjë paralele mes Kosovës dhe Krimesë, por mes Ukrainës dhe Kosovës, të nisni t’u mësoni edhe organizmave të tjera ndërkombëtarë që ta shkruajnë Kosova jo Kosovo, është Republika e Kosovës”, tha Rama.
Ballkani të bëhet model i bashkëjetesës paqësore dhe jo të mbetet peng i së shkuarës. Kështu tha Rama pak më parë në fjalën e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
“Besimi në institucionet ndërkombëtare duhet vënë në vend. Është në momente të tilla që shtet e vogla nuk duhen braktisur në mënyrë që shtet e mëdha të mos rrezikohen. Demokracia është gjithnjë një proces në ndërtim dhe jo një ndërtesë e ndërtuar, asgjë nuk është një argument final dhe e pakthyeshme. Ne duam të shohim Ballkanin si një model bashkëjetese paqësore, jo më peng i së shkuarës por ndërtues të së ardhmes. Megjithatë mënyra se si i qasemi të shkuarës është shumë e rëndësishme”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama është shprehur se ka ardhur momenti që besimi në institucionet ndërkombëtare duhet rivënë në vend, teksa foli për Shqipërinë në BE, si e vetmja shpresë për të ardhmen.
“Kujtesa historike nuk mund të merret lehtë, faktet nuk mund të merren nga lojërat e pushteti, Shqipëria po ndërton të ardhme, ndërsa lufton me trashëgiminë e së kaluar, vijon të ndërtojë marrëdhënie solide me fqinjët e saj, përfshirë Serbinë, e cila jo shumë kohë më parë, konsiderohet si armik për vdekje, por tani është partner në nismën e Ballkanit të Hapur. Europa për ne është më shumë se një projekt institucional, po ekzistencial, asnjëherë më parë historia nuk është treguar e mirë me ne, të tjerët vendosnin për ne, vendosnin regjimet, perandoritë që na mbajtën të kyçur larg Europës, vetëm 3 dekada më parë ndryshuam fatin tonë dhe t’i kthenim sytë nga Europa. Besimi i Shqipërisë në Europë është e ardhmja jonë, pavarësisht shtrëngata që has Europa, shqiptarët nuk përfytyrojnë asgjë tjetër përveç se këtë rrugëtim, prandaj ushqejmë shpresë, Ka politikanë që duan të shfrytëzojnë të shkuarën, që çështjet e së vërtetës dhe drejtësisë dalin në pah, besimi në institucionet kombëtare duhet rivënë në vend”, tha Rama.
Kryeministri Rama ka nisur fjalën e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
“Të nderuar Këshilli i Evropës, të nderuar anëtarë të Asamblesë Parlamentare, ju jam shumë mirënjohjes për mundësinë që t’ju drejtohem për një çështje të drejtësisë. Unë përfaqësoj Shqipërinë por nuk kam ardhur këtu për të folur kryesisht për Shqipërinë, edhe pse çështja lidhjet me Shqipërinë si trupi me shpirtin. Ajo që kam për të thënë lidhet me çështjen e marrëdhënies së një vendi me të shkuarën e vet, lidhet me marrëdhëniet që një vend duhet të ketë në rajon. Të kthesh një histori konflikti me një histori bashkëpunimi kërkon besim te institucionet ndërkombëtare. Nëse institucione të tilla dështojnë të sigurojnë drejtësi dëmi është shumë i madh. Është dëm për të gjithë bashkinë tonë të popujve dhe kombeve”, tha Rama.
Kryeministri Rama ka mbërritur sot në Strasburg. Kreu i qeverisë u prit nga Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe sekretarja e Përgjithshme e KiE, Marija Pejčinović Burić.
Rama ka mbërritur në Strasburg. Lajmin eka bërë të ditur vetë kryeministi i cili ka publikuar një video në rrjetet sociale dhe ka shtrënguar duart me ata që e presin.
I madh je me fizik,por me te madh te beri thenia e se vertetes njerezore e kombetare para nje mjedisi bnderkombetar,E verteta e thene shtruet e shpluet vetem te madheron. Me kete ne ploteni permbueshe obligimin Kushtetues e kombetar para shqiptareve dhe te tjereve.Te lumte! Te paqim me shendet e jete te gjate!je vertet madheshtia e politikes demokratike kombetare. Shqiperia e shqiptareve! Atdheu mbi te gjithA!
PërgjigjuTa degjosh Edvin shkjaun shqipfolës ështé një sojë si ta degjosh Vucicin, që të dy këta vllezer e kan një qëllim; kthimin e Kosovës nën serborusi…! Kjo ështé fytyra Edvin shqipfolësit
PërgjigjuLigjero shoku edvin Ligjero bilebil i yne Ti Kosoven e shpetove Na nderove Shqiperine. Ja ke kaluar edhe xhaxhit ne mbledhjen e moskes
PërgjigjuPo kujt po i rruhet per raportin e dickut,ky sikur punon per thacin
PërgjigjuPaveresisht SE KY qypi jone ka te meat e tij i heq Kapellen per ate we ka then e per so u esht pergj grekes serbes dhe rumunit .
PërgjigjuMbrojtje e shkelqyer juridike dhe politike e se drejtes se Shqiperise dhe Kosoves nga Kryeministri Rama, ne vendin e duhur,ne kohen e duhur dhe perfaqesimin e duhur. Me talent,fakte dhe atdhedashuri AI e cthuri publikisht lemshin e strategjise sllavo-orthodokse kunder shqiptareve te shekullit 20 dhe 21. Lavdi luftes clirimtare te UÇK-se. TUNG.
PërgjigjuNje raport i pasakte nuk mund te mposhte Kosoven
PërgjigjuAhahahah paskan shkrujt dhe komentatoret e selise roze kshu mavi desha te thoshnja,bravo te gjithe se lartmadheria e tij do ju doj me shume pas komenteve qe bet
Oh sa e gjate kjo lista e komentuesve. Behen me chatbot keto mesazhet apo me pagese.
Fjalim qe mund te mbaje vetem kryeministri yne,je nder lideret me te mire qe ekzistojne e kane ekzistuar. Shpresoj te vertetohet sa me pare pafajesia e UCK-se
PërgjigjuShpresoj te dale e verteta sa me pare
PërgjigjuVila është e verteta …???
Shume e drejte se e veretea eshte qe asnje si pengoi ato por thjeshte ato ishin nisur me iden qe te shpallnin uck fajtore per krime lufte
PërgjigjuNUk i pegoni asnje po thjeshte nuk donin qe te nxirrnin te vertetn
PërgjigjuKy fjalim ishte shume prekes. Shpresoj te vendoset sa me shpejt drejtesi per uck dhe thacin
PërgjigjuSi mund te hedhin balte mbi ate qe ka bere uck. Turp
PërgjigjuJam i sigurt qe shume shpejt do zbulohet e verteta dhe ky raport do bie poshte
PërgjigjuNje raport qe nuk permban asnje pike te vertete ne te
PërgjigjuSka ndryshim pa veprim,dalja e Rames ne ate platforme me oratori aq fantastike dhe qellime aq te qarta u deshte per vite me rradhe me ne fund erdhi dita
PërgjigjuTe akuzosh shtetin per krime lufte pas barres se rende qe kane kaluar eshte poshtersia me e madhe dhe seshte kurre teper vone per keto ceshtje shyqyr zotit doli dikush dhe e tha sic duhet tu thonte
PërgjigjuRespekte per ate fjalim te mbajtur
PërgjigjuAskush smund te hedhi balt ne ate gje qe kosova e vuajti dhe e vuan akoma
PërgjigjuO mbese e Besnikut, nga elbasani je. Ne kohen e Besnikut thoshin:-shkodrane, tropojane DHE elbasanllije Mos e fut ne shtepi. Fjalimi I Edit ka qene historik, do te thonja une. Vec sa thote per Dikun DHE kurven e ures, ka vene theksin se eshte pergjegjesia historike è Europe's qe shqiperia u coptua ne 4 shtete. Ne rradhe te pare Europa duheet te kuptoje kete ceshtje DHE pasojat e saj, qe i vuajme sot. Qendrimi I sotem I Europe's eshte ne vazhden e qendrimeve antishqiptare. Shembull? Vene kushte per shqiperine per ceshtje Nacionale. Po' greqise pse nuk I vene kushte te tilla? Jane me qindra mije shqiptaret e masakruar nga greqia, te shperngulur me force mga pronat e Tyre DHE askund nuk del pergjegjesia. Kjo nuk esht Europa demokratike qe duam. Krimi DHE trafiku zhvillohet ne Europe DHE pasojat Jane ne shqiperi. Pse i keni hapur rruget krimit DHE trafiku DHE akuzoni shqiperinè? Beni detyrat tuaja.
PërgjigjuIslamik me emer e mbiemer. Dhe me keq eshte se qenke edhe patronazhist llum
O Turrasaku që ta rrasi rosaku tërrr vërrr Salhu veërrr. A je i kēnaqur o Durrsak turi spinaq komplet i zgërlaq.
PërgjigjuBrrryyyy terrr terrr terrr nji llaf te flase kryetari do turren sufllaqexhinjte Po boll ore boll se lat nam
PërgjigjuRRESPEKT për Burrin e madh të Shqipris Edi Ramën. Intelektual, çun Tirone, artist, profesor, piktor. Flet 5 gju të huaja njeri me shije të holl e Burr shum me diapozon me kapacitet gjigand rjedh nga familje intelektualësh si fis. Jo nga familje analfabetësh si Ypiuni Sërbit Salhe bajga. Rroft Shqipria üosht qeni bastard Salhe.
PërgjigjuKot skan thon qe perhere ata qe jane te mire do ju nxjerrin sesben dicka , ato serbet dun me mbulu budalliqet e veta prandaj e lejn kshu
PërgjigjuRespekte z.rama ketu tregoni se jeni nje patriot i vertet dhe gjithmone jeni krah kosoves
Përgjigjune 11 vite skan gjet asnje prove edhe akoma je le ne fuqi si rezolute
PërgjigjuFaktet duhet te flasin jo lart e posht si grat e kqija,jemi burra dhe gjithmone duher nxjerr e verteta,respekte
PërgjigjuNuk ka njeri qe e hedh posht as luften e kosoves as uck e as shqiptareve me ne krye edi Rama , deri ne fund me ty
PërgjigjuBravo Edi Rama BURR i madh i Shqipris e Rroft Amerika që qenin bastard salhe bajgën e bëri non grata. Spiun i Sërbit komonist, malok, hajdut , kriminel. Hallall Edi Rama qē mbron Kosovën me vetmohim.
PërgjigjuHera e pare qe reagojme ndaj evropes dhe marrim pjese ne vendimmarrjet evropiane per ceshtjet shqiptare. Great!
PërgjigjuRama po mendon mire per Kosoven duke shkuar ne te tilla asamble
PërgjigjuMe shpresa qe te merret vendimi i duhur dhe pse jo te bien poshte akuzat kundrejt Kosoves
Përgjigjuuroj qe te marrin fund keto akuza sa me pare
PërgjigjuTe zbardhet ceshtja dhe te dalin te gjitha te vertetat ashtu sic jane
PërgjigjuJa ku duket ai qe ka deshire te zbardhi drejtesine????
PërgjigjuNuk u hidhet posht lufta e uck e tan vllezerve tane kosovar , jepi edi rama je kampion
PërgjigjuRaport i mbushur me genjeshtja dhe gjera te pa verteta mbi ushtaret dhe komandantet e tyre
PërgjigjuNuk e di si mund te akuzosh ato trima, sot me shum se kurr duhet te luftojne qe drejtsia te vihet ne vend
PërgjigjuVertet per tu vlersuar qe Rama po e perkrah kaq shum kosoven kurr nuk e ka len pas . Ne cdo takim te rames kosova eshte permendur gjithmon
PërgjigjuShpresoj te meret nje vendim per kete ceshtje kaq delikate pasi shume njerez jane prekur nga kjo gje
PërgjigjuNje raport i pa baze i cili hedh vetem balit mbi ato ushtar te cilit kane sakrefikuar shume
PërgjigjuSot do te dal ne drit e verteta! E vlersoj shum qe rama e mbeshtet kosoven
PërgjigjuJam i bindu,sic ka deshmuar deri sot, Rama do te permbush obligimin Kushtetues e kombetar edhe ne kete Z"Fjalim shume historik" dhe te domosdoshem per mbrojtjen e çlirimtareve dhe shtetndertuesve te Republikes se Kosoves.
PërgjigjuBesoj se vendimin do jet ne favor te Kosoves dhe te Thacit ishalla merret vendimin I duhur dhe nje denim sa me I madhe per akuzuesin
PërgjigjuDick Martin nje person qe duhet te akuzoj Serbin per luften ndaj kosoves por ka akuzuar viktimen e asaj lufte .
PërgjigjuNje arsyje e fort per te luftuar pasi eshte nje akuz e pa drejt dhe gjykata e strasburgut duhet ta shikoj shume mire kete ceshtje
PërgjigjuNafta 2450 leke/liter. Kur do arrestohet Arben Ahmetaj. Si u be puna e kateve pa leje? Pastaj merru me Dikun...
PërgjigjuTe pakten paske nafte, ne France eshte me racion.