Zëdhënësi i Rumanisë kritikon Ramën për çështjen e Kosovës: Asambleja s’është Prokurori, keqardhje për fjalimin tuaj

12 Tetor 2022, 17:00| Përditesimi: 12 Tetor 2022, 18:35

  • Share

Fjala e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës për krimet e luftës në Kosovë, u kritikua nga të pranishmit në asamble. Ishte zëdhënësi i Rumanisë në Asamble, Iulian Bulai i cili duke iu kundërpërgjigjur kryeministrit Rama, tha se ky organ i Këshillit të Europës nuk është Prokurori, duke shtuar se duhen pritur përgjigjet nga Prokuroria e Hagës fillimisht.

Iulian Bulai: Vizita juaj është historike, pjesa e parë e fjalës suaj shfaqi një udhëheqës vizionar në çështje ndërkombëtare. Por pati një asimetri midis gjithë ambicieve të mëdha dhe shfaqjes së një politikani që i frikësohet fantazmave të së shkuarës. Kjo është për të ardhur keq.

Duhet thënë që kjo asamble nuk është prokuroria. Le të presim përgjigjen e Prokurorisë në Hagë për t’iu përgjigjur. Pse të synohet për një minishengen si Ballkani i Hapur, kur ne mund t’ju ndihmojmë të synoni poër një shembull më të madh.

Cili është roli që mund të luajë Shqipëria si model në integrimin e Ballkanit Perëndimor. Nga ana tjetër, zoti kryeministër, mbështesni nismën e Ballkanit të Hapur që kundërshtohet nga Kosova dhe që e izolon atë. Dua një përgjigje e sinqertë.”

Edi Rama: Zoti president, të nderuar anëtarë nuk i jam i sigurt për atë që shprehën parehati mbi fjalën time. Nëse e kuptuan vërtetë atë që thashë, u sugjeroj të gjithëve të lexojnë sërish sepse do gjejnë qartësisht pse jam këtu e se sa shumë  e respektoj këtë institucion. Por besoj fort se një prej virtyteve të institucioneve demokratike është të jenë të përulur kur sheh nga vetja e të kenë pjesën e duhur të autokritikës.

Nuk akuzova paraardhësit tuaj i kuptoj se nëse do isha në vend të tyre e nëse do më thuhej se kishte dyshime për trafik organesh do të votoja e bëj atë njëjtin gabim si ata. Nuk është e patakt të thërrasësh këtu e tu kërkosh të gjithëve ku të ndihmojnë institucionet ndërkombëtare të vënë në vend besueshëmrinë  e vet, nuk është pa takt të ndash me ju thjeshtë fakte e mund të imagjinoj, por i vetmi persona që mund të kuptoj është kolegia serbe, është e tronditur.

Për Serbinë do duhet shumë kohë të kuptojë thithë e të jetojë me këtë të njohë Kosovën e të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët. Nuk erdha këtu të mos respektoj Serbinë, ka shumë në Shqipëri që mendojnë se jam agjent serb. Jam i lumtur të si shërbej së vërtetës.

Pretendoj se jap të vërtetën e kombit tim që përfaqësoj me krenari. vëreni veten në vendin e çdo shqiptari që haset me këtë paragjykim nga lajme të rreme që shqiptarët merren me trafik organesh ehe kur luftojnë.

Një ambasador ishte i shqetësuar sepse një person i zhdukur nga vendi i tij në malet shqiptare mund ti ishin hequr organet sepse ka dëgjuar të gjithë këtë. kështu e vrasin stereotipet besimin në të vërtetën. nuk tërheq asnjë fjalë nga ajo që thashë. Nëse doni debat mund të bëjmë.


Lajmi kryesor:

Rama në KiE: Raporti i Dick Marty, 'Fake news' më i rëndë në histori që baltos luftën e një kombi për liri! Zhbëjeni tani, për Evropën, për drejtësinë (VIDEO)


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?