Rama në KiE: Ka ardhur momenti që ndërkombëtarët ta njohin si ‘Kosova’ dhe jo ‘Kosovo’

12 Tetor 2022, 15:54| Përditesimi: 12 Tetor 2022, 17:30

  • Share

 

Në fjalën e tij në KiE, kryeministri Edi Rama iu drejtua të pranishmëve duke thënë se ka ardhur momenti që Kosova të shkruhet “Kosova”, ashtu siç e ka emrin, dhe jo si “Kosovo”.

“Ka kombe ne historinë e botës që jetojnë të gjithë jetën duke mbrojtur lirinë e tyre, të rrethuar nga dhuna e gënjeshtrat apo hipokriza ndërkombëtare që bën sehir, ata shpresojnë të rezistojnë për aq kohë sa munden, ky është rasti i Ukrainës, e ky është rasti i Kosovës disa dekada më parë. Sa i zellshëm është Putin për të hequr paralele mes Krimesë dhe Kosovës, provat nuk e mbështesin, nuk ka asnjë paralele mes Kosovës dhe Krimesë, por mes Ukrainës dhe Kosovës, të nisni t’u mësoni edhe organizmave të tjera ndërkombëtarë që ta shkruajnë Kosova jo Kosovo, është Republika e Kosovës”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama në KiE: Raporti i Dick Marty, 'Fake news' më i rëndë në histori që baltos luftën e një kombi për liri! Zhbëjeni tani, për Evropën, për drejtësinë (VIDEO)


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?