‘Shtëpia e verdhë fantazmë’ po burgos drejtuesit e UÇK! Thaçi, një ‘Josef K’ modern! U arrestua dhe mbahet në burg pa asnjë akuzë

12 Tetor 2022, 16:19| Përditesimi: 12 Tetor 2022, 18:00

  • Share


Në fjalën e tij në Këshillin e Evropës Rama përmendi edhe rastin e të arrestuarve drejtues të UÇK në Kosovë.

“E megjithatë ‘shtëpia e verdhë fantazmë’ e gjeti rrugën deri këtu jo vetëm për të mbërthyer imagjinatën por edhe në seancën e votimit në këtë sallë, që është shtëpia e kombeve evropiane.  Dhe tashmë drejtues të një lufte janë në burg. Biden e ka quajtur një herë Thaçin si Xhorxh Uashingtonin e Kosovës por unë do ta quaja Josef K. Si karakteri i Kafkës dhe procesi, u arrestua nga një autoritet i largët, i panjohur, pa e kuptuar se për çfarë ishte akuzuar. Ai dha dorëheqjen me dinjitet dhe iu besua drejtësisë ndërkombëtare sepse në fund të fundit për drejtësinë e kishte vënë jetën në rrezik. Është ende atje, në burg, një Jozef K i gjallë, në burg nga një ‘Fake neës’”, tha Kryeministri Rama.

 


Lajmi kryesor:

Rama në KiE: Raporti i Dick Marty, 'Fake news' më i rëndë në histori që baltos luftën e një kombi për liri! Zhbëjeni tani, për Evropën, për drejtësinë (VIDEO)


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?