Emanuel Salinas përfaqësues i Bankës Botërore në Tiranë gjatë një konference më kryeministrin Edi Rama u shpreh se po punojnë ngushtë me ministrinë e Financave për amnistinë fiskale. Ai u shpreh se qeveria ka qenë produktive dhe e hapur dhe se ato kanë dhënë sugjerimet dhe këshillat e tyre.
'Siç e përmenda më parë, në po punojmë ngushtë me Ministrinë e Financave. Për mua duhet ta shohim tablonë më të gjerë për këtë dhe tabloja më e gjerë, ka të bëjë me qëndrueshmërinë fiskale për vendin. Kur shohim trajektoren e Shqipërisë, shohim që janë bërë shumë përpjekje për të krijuar amortizues fiskalë dhe për të trajtuar ato çështje me të cilat vendi përballet shumë shpesh, për shembull në rastin e krizave e kështu me radhë. Bashkëpunimi që kemi pasur me Ministrinë e Financave e që ka qenë shumë produktiv, kërkon të shohë këtë tablo më të gjerë, pra çfarë duhet të bëjmë në mënyrë të përbashkët për të rritur këto amortizues fiskal që i duhen vendit për të qenë në gjendje që t’u përgjigjet jo vetëm kërkesave në vazhdimësi, por gjithashtu edhe situatave të papritura. Ky është një element.
Pjesa e dytë e bashkëpunimit tonë është përqendruar po kështu tek menaxhimi i borxhit sepse ne e dimë se një pjesë e të qenit në gjendje për të pasur elasticitet fiskal dhe për ta pasur shtëpinë në rregull kur bëhet fjalë për çështjet fiskale, është marrja parasysh e të ardhurave dhe shpenzimeve, por po kështu edhe për t’i pasur nën kontroll. Ajo çfarë kemi parë gjatë këtyre viteve të fundit është se këto përpjekje kanë dhënë rezultat, sepse kur sheh numrin e goditjeve që Shqipërisë i është dashur të përballojë gjatë viteve të fundit, e kuptoni që Shqipëria ka dalë nga këto goditje, në një mënyrë shumë më pak të dhimbshme sesa vendet e tjera në rajon , kështu që ky kujdes fiskal ka dhënë rezultate. Menaxhimi i borxhit ka dhënë rezultate, sidomos tani në kontekstin e normave shumë të larta të interesit, kështu që unë mendoj se duhet të shohim në mënyrë konstante këtë tablo më të gjerë. Dialogu që kemi me qeverinë është shumë produktiv dhe shumë i hapur. Si partnerë në zhvillim, ne gjithmonë vijmë me sugjerime, ne shprehim sugjerime, këshillat tona që janë në më të mirën e njohurive tona teknike dhe pastaj punojmë së bashku me autoritetet për të zbatuar gjithçka që mundemi nga këto pikëpamje në kuadrin e ekspertizës teknike që kemi. Një përgjigje shumë e gjatë për këtë, por sërish për mua është e rëndësishme që të shihet tabloja e gjerë dhe po të shihet tabloja e gjerë për qëndrueshmërinë financiare fiskale të Shqipërisë, në mendojmë që është bërë shumë punë e mirë dhe mendoj që gjithë vendi përfiton nga këto vendime të së shkuarës, për të trajtuar vështirësitë siç natyrisht edhe tani.'- tha Salinas.
Lajmi kryesor:
Rama: Në 2022, rekord në eksport e turizëm, rezultatet sollën planin për rritjen e pagave, s'do marrim borxh! Përfaqësuesi i Bankës Botërore: Investim 900 mln euro për disa projekte
M.Q./ReportTv.al