Politikë

Përfaqësuesi ligjor i PD, Logu: Do i shkojmë deri në fund zbardhjes së masakrës zgjedhore! Do ta çojmë në Kushtetuese dhe në Strasburg

15 Qershor 2021, 12:28| Përditesimi: 15 Qershor 2021, 12:46

  • Share

Pas rrëzimit të Partisë Demokratike nga Kolegji Zgjedhor për ankimimet për zgjedhjet e 25 prillit, për qarkun e Fierit, ka reaguar edhe përfaqësuesi ligjor i kësaj partie Marash Logu.

Logu thotë se betejës së tyre për zbardhjen e masakrës së 25 prillit do ti shkojnë deri në fund. Logu tha se do të përgatisin strategjinë ligjore që do të ndjekim në Gjykatën Kushtetuese dhe në gjykatën e Strasburgut.

‘Këto vendime janë të paprecedent dhe në kundërshtim flagrant me ligjin zgjedhor në Shqipëri. Ne e dimë se kush ka qenë prapa këtyre vendimeve. Ka shumë qytetar që na pyesin kush është i frikësuar nga masakra e 25 prillit, kush është dora e zezë që mbyll gojën e përgjigja është një dhe e vetme është Edi Rama. Ky është i interesuar për të shuar çdo hapësirë lirie. Ne do t’i shkojmë deri në fund, demokratët nuk dorëzohen dhe në do ta vazhdojmë deri në fund betejën për zbardhjen e masakrës së 25 prillit. Do përdorim çdo mjet do përgatisim strategjinë ligjore që do të ndjekim në Gjykatën Kushtetuese dhe në gjykatën e Strasburgut.’- tha Logu.


Lajmi kryesor:

PD humb betejën në Kolegj Zgjedhor, 'vuloset' rezultati i 25 prillit edhe për Fierin e Elbasanin! PD e LSI: Vijojmë betejën në Kushtetuese e Strasburg


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?