Çaj

Përfitimet shëndetësore që sjell pirja e çajit

13 Maj, 12:49| Përditesimi: 13 Maj, 12:55

  • Share

Nëse ka një ‘truk’ të lehtë që mund të përmirësojë jetën tuaj, është pikërisht konsumimi i çajit. Kjo pije, përveçse qetëson mendjen, i sjell organizmit tuaj edhe shumë përfitime shëndetësore.

Çaji ka veti antioksiduese
Çaji është i pasur me antioksidantë, përbërës të fuqishëm që luftojnë radikalet e lira në trupin tonë. Këto janë thelbësore për të mbajtur lëkurën tonë me shkëlqim dhe për mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi i shkaktuar nga stresi.

Përmirëson shëndetin e zemrës
Studime të shumta kanë treguar se konsumimi i rregullt i çajit lidhet me uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.

Përmirëson shëndetin e zorrëve
Zorrët luajnë një rol themelor në mirëqenien tonë të përgjithshme dhe çaji mund të jetë një aleat i shkëlqyeshëm për t’i mbajtur ato të shëndetshme.

Redukton nivelet e sheqerit në gjak
Sipas studimeve konsumimi i çajit jeshil, mund të ndihmojë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak dhe në përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?