Prokuroria e Tiranes

Përfitoi 17 transferta në vlerë rreth 200.000 euro, Prokuroria e Tiranës, kërkon sekuestrimin e llogarive, dyshime për pastrim parash

5 Qershor, 10:29| Përditesimi: 5 Qershor, 16:56

  • Share

Tirane- Gjykata e Tiranës me kërkesën e prokurorisë firmosi sekuestron e 17 llogarive bankare me vlerë gati 200 mijë euro pasi dyshohen për pastrim parash. 

Llogaritë e sekuestruara janë në emër të shtetasit Durim Lleshi.

Nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është marrë informacioni se shtetasi Durim Lleshi, përgjatë periudhës Janar 2021-Prill 2024, rezulton të ketë përfituar 17 transferta, në vlerën totale 159,983 GBP, nga persona të ndryshëm.

Një ndër personat që kanë kryer transferta bankare janë kryer nga një shtetas i huaj, i cili deklarohet si shok i djalit të shtetasit Durim Lleshi, i cili dyshohet se në vitin 2022 është hetuar në Angli për përdorimin e personave të tretë përmes kërcënimin me dyshimet për pastrim parash; informoi sot prokuroria e Tiranës. 

Bazuar në informacionet e mësipërme Prokuroria pranë Gjykatës të Shkallës të Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr.3308 për veprën penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal dhe ndodhur përpara rastit të ngutshëm, pasi ekziston rreziku që kjo shumë monetare, e cila dyshohet si produkt i veprimtarisë kriminale, të transferohet apo të fshihet, është e nevojshme kryerja e sekuestrimit të llogarive bankare.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?