Makinat e djegura

Përfshihen nga flakët dy makina në Sarandë

5 Shkurt 2023, 15:53| Përditesimi: 5 Shkurt 2023, 15:57

  • Share

Dy makina janë përfshirë nga flakët në Sarandë. Sipas policisë ngjarja dyshohet se është aksidentale, pasi si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në automjetin e parkuar, tip “Benz” në pronësi të Pandeli Zisit, i cili është djegur.

Si pasojë e flakëve është shkrumbuar dhe një automjet tjetër, i parkuar, tip “Opel”, në pronësi të shtetasit Elmas Saliko,ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

‘Rreth orës 13:50, në lagjen nr.3, Sarandë, dyshohet se aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në automjetin e parkuar, tip “Benz” në pronësi të shtetasit P. Z, ku si pasojë e flakëve është djegur dhe një automjet tjetër, i parkuar, tip “Opel”, në pronësi të shtetasit E. S, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?