VLORË- Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen “10 korriku” në Vlorë, duke vënë në rrezik një familje.
Një shpërthimi i mundshëm i saj është paraprirë në kohë nga ndërhyrja e zjarrfikëses, e cila mbërriti në banesë pas një njoftimi.
Siç shihet nga videoja e siguruara nga Report Tv, njeri prej zjarrfikësve ngjitet në banesës e pallatit ku jetonte familja dhe menjëherë nisi përpjekjet për fikjen e bombolës që kishte marrë flakë. Zjarrfikësi fatmirësisht arrin të fikë zjarrin në kohë.
Flakët janë lokalizuar, ndërsa është shmangur edhe shpërthimi i mundshëm, i cili mund të rezultonte fatal.