VLORË- Gjatë mbrëmjes së të martës është përfshirë nga flakët një njësi shërbimi në Jalë të bashkisë Himarë.
Burime nga Jala, bëjnë me dije se kjo godinë që është djegur, gjatë sezonit veror shërbente për te rinjtë e LRI, kryesisht, ambientet e bar restorantit.
Sipas informacionit paraprak nga shërbimi zjarrfikës në Himarë, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike. Si pasojë zjarri ka përfshirë të katër dhomat që shërbenin si hotel, ndërsa janë shkrumbuar të gjitha pajisjet elektrike.
Efektivët zjarrfikës me dy mjete kanë mundur të lokalizojnë e më pas të shuajnë flakët. Godina që shërbente si kuzhinë, bar, restorant dhe 4 dhoma hoteli ndodhet në Jalë, shumë pranë shëtitores së sa.
Nuk raportohen njerëz të lënduar vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Dem i madh eshte bere haha...,na ngelen leshelistet pa u nderzyer, fare e keqe, i lumte dora kush ja ka vene zjarrin, se agushi me agushen po marrin ne qafe rinine, u bejne shperlarje truri ne kampet e antimoralit.
Përgjigju