Rrënojat e një godine të braktisur në lagjen 'Pavarësia' në Vlorë janë përfshirë nga flakët këtë mbrëmje. Mësohet se ajo është djegur pjesërisht, ndërsa janë rrezikuar edhe banesa të tjera.
Aktualisht, zjarri është vënë nën kontroll. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në vendngjarje ndodhen dy zjarrfikëse dhe policia. Deri tani, dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.
Një qytetar tha për Report Tv se ju rrezikuan banesa, ndërsa tani situata është nën kontroll. Ai tha se nuk ka informacion nëse zjarrvënia ishte e qëllimshme apo jo.
Komento