Përfshihet nga flakët një makinë në autostradën Fier-Vlorë

20 Qershor 2022, 15:28| Përditesimi: 20 Qershor 2022, 15:44

  • Share

Ditën e sotme, rreth orës 15:10, një makinë tip "Hyundai" është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje në autostradën Fier-Vlorë, në afërsi të vendit “Pusi i Mezinit”.

Në vendngjarje janë kanë shkuar shërbimet e zjarrfikëses të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërkohë, paraprakisht mendohet se zjarri të jetë shkaktuar si pasojë e një defekti teknik.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"Sot rreth orës 15:10, në autostradën Fier-Vlorë,  ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip "Hyundai" me drejtues shtetasin A. K, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.",njofton Policia.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?