Një peshkarexhë ka marrë flakë sot në Triport në qytetin e Vlorës. Sipas raportimeve paraprake dyshohet se ka rënë zjarr në motorin e saj. Në vendngjarje kanë shkuar dy zjarrfikëse dhe forca policie. Flakët në peshkarexhë rrezikojnë edhe anije të tjera.
"Rreth orës 13:05, në Triport, Zvërnec, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet lundrues, anije peshkimi, e ankoruar, në pronësi të shtetasit F. S., në të cilën po kryeshin riparime. Si pasojë e zjarrit ka vetëm deme materiale. Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë aksidentalisht. Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes", ka njoftuar paraprakisht policia e Vlorës.