Përfshihet nga flakët një servis në Vlorë

28 Nëntor 2023, 11:45| Përditesimi: 28 Nëntor 2023, 12:38

  • Share

Një servis është përfshirë nga flakën paraditen e sotme në lagjen ‘Hajro Çakërri’ në Vlorë, pranë sheshit të Flamurit.

Zjarri ka rënë në servisin e makinave në pronësi të shtetasit S. P. Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike. Nga flakët është dëmtuar banesa pranë servisit të makinave.

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit..

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?