Kronikë

Përfshihet nga flakët Pylli i Sodës në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

8 Korrik 2021, 18:04| Përditesimi: 8 Korrik 2021, 18:15

  • Share

VLORË- 6 vatra zjarri janë regjistruar ditën e sotme në "Pyllin e Sodës'' në Vlorë. 2 automjete dhe 8 efektivë të forcave zjarrfikëse në terren kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Burime bëjnë me dije se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, sepse efektivët bënë të mundur shuarjen fillimisht të 3 vatrave, e më pas sapo u larguan, sërish u shkaktuan 3 vatra të tjera.

Pylli i Sodës i cilësuar si mushkëri e qytetit, tashmë rrezikon shumë si pasojë jo vetëm e temperaturave të larta, por edhe papërgjegjshmërisë së qytetarëve.

Kujtojmë këtu që plani i bashkisë Vlorë ishte për ruajtje dhe survejim të Pylli të Sodës 24 orë, por kjo gjë nuk u arrit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 08/07/2021 18:11

    Dhimbje per djegjen e pemeve ne Pyllin e pishave te Sodes ne Vlore. Piromanet e qoftelargut jane ne ditet e tyre. Nuk bie kurre zjarri vete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?