Një zjarr ka rënë në Kodrën e Shikajve në fshatin Shikaj të Kukësit. Sipas banorëve të zonës zjarri dyshohet se ra nga përplasja e telave elektrike nga era e fortë, ku për pasojë ka marrë flakë bari i thatë dhe më pas janë djegur edhe pyje.
Mësohet se janë shkrumbuar rreth 3.5 ha livadhe dhe 2.5 ha pyll i fshatit. Zjarr si pasojë e erës së fortë ka rrezikuar dhe banesat e banorëve të fshatit Shikja, por pa depërtuar në to.
Sipas banorëve zjarri ka rrethuar dy banesa, duke ju djegur bazën ushqimore bagëtive, vreshtat, pemët frutore etj. Për shuarjen e zjarreve, në terren ndodhet ekipi i zjarrfikëseve të Bashkisë në Kukës, që po ndimohen edhe nga banorët e fshatit. Aktualisht situata është nën kontroll.
Strukturat zjarrfikëse 6, punonjës të Njësisë Administrative 5, nga komuniteti 20 dhe një automjet zjarrfikës.
Lajmi kryesor:
Vlorë/ Zjarr në Tragjas, Radhimë e Karaburun! Digjen qindra hektarë me shkurre e pemë! Flakët përpijnë hyrjen e Ksamilit! Punonjësit 'luftojnë' me mjete rrethanore
M.Q./ReportTv.al