Kronikë

Vlorë/ Zjarr në Tragjas, Radhimë e Karaburun! Digjen qindra hektarë me shkurre e pemë! Flakët përpijnë hyrjen e Ksamilit! Punonjësit 'luftojnë' me mjete rrethanore

30 Korrik 2021, 10:02| Përditesimi: 30 Korrik 2021, 22:09

  • Share

Prej disa ditësh tashmë, zjarret kanë 'pushtuar' sipërfaqe të tëra në Vlorë, ku në Karaburun, Tragjas e Radhimë, po digjen hektarë të tërë  me bimësi e pyje. Flakët në gadishullin e Karaburunit vijojnë prej 4 ditësh tashmë, ndërsa situata mbetet mjaft kritike, pasi rrezikohet edhe Parku Kombëtar i Llogarasë. Tymi i zi ka "pushtuar" edhe Ksamilin.

Punonjësit e zonave të mbrojtura prej ditësh luftojnë me flakët, në kushte mjaft të vështira dhe me mjete rrethanore, ndërsa dje në ndihmë të tyre shkuan edhe 40 ushtarë nga reparti i Poshnjes në Berat dhe Pashalimani, por janë larguar sot.

Për shuarjen e flakëve kërkohet ndërhyrje nga ajri, ndihmë që akoma nuk ka shkuar, kjo për shkak se, sipas Prefektit të Vlorës, Flamur Mamaj, është vetëm një helikopter i emergjencave në dispozicion, i cili është në remont pas ndërhyrjes për shuarjen e zjarrit në malin e Tomorrit.

Ndërkohë, ditën e sotme është riaktivizuar zjarri edhe në Tragjas, pas dy ditësh vënie nën kontroll nga zjarrfikësit. Zjarri u riaktivizua nga era, ndërsa flakët po djegin kreshtën e malit.

Në zonë ne Radhimës zjarri është vënë nën kontroll, por u dogjën me dhjetëra hektarë pyje e ullishte, ku flakët rrezikuan edhe bizneset e banesat që ndodheshin përreth, por fatmirësisht nuk u prekën. Në ndihmë të zjarrfikësve shkuan edhe banorët, për të shmangur afrimin e flakëve te banesat.

 Për zjarrin në Radhimë policia ka arrestuar Viktor Habilajn, bari, si autor të zjarrvënies, ndërsa nuk dihet nëse ishte aksidentale apo e qëllimshme. Ndërkohë për vatrat e tjera të zjarrit që vijojnë të 'djegin' ende Vlorën, nuk dihet ende shkaku.

Ora 20:23
Flakët masive përpijnë hyrjen e Ksamilit, zjarri përhapet me shpejtësi! Dyshohet se është i qëllimshëm

SARANDË- Një vatër zjarri është aktivizuar në një zonë të gjelbërt në hyrje të Ksamilit. Siç shihet nga pamjet, zjarret janë përhapur masivisht, ndërkohë që era ndihmon në përhapjen e flakëve me shpejtësi, duke shkrumbuar zonën me shkurre.

2 forca zjarrfikëse të Sarandës kanë shkuar për të shuar zjarrin, por perimetri i zjarrit është i gjerë dhe terreni i vështirë pasi nuk ka rrugë. Bëhet e ditur se nuk ka banorë të evakuuar, por ato bëjnë thirrje që të ndëhyet sa më parë pasi zjarri po u afrohet banesave që ndodhen aty pranë.

Edhe gjatë vitit të kaluar, por edhe këtë vit në të njëjtin vend ka pasur vatra zjarri, të cilat janë të qëllimshme.

 

Ora 18:36
Tre vatra zjarri në kodrat e Gërdecit, dyshohet e qëllimshme

Tre vatra zjarri janë aktivizuar ditën e sotme në kodrat e Gërdecit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dyshohet që ky zjarr të jetë i qëllimshëm. Bëhet me dije se vatrat janë me largësi 200-300 m nga njëra tjetra ndërsa po digjet bimësia aty pranë.

Ora 17:26
Përfshihet nga zjarri Kodra e Shikajve në Kukës, era përhap flakët duke rrezikuar banesat

Një zjarr ka rënë në Kodrën e Shikajve në fshatin Shikaj të Kukësit. Sipas banorëve të zonës zjarri dyshohet se ra nga përplasja e telave elektrike nga era e fortë, ku për pasojë ka marrë flakë bari i thatë dhe më pas janë djegur edhe pyje.

Mësohet se janë shkrumbuar rreth 3.5 ha livadhe dhe 2.5 ha pyll i fshatit. Zjarr si pasojë e erës së fortë ka rrezikuar dhe banesat e banorëve të fshatit Shikja, por pa depërtuar në to.

Sipas banorëve zjarri ka rrethuar dy banesa, duke ju djegur bazën ushqimore bagëtive, vreshtat, pemët frutore etj. Për shuarjen e zjarreve, në terren ndodhet ekipi i zjarrfikëseve të Bashkisë në Kukës, që po ndimohen edhe nga banorët e fshatit. Aktualisht situata është nën kontroll.

Strukturat zjarrfikëse 6, punonjës të Njësisë Administrative  5, nga komuniteti 20 dhe një automjet zjarrfikës.

Ora 14:56
Përfshihet nga flakët një stallë në Fier, dëme materiale të mëdha shpëtojnë bagëtitë

Mesditën e sotme, një stallë me bagëti në fshatin Vajkan të Fierit është përfshirë nga flakët.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit të cilët kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Dëmet materiale kanë qenë të mëdha, por fatmirësisht asnjë bagëti nuk është dëmtuar nga zjarri.  

Ende nuk janë bërë me dije shkaqet që kanë ndikuar në fillimin e zjarrit që solli këto pasoja katastrofale sa i përket dëmeve materiale.

Ora 13:15
Zjarret në Vlorë, Shefi i Zjarrfikësve për Report Tv: Nuk kemi mjete, nuk shkojmë dot në disa vatra

 

Kastriot Bega, Shefi i Zjarrfikësve të Vlorës, thotë se situata e rëndë e zjarreve e ka vënë në vështirësi të gjithë togën që ai drejton. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Bega thotë se në disa vende terreni është shumë i vështirë për të ndërhyrë.

"Aktualisht në Karaburun janë forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësit. Në Tragjas zjarri është në mal dhe është e pamundur të ndërhyhet, ne po presim të zbresë poshtë. Sot kemi ndërhyrë në Zvërnec dhe e kemi kapur në kohë.  Jam marrë tërë natën te shpella e Kaninës, është një pyll me pisha atje. Rrezikoj i gjithë pylli me pisha në Kaninë. Dje ka pasur në Kuzum Baba. Njerëz të papërgjegjshëm djegin mbeturina dhe ka flakë. Ne nuk kemi automjete për tu futur në terrene të vështira", tha Kastriot Bega.

Ora 12:24
Pas dy ditësh vënie nën kontroll, riaktivizohet sërish zjarri në Tragjas të Vlorës, flakët djegin kreshtën e malit

1627640557_Screenshot1.jpg

Pas dy ditësh vënie nën kontroll, nga zjarrfikësit, flakët janë aktivizuar sërish në Tragjas të Vlorës. Flakët po djegin kreshtën e malit, ndërsa favorizohen edhe nga era. Ndërkohë terreni i vështirë, pamundëson edhe ndërhyrjen nga forcat zjarrfikëse.

Ora 12:18
Zjarret në Vlorë, deputeti socialist Lelit: Lëri qokat, zjarrfikësit nuk kanë nevojë 't’u mësoni; si mbahet pompa e ujit


Situata e zjarreve në Vlorë ka 'rindezur' sherret mes socialistëve dhe kryetarit të bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.  Së fundmi ka qenë deputeti i PS-së Ilir Metaj, i cili kritikon Lelin dhe Prefektin për situatën e krijuar dhe faktin që zjarrfikësit janë lënë vetëm në këtë betejë.

“Të dashur Kryetar i Bashkisë dhe Prefekt i Qarkut Vlorë, zjarrfikësit që po luftojnë me flakët në Karaburun e gjetkë, nuk kanë nevojë “tu mësoni” si mbahet pompa e ujit, ku ta hedhin ujin apo të shërbejnë si aktorë dytësorë në fotot që hidhni për të treguar “se u jeni afër”. As të kujtoheni se zjarrfikësit ekzistokërkëshin kur shpëtuan jetë njerëzish nën rrënojat e tërmetit duke rrezikuar asgjë më pak sesa jetën e tyre. Ata nuk kanë nevojë për qoka! Kanë nevojë që në kohë paqe, t’i pyesni e të mbani shënim, çfarë nevojash kanë për të pasur “armët” e nevojshme në kohë lufte. Makina efektive, veshje profesionale, mjete cilësore. Dhe detyra juaj është tu plotësoni këto kërkesa! Jo qoka! Dhe për të mos i lënë të armatosur vetëm me gjeshtra e shkurre tek mundohen të shuajnë flakët, sikur para 100 vjetëve, kur shkoni për vizita “të suksesshme” jashtë shtetit, krijoni mundësinë tu dërgojnë avionë e helikopterë të hedhin ujë mbi zjarre( në momentet kritike si këto). Ose,nëse nuk bëni dot miq t’u ndihmojnë falas në ditë të vështira, merrni me qera një helikopter të mbushë ujë në det, e ta zbrazë mbi flakët e Karaburunit. Se nuk është ndonjë shkencë e madhe jo. Mjafton dëshira, vullneti, njerëz punëtorë. Kështu i ndihmojmë edhe zjarrfikësit, edhe pyjet, edhe sezonin turistik. Kështu ndihmojmë Vlorën” shkruan Metaj.

 

Ora 09:53
Vihen nën kontroll zjarret në Kreshpan dhe në fshatin Vjosë të Fierit, digje rreth 40 ha me bimësi

Janë vendosur nën kontroll zjarret që përfshinë një ditë më parë pyllin e Kreshpanit, në Cakran të Fierit dhe në fshatin Vjosë. Për shuarjen e zjarrit u angazhuan zjarrfikësit e Fierit, Patosit dhe Rroskovecit, në ndihmë të të cilëve shkuan edhe 30 ushtarë.

Bëhet me dije se flakët kanë shkrumbuar rreth 30-40 hektar nën kurorë, ndërsa janë djegur edhe një sipërfaqe me pisha, ullinj e pemëtari, sipërfaqe ende e pa llogaritur.

Situata me zjarret është mjaft problematike në vend, ku vijon të jetë ende aktiv zjarri në gadishullin e Karaburinit, duke djegur hapësira të tëra me bimësi e pemë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Leshtrabushtra: 30/07/2021 21:42

    Thone qe di ta mbashe mire pompen te bare ini!Kurse per Dritanin lereni se nuk keni ca ti beni.

    Përgjigju
  • Vladimir: 30/07/2021 16:52

    Viktor lumemadhin kane arrestuar qe prashit rrenjet e ullinjve per nje cope buke!!! Ai nuk eshte as bari dhe as i interesuar te vendosi zjarre, perkundrazi, ndihmon per vaditje e heqje barerash ne ullishte per pagesa modeste. Nuk eshte veshtire te gjenden barinjte me kope qe i vene flaken malit.

    Përgjigju
  • Isuf: 30/07/2021 10:49

    Nga bashkepunimi vete te mira ka.

    Përgjigju
  • Pano: 30/07/2021 10:42

    Po ca aksidentale. Jane dhiaret qe e duan kullote te gjithen. Ky marifet eshte vite per vit. Rojet pyjore hane ndonje kec me ta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?