Kronikë

Zjarret në Vlorë, deputeti socialist Lelit: Lëri qokat, zjarrfikësit nuk kanë nevojë 't’u mësoni; si mbahet pompa e ujit

30 Korrik 2021, 12:18| Përditesimi: 30 Korrik 2021, 14:03

  • Share


Situata e zjarreve në Vlorë ka 'rindezur' sherret mes socialistëve dhe kryetarit të bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.  Së fundmi ka qenë deputeti i PS-së Ilir Metaj, i cili kritikon Lelin dhe Prefektin për situatën e krijuar dhe faktin që zjarrfikësit janë lënë vetëm në këtë betejë.

“Të dashur Kryetar i Bashkisë dhe Prefekt i Qarkut Vlorë, zjarrfikësit që po luftojnë me flakët në Karaburun e gjetkë, nuk kanë nevojë “tu mësoni” si mbahet pompa e ujit, ku ta hedhin ujin apo të shërbejnë si aktorë dytësorë në fotot që hidhni për të treguar “se u jeni afër”. As të kujtoheni se zjarrfikësit ekzistokërkëshin kur shpëtuan jetë njerëzish nën rrënojat e tërmetit duke rrezikuar asgjë më pak sesa jetën e tyre. Ata nuk kanë nevojë për qoka! Kanë nevojë që në kohë paqe, t’i pyesni e të mbani shënim, çfarë nevojash kanë për të pasur “armët” e nevojshme në kohë lufte. Makina efektive, veshje profesionale, mjete cilësore. Dhe detyra juaj është tu plotësoni këto kërkesa! Jo qoka! Dhe për të mos i lënë të armatosur vetëm me gjeshtra e shkurre tek mundohen të shuajnë flakët, sikur para 100 vjetëve, kur shkoni për vizita “të suksesshme” jashtë shtetit, krijoni mundësinë tu dërgojnë avionë e helikopterë të hedhin ujë mbi zjarre( në momentet kritike si këto). Ose,nëse nuk bëni dot miq t’u ndihmojnë falas në ditë të vështira, merrni me qera një helikopter të mbushë ujë në det, e ta zbrazë mbi flakët e Karaburunit. Se nuk është ndonjë shkencë e madhe jo. Mjafton dëshira, vullneti, njerëz punëtorë. Kështu i ndihmojmë edhe zjarrfikësit, edhe pyjet, edhe sezonin turistik. Kështu ndihmojmë Vlorën” shkruan Metaj.

 


Lajmi kryesor:

Vlorë/ Zjarr në Tragjas, Radhimë e Karaburun! Digjen qindra hektarë me shkurre e pemë! Flakët përpijnë hyrjen e Ksamilit! Punonjësit 'luftojnë' me mjete rrethanore


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?