ELBASAN- Pika turistike e Funarit në Elbasan është përfshirë nga flakët në këto ditë të nxehta vere. E gjithë sipërfaqja e Funarit është me pemë të dendura të llojit pisha dhe dushk. Disa makina zjarrfikëse janë nisur drejt pikës turistike për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Funari ndodhet 20 kilometra larg nga qyteti i Elbasanit, një zonë kryesisht e pashkelur e përbërë nga 4 liqene Zaranika, Kusha e Zalli i Korrës dhe i rrethuar nga shtatë male.
Komento