Përfundon mbledhja në KAS lidhur me qarkun e Durrësit. KAS ka vendosur ndryshimin e tabelës përmbledhëse të zonës zgjedhore, sipas rezultatit të rinumërimit. Nga rinumërimi LSi doli minus një votë, PD i kanë zbritur 38 vota ndërsa PS-së i janë zbritur 26. Nga 108 kuti të rinumëruara LSI s'ka rikuperuar asnjë votë nga 136 që kërkonte për t’i marrë mandatin PS.
“Kas në përfundim të ankesave ka vendosur ndryshimin e vendimit dhe miratimin e tabelës përmbledhëse të zonës zgjedhore Durrës, sipas rezultatit të dalë nga rinumërimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.
Lajmi kryesor:
Mbyllet rinumërimi i 108 kutive për Durrësin, LSI nuk rikuperon por del me minus 1 votë! Kërkonte 136 për të marrë mandatin (VIDEO)
//ReportTv.al