Politikë

Përfundon rinumërimi i Tiranës/ Bele: Procesi ishte korrekt! Braho: Lëvizjet e konstatuara të votave, gabim dhe jo i qëllimshëm! S'ka trafikim

27 Qershor, 12:39| Përditesimi: 27 Qershor, 12:48

  • Share

 

Teksa procesi i rinumërimit të votave ka përfunduar, dhe pritet që të tabulohet rezultati në KQZ, anëtarët e KAS Koli Bele dhe Ledio Braho kanë folur për mediat. Bele tha se procesi i rinumërimit ka qënë korrekt, ndërkohë që Braho theksoi se nuk kishte lëvizje të konsiderueshme votash që të bëjnë pis procesin. 

"Nuk prodhoi asnjë ndryshim dhe rezultat. Procesi i tabulimit është duke mbaruar. Ka qenë korrekt, ka qenë i mundimshëm për stafin e KQZ.", tha Bele.

"Transparenca i shërben demokracisë. Pavarësisht se nuk ka pasur lëvizje të konsiderueshme votash që të bëjnë pis procesin. Disa nga qëndrimet e kandidatëve tregojnë se i kanë shërbyer procesit. Nuk kemi më akuza për trafikim votash në subjekte. Ato lëvizje që reflektohen dhe konsiderohen si vjedhje dhe manipulim nuk janë të tilla por gabime njerëzore apo çështje fletësh që janë të diskutueshme në lidhje me qëndrimin se kujt i takojnë. ", shtoi Braho. 

Sipas Brahos, lëvizja e këtyre votave duket që është gabim dhe jo i qëllimshëm, sepse nëse do të kishte trafikim votash, këto vota do të shkonin te kandidatë të tjerë. 

"Kini parasysh fletën e votimit të Tiranës. Emrat e kandidatëve janë të pandara në kuadrate. Nëse shikoni emrat dhe tipologjinë e votimit, ka njerëz që mund të kenë bërë gabime, se si e ka vlerësuar një grup ndryshon nga tjetri. Po të vini re shifrat janë më të larta te ata kandidatë që kanë marrë më shumë vota. Duket që është proporcionalitet  gabimi dhe jo i qëllimshëm, sepse nëse do të kishte trafikim votash, këto shifrat e mëdha do ishin te kandidatët që kanë marrë realisht pak vota. Nuk ka pasur lëvizje të konsiderueshme votash”, tha Braho.


Lajmi kryesor:

Përfundon rinumërimi për Tiranën, s’ka ndryshime! Bie alibia e Berishës për farsë, KAS: Jo trafikim votash! PD humb 612 vota, PS 381


Xh.D/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?