TIRANË- Një Europë e re dhe botë e re, kjo ishte motoja e samitit të komunitetit politik në sesionin e 6-të të mbajtur në Tiranë që mblodhi 54 liderë europianë. Bashkë me kryeministren e Danimarkës, vendin që do të presë takimin e radhës, kryeministri shqiptar Edi Rama foli për detajet e samitit pas një serie tryezash të rëndësishme. Rama tha se u vendos ngritja e një skuadre bashkërenduese të këtij komuniteti, nën kujdesin e Zyrës së Presidentit të Këshillit Evropian
"Për t’i mbajtur fort bashkë vlerat e parimet që udhëheqin shoqëritë tona, për të bërë gjithçka kemi në mundur për të mbrojtur vlerat dhe parimet tona të mishëruara në shoqëritë tona, duke mbrojtur vendet tona, qytetarët tanë dhe të ardhmen tonë. Ndërkohë diskutuam edhe si do të ecim më tej. Diskutuam për të investuar më shumë në iniciativa, në ato fushatat europiane që i përkasin këtij komuniteti politik dhe në ato vende që nuk i përkasin ende BE dhe që nuk do t’i përkasin ndonjëherë. Dita ka qenë e frytshme, patëm një sërë tryezash të rrumbullakëta, një seri temash diskutimi. Patëm përfundime shumë interesante që do të çohen më tej nga danezët. Ndërkohë vendosëm që do të kemi një skuadër bashkërenduese të KPE nën kujdesin e zyrës së Presidentit të Këshillit Europian. Kjo është një sintezë e përgjithshme të asaj çfarë bëmë sot", tha Rama.
Kryeministri Rama u ndal tek bsedimet për një treg të përbashkët europian dhe shfrytëzimin e potencialit të tij në rritjen e mirëqënies së qytetarëve europianë.
"Sëbashku përfaqësojmë një treg 600 miloonësh dhe që na takon të bëjmë atë që duhet për ta shndërruar atë potencial në rezultate pozitive për të gjithë bashkësinë tonë", tha Rama.
Ndërsa kryeministrja daneze Mette Frederiksen tregoi për tre pikat kryesore të forumit me në fokus sigurinë, tregun energjitik dhe emigracionin Duke e konsideruar Rusinë një kërcënim jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Europën, Frederiksen tha se rimarmatimi duhet të jetë prioriteti numër 1.
“Rusia është kërcënim i madh jo vetëm për Ukrainën, por i të gjithëve ne për shkak të sulmeve kibernetike dhe dezinformimit. Ata po përpiqen të shkatërrojnë demokracinë. Riarmatimi duhet të jetë prioriteti numër 1 i yni. Në rast se ne nuk jemi të gatshëm të mbrojmë njëri-tjetrin, si mund të ndihmojmë të tjerët”, tha Frederiksen.
Edhe kryeministri Rama, tha se BE duhet të bëjë më shumë për mbrojtjen, ndërsa në raport me Amerikën ndau këtë qëndrim.
“Një pyetje që duhet ta bëjmë pse duhej pritur Donald Trump që të vinte dhe të merrte në konsideratë armëpushimin dhe paqen ndoshta se ne ishim shumë të përqendruar dhe mjaft të apasionuar pas një kauze shumë të drejtë të duhur, por nga ana tjetër humbëm ca terren kur vjen fjala për diplomacinë”, tha Rama.
Nuk munguan edhe batutat me homologen daneze sa i takon integrimit.
Edi Rama: Nuk u martuam sot.
Mette Frederiksen: Nga këndshtrimi evropian duhet të jemi bashkë. Mund të zgjerohemi por ky proces duhet të varet nga meritokracia. Shpresoj shumë që gjatë presidencës tonë të marrim disa hapa të tjerë.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologen daneze, kryeministri Edi Rama u pyet për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet shqiptare.
Rama tha se citimet dhe kritikat vijnë nga një deklaratë gjithëpërfshirëse që përshëndeti zgjedhjet. Ai theksoi se ato ishin shprehja 100% e vullnetit të popullit shqiptar. Sakaq, kryeministri shtoi se zgjedhjet në Shqipëri nuk janë akoma si ato në Danimarkë, por tha se po përmirësohet zgjedhje pas zgjedhje.
Pyetje-Kryeministër, sapo përmendet faktin që keni fituar zgjedhjet dhe sapo përmendet vlerat e Bashkimit Europian. BE ne fakt kur foli për Shqipërinë ishte mjaft kritike, foli që fusha e lojës nuk ishte e barabartë, foli dhe për faktin që pavarësia e medias pranon të jetë problematike dhe nuk e di nëse jeni dakord me këto citime dhe çfarë do të bëjë qeveria juaj për t’i trajtuar këto çështje teksa kërkoni të bëheni shtet anëtar i BE-së?
“Duhet të them që ajo çfarë cituat janë pak fjali të një deklaratë shumë më të gjatë e gjithëpërfshirëse që përshëndeti zgjedhjet shqiptarë dhe iu është referuar akuzave që lidhen me raportin paraprak dhe raportet paraprake hartohen që të kontrollohen më tej dhe të ballafaqohen me prova. Ndaj do të thoja në këtë drejtim zgjedhjet janë shprehja e vullnetit të popullit shqiptar 100% jo 99. Për pjesën tjetër, çfarë do që do të duhet të përmirësohet, do të trajtohet pa dyshim. Këtë kemi bërë zgjedhje pas zgjedhje. Kështu e kemi përmirësuar procesin tonë zgjedhor, i cili nuk është ende si në Danimarkë, por që është shumë më i mirë se ishte dhe është në pajtim me standardet e OSBE/ODIHR në lidhje me zgjedhje të lira e të ndershme.”, u përgjigj kryeministri Rama.
Një moment pikant nga konferenca mes kryeministres së Danimarkës Mette Frederiksen dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, (lideri i vendit që do presë Samitin e ardhshëm dhe vendi që e priti), ndodhi teksa kryesocialisti po i përgjigjej pyetjes mbi zgjedhjet e 11 majit dhe integrimin e Shqipërisë.
Ai gjeti një hapësirë mendimi për të bërë batutën e radhës, duke shtuar mes fjalës se “ne jemi shumë socialistë”, duke nënkuptuar edhe homologen daneze.
Zyrtarja e lartë e priti me një pauzë dhe buzëqeshje duke vështruar Ramën, para se të përgjigjej, duke i thënë se “unë nuk jam socialiste, jam socialdemokrate”.
Dialogu mes dy kryeministrave:
Rama- ...Ne nuk duhet ta humbasim vështrimin nga Europa. Ky është mendimi im, por nuk ka shumë kontraditë këtu. Por edhe siç e tha Mette ne jemi shumë socialistë. A nuk jemi socialistët më të mirë përveçse fitojmë zgjedhjet, por ky është këndvështrimi im.
Frederiksen- Unë nuk jam socialiste, por gjithsesi...
Rama- Pse nuk je socialiste...?
Frederiksen- Jo, unë jam socialdemokrate, por çfarë do të thotë kjo?!
Rama- (pas një pauze)... Ja e shihni!
Kryeministri Edi Rama dhe homologia daneze Mette Frederiksen, gjatë konferencës për shtyp pas përfundimit të samitit, u pyetën edhe për procesin e integrimit të Ballkanit perëndimor. Rama e nisi me një batutë duke thënë se nuk u ‘’martuan" sot me BE, ndërsa përsëriti edhe njëherë synimin për të përmbyllur negociatat brenda 2027.
Rama tha gjithashtu se ndihet i lumtur që ka një ndjenjë uniteti nga vendet anëtarë se Shqipëria po ecën mirë. Ndërsa Frederiksen u shpreh se disa vende kanë bërë punë të mira për rrugën evropiane. Më tej, kryeministrja e Danimarkës tha se duhet të jemi bashkë, por shtoi se ky proces është i bazuar në meritokraci.
Edi Rama: Nuk u martuam sot.
Mette Frederiksen: Shpresoj se po ecim përpara dhe që të gjithë ne kuptojmë se kjo është detyrë e rëndësishme që dmth se procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë. Disa vende kanë bërë punë vërtet të mirë. Nga këndshtrimi evropian duhet të jemi bashkë. Mund të zgjerohemi por ky proces duhet të varet nga meritokracia. Shpresoj shumë që gjatë presidencës tonë të marrim disa hapa të tjerë. Nuk ishte pjesë e rendit të ditës por të gjithë e kuptojnë se sa e rëndësishme është kjo çështje.
Edi Rama: Ky format nuk ka të bëjë me zgjerimin e BE apo procesin e anëtarësimit. Por ju dëgjuat president e KiE që shpjegoi se ku jemi, çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë është gati të bëjë BE. Por ne duhet të bëjmë atë që na takon dhe më pas t’u kërkojmë atyre atë që u takon çfarë u takon të bëjnë. Është e bazuar në meritë dhe mbështetet në procesin që është i mirëpërcaktuar në një një metodologji të qarte me grupkapituj që ndjekin njëri-tjetrin. Kemi një sfidë në tryezë, një axhendë mjaft ambicioze për të përmbyllur negociatat brenda 2027. Mendojmë që mund ta bëjmë dhe KiE është krah nesh për të na ndihmuar, shtetet anëtare janë për të na vëzhguar dhe siguruar që gjithçka mbështetet në rezultate. Por ky moment në kohë është fantastik për zgjerimin, për bashkimin e Evropës dhe duhet të përfitojmë nga ky momente që të shkojmë më tej. I lumtur që ka një ndjesi të përgjithshme që Shqipëria po ecën shumë mirë, por me këta duhet të arrish rezultate shumë të mira çdo ditë. Duhet ta bëjmë çdo ditë dhe jemi përkushtuar që ta bëjmë një gjë të tillë.
Në përfundim të samitit të Komunitetit Politik Europian, që u zhvillua në Tiranë, kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen.
Kjo e fundit zbuloi kërkesat e Ukrainës në këtë samit.
“Unë mendoj që Ukraina është shumë e qartë për mënyrën që po trajtojnë situatën dhe mesazhet që po përçon nëpërmjet Europës”,- tha Frederiksen.
“Do të ketë disa pengje që do të lirohen, por pritet që Rusia të kthehet dhe të jetë serioze në tryezë dhe sigurisht që Ukraina tha se ndërkohë që ne po përgatitemi me shpresën për një armëpushim, lufta ende po vazhdon”,- tha Frederiksen.
“Mesazhi i Ukrainës që morëm sot është shumë i ngjashëm me ato që ka thënë më parë, ju lutem na jepni ato që na nevojiten për t’u mbrojtur”,- tha Frederiksen.
Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen, përfaqësuesja e Danimarkës që do të mirëpresë Samitin e ardhshëm të Komunitetit Politik Europian.
Rama tha se Europa duhet të investojë në fushën e mbrojtjes por në fokusin e saj duhet të ketë idealin e BE-së që u krijua në emër të paqes.
“Europa duhet të bëjë më shumë për mbrojtjen e saj dhe për të investuar në mbrojtje. Nga ana tjetër unë besoj se kjo është njëra anë e medaljes, ana tjetër lidhet me emrin e vetë Europës. Europa ka qenë përfaqësuese dhe të tjerët i kanë pasur zili. Kapaciteti për të shtyrë paqen dhe BE është produkt i kësaj ëndrre. Askush nuk e besonte, që armiq për vdekje u bënë aleatë strategjikë. Ndaj duhet t’i bëjmë ato detyra për të mbrojtur territorin Një pyetje që duhet ta bëjmë pse duhej pritur Donald Trump që të vinte dhe të merrte në konsideratë armëpushimin dhe paqen ndoshta se ne ishim shumë të përqëndruar dhe mjaft të apasionuar pas një kauze shumë të drejtë të duhur, por nga ana tjetër humbëm ca terren kur vjen fjala për diplomacinë. Kjo ishte fjala ime, ishte ideali kryesor që nuk duhet ta humbasim nga sytë, se nëse e humbim nga sytë, atëhere humbasim dicka që i bën territoret tona, me më pak vlerë për tu mbrojtur. Ky është mendimi im dhe këtu s’ka asnjë kontradiktë. Ne jemi socialistë dhe ky është këndvështrimi im.” – tha Rama.
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, soli në një konferencë me kryeministrin Edi Rama si vendi pritës i ardhshëm i Komunitetit Politik Europian.
Ajo u pyet nga gazetarët edhe mbi zgjedhjet e BE-së në lidhje me sanskionet ndaj Rusisë në momentin që SHBA-të kanë bërë një hap pas.
Zyrtarja e lartë u shpreh se BE, sikurse edhe SHBA janë në unison në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë nëse ajo nuk pranon marrëveshjen e armëpushimit 30-ditor që e ka pranuar edhe Ukraina.
“A mund të bëjë më shumë BE ndaj Rusisë pa mbështetjen e SHBA?”, ishte pyetja e gazetarit.
Frederiksen u përgjigj:
“Sa u përket sanksioneve deri tani SHBA ka qenë shumë e qartë, ajo që i kërkojmë Rusisë është të bëjë atë që po bën Ukraina në tryezë, që të realizojë e gëzojë armëpushim 30 ditor. Kemi parë se SHBA është e gatshme të vendosë më shumë sanksione në tryezë nëse Rusia nuk binte dakord, ashtu sikurse ne dhe deri tani kemi parë se Rusia nuk ka qenë e gatshme. Unë këshilloj t’i hedhim sytë drejt sistemit bankar, energjisë, gazit dhe flotësia”.
Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen, në konferencë me kryeministrin Edi Rama në përfundim të Samitit, tha se prioriteti kryesor është riarmatimi dhe siguria pasi Rusia nuk është një kërcënim vetëm për Ukrainën por edhe për vetë Evropës.
Frederiksen deklaroi se Rusia, përmes taktikave si sulmet kibernetike apo dezinformimi, synon që të dëmtojë demokracitë e vendeve evropiane.
“Ka qenë mikpritje shumë të ngrohtë këtu në Shqipëri. Ky forum është i rëndësishëm se Evropa po përballet me një sërë sfidash dhe na duhet ky format kur ne kemi shtete që nuk janë anëtare në BE që ulen në tryezën e rrumbullakët. Ne jemi të gatshëm të marrim stafetën dhe dua të theksoj se siguria do të jetë çështja jonë kryesore, pra përparësi, pasi jetojmë në një botë të pasigurt. Rusia është kërcënim i madh jo vetëm për Ukrainën, por i të gjithëve ne për shkak të sulmeve kibernetike dhe dezinformimit. Ata po përpiqen të shkatërrojnë demokracinë. Riarmatimi duhet të jetë prioriteti numër 1 i yni. Në rast se ne nuk jemi të gatshëm të mbrojmë njër-tjetrin, si mund të ndihmojmë të tjerët.
Pra, çështja numër një është siguria. Ata janë angazhuar për një armëpushim 30 ditor pa kushte por s’kemi parë sinjale ende nga Rusia kështu që duhet të nxisim Rusinë duke shtuar më shumë sanksione për t’i dhënë fund luftës. Ne jemi treg i madh prandaj konkurrueshmëria e kompanive tona është e rëndësishme dhe dua ta lidh me tranzicionin e gjelbër. Ne duhet t’i japim fund karburanteve, gazit e hidrokarbureve nga Rusia. Duhet të jemi konkurrentë që klientët në Evropë të kenë energji me kosto të ulët. Çështje tjetër është emigracioni, përfshirë edhe vendin tim. Në pjesën tonë të Evropës, ka qenë thuajse i pakontrolluar dhe pasojat janë të panumërta. Keni bërë punë vërtet të mirë.
Ne do të angazhohemi edhe më tej në NATO për të shpenzuar më shumë në mënyrë që të jemi në gjendje të riarmatosim të gjithë aleancën brenda një afati të shkurtër kohe. Duhet të jemi në gjendje të mbrojmë veten, jo se nuk jam transatlantike, por pikërisht se jam transatlantike. Nuk mund të fitosh një luftë pa armë, është e pamundur, me përvojën që kemi vitet e fundit nëse nuk jemi të gatshëm të mbrojmë veten, jemi shumë të brishtë. Riarmatimi i Evropës është detyra më ë rëndësishme. Shpresa ime është që ky do jetë përfundimi i samiti të Hagës pas një muaji, të gjithëve duhet të shpenzojmë më shumë për të mbrojtur veten.”
Komente

Tani qe do investoje vendi jone ne armatim Rusia do kete shume frike , o te lodhurit e botes
Përgjigju