Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe nënpresidenti amerikan JD Vance thanë se takimi i tyre në Mynih ishte i frytshëm.
“Është i pari, por jo i fundit”, theksoi Zelensky.
Pas takimit me Vance, Zelensky deklaroi se është e domosdoshme të hartohet një plan për të ndaluar presidentin rus Vladimir Putin.
Gjithashtu, ai kërkoi "garanci sigurie" përpara çdo negociate për t'i dhënë fund luftës midis Ukrainës dhe Rusisë.
Lajmi kryesor:
Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Zelensky pas takimit me Vance: Tani, një paqe e vërtetë dhe e garantuar! Do të flas me Putinin vetëm me një plan të përbashkët SHBA-BE
K.M/ReportTv.al