Foto që Shqiptarja.com publikoi si të Ardian Çekinit, nuk i përkiste personit nga Elbasani i cili është arrestuar në maj 2020, pas një kërkese të bërë nga prokuroria Italiane, pasi dyshohet si njeriu që ka lidhje me grupin “Ndragheta”.
Redaksia e Shqiptarja.com i kërkon ndjesë personit, fotoja e të cilit u publikua gabimisht më 23 korrik 2020 si e Ardian Çekinit me veprimtari kriminale, duke kërkuar ndjesë njëkohësisht edhe ndaj familjarëve e të njohurve të tij për shqetësimin e sjellë. Fotoja e publikuar e Ardian Çekinit, nuk ka qënë e personit konkret për të cilin flet dhe përmbajtja e këtij artikulli.
Ndaj pas një analize faktike dhe konstatimi se ishte publikuar fotoja e një personi tjetër me emrin “Ardian Çekini”, ne si redaksi vendosëm menjëherë që ta largojmë nga publikimi online.
Fotoja reale e Ardian Çekinit, personazhit të shkrimit, është kjo e publikuar më poshtë
Ardian Çekini, mbi të cilin flet lajmi
Lajmi kryesor:
Kush eshte Ardian Çekini, krahu i djathte i 'xhaxhait"
G.M./ReportTv.al