Ardian Çekini

Kush eshte Ardian Çekini, krahu i djathte i 'xhaxhait"

27 Korrik 2020, 19:53| Përditesimi: 26 Tetor 2020, 12:24

  • Share

Nga Elton Qyno

Ardian Çekini dhe dibrani Bujar Sejdinaj, besohet se kanë vepruar në të njëjtin grup kriminal, duke u përfshirë në trafikun e kokainës. Momentalisht dosja e Ardian Çekini ndodhet në gjykatën e Elbasanit pasi gjyqtarja, Zamira Vyshka, po shqyrton një kërkesë me objekt ekstradimin, e këtij shtetasi në Itali. Sot ishte seanca e radhës në gjykatën e Elbasanit, ku pritet që ekstradimi i Çekinit në Itali të vendoset në seancat e ardhshme nga gjyqtarja Zamira Vyshka.

Në 26 maj 2020 në qytetin e Elbasanit, policia arrestoi, Ardian Çekinin, i cili për këtë rast ishte shpallur në kërkim nga autoritet e drejtësisë Italiane. Sejdini dhe Çekini, janë arrestuar me urdhër të autoriteteve italiane dhe pritet që në ditët në vijim të ekstradohen në Itali, për tu përballur me akuzat e ngritura për trafik droge dhe përfshirje në organizatë kriminale.

"Bujar Sejdinaj i quajtur "Xhaxhai", përfaqësuesi i “Ndrangheta”-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit dhe në veçanti përfaqësuesi i familjes mafioze "Belloço". Bujar Sejdinaj ka marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë dhe arrestimi i  tij është bërë me qëllim ekstradimin, ndërsa cilësohet si përgjegjësi i Ndraghteta-s në zonën e Ballkanit”-thuhet në komunikatën e policisë Shqiptare.

Ora 20:10
Përgënjeshtrim mbi foton e gabuar publikuar nga Shqiptarja.com për Ardian Çekinin

Foto që Shqiptarja.com publikoi si të Ardian Çekinit, nuk i përkiste personit nga Elbasani i cili është arrestuar në maj 2020, pas një kërkese të bërë nga prokuroria Italiane, pasi dyshohet si njeriu që ka lidhje me grupin “Ndragheta”. 

Redaksia e Shqiptarja.com i kërkon ndjesë personit, fotoja e të cilit u publikua gabimisht më 23 korrik 2020 si e Ardian Çekinit me veprimtari kriminale, duke kërkuar ndjesë njëkohësisht edhe ndaj familjarëve e të njohurve të tij për shqetësimin e sjellë. Fotoja e publikuar e Ardian Çekinit, nuk ka qënë e personit konkret për të cilin flet dhe përmbajtja e këtij artikulli.

Ndaj pas një analize faktike dhe konstatimi se ishte publikuar fotoja e një personi tjetër me emrin “Ardian Çekini”, ne si redaksi vendosëm menjëherë që ta largojmë nga publikimi online.

Fotoja reale e Ardian Çekinit, personazhit të shkrimit, është kjo e publikuar më poshtë

Ardian Çekini, mbi të cilin flet lajmi
//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lush berbali: 28/07/2020 06:46

    As njeri ,as tjetri nuk ekstradohen. Paguajne parate. Gjyqtarja i merr. Gjyqi pushohet per mungese provash. Precedente ka sa te duash. Vetingu pas tre vitesh shkarkon gjyqtaren e cila tashme ka grumbulluar miliona si koleget e saj,si Ghin Gjoni,Alaudin Malaj ,Shpresa Breçaj e plot te tjere,qe i mjaftojne deri ne fund te jetes .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?