Në 16 qershor 2018 nga policia e Durrësit është ushtruar kontroll tek banesa e Saimir Gjepalit, njërit prej të pandehurve të dosjes 339 në Shijak, ku janë gjetur dhe sekuestruar, 149 gram kokainë, një peshore elektronike, dy armë automatike, një armë pistoletë, një armë gjahu, një pistoletë sportive, një sasi municioni dhe një automjet i blinduar. Nga metodat speciale të hetimit, nga përgjimi i bisedave që Saimir Gjepali bën me familjarët e tij, ai i udhëzon që të hedhin lëndën narkotike dhe pistoletën që i mbante në banesën e tij, duke iu thënë që të mos e hapnin derën e dhomës, ku ndodheshin këto sende. Më tej Gjepali porosit gruan e tij se nuk duhet të hapte derën e barakes pasi aty kishte dy automatikë kallashnikov. Për më tepër, Gjepali e porosit që dy kallashnikovët t'i hedhë tek pulat. Konkretisht me datë 16 qershor 2017, familjari i Saimir Gjepalit, që identifikohet me emrin “Nila” ka telefonuar Gjepalin dhe mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë vijon.
Nila: Hë Shaqe!
Gjepali: Alo!
Nila: Ka ardh policia kontroll ke sh 'pia e re, janë t 'u e hap derën e sh’pisë së re
Gjepali: Ç’a thu ti ere?
Nila: Ç’a bë bëj?
Gjepali: Mos ia hap, mos ia hap, mos e hap
Nila: Jo! Ç’a t'i them, ç'a t’i them?
Gjepali: S'kam! E ka burri çelësin thuj, a n’gjon?!
Nila: Po, po! Ejj, mos bëjnë kontroll këtu?
Gjepali: Ku ri?
Nila: Këtu ke sh’pija jonë,
Gjepali: Mos e hap, derën fare Nila. Hajt
Nila: Ke sh'pija jonë që jena këtu
Gjepali: Kush është aty, kush është? Ç’a policie është?
Nila: Janë një tufë me maska, dy fugona
Gjepali: Ç'a thu ti ere?!!! Hajt
Nila: Ç’a të bëj këtu ke sh’pia jonë, ç’a të bëj kë sh'pija jonë?
Gjepali: Si?
Nila: Ç’a të bëj këtu ke sh'pia jonë?
Gjepali: S’ke ç’a me bo asgjë Nila, mbyll derën e dhomës aty përjasht, merr ke një pistoletë atje sipër asaj...,
Nila: Ku, ku, ku?
Gjepali:...sipër minibarit, kape hudhe andej nga S** (emër personi), hë
Nila: Ku, ku, ku?
Gjepali: Sipër minibarit, hudhe nga S**, hë, hajt!
Nila: Po, po
Gjepali: Hajt ”
Ndërkohë po në datën 16 qershor 2017 mes Saimir Gjepalit dhe gruas zhvillohet serish një bisedë ku mes tyre komunikohet si më poshtë, duke biseduar për fshehjen e dy armëve automatikë kallashnikovi dhe një pistoletë.
Gjepali: O Nila… thuje, jetoje atje, nuk jetoj këtu
Nila: ku?
Nila: Të mos vijnë për kontroll
Gjepali: Hudh vetëm pistoletën
Nila: E hudha
Gjepali: Mos e hap derën e barakes atje se ke dy kallashë, hidhi matanë, a dëgjon ti
Nila: Po
Gjepali: Hidhi mas pulave..ke dy kallashe atje
Nila: Hë?
Gjepali: Ke dy kallashe atje tek dhoma, sipër këpucëve, hodhi matanë tek...dhe hapi shtëpinë e vjetër, nuk jetoj më atje ...jetoj më këtu.
Nila: Mirë, hajt
Gjepali: A dëgjon
Nila: Po më pyetën për ty, çfarë t'u them
Gjepali: Zotria ka ikur deri në Lushnjë..vetëm hedhi dy kallashët, mos e hap shtëpinë e re, as garazhe, asgjë...
Nila: Mirë, mirë,
Gjepali: Futi tek shtëpia e vjetër...hudhi dy kallashët matanë tek shtëpia e....”.
E mbyten budallenjt ate vend! Perqindja e kafsheve eshte me e madhe se e njerezve me shkolle.
Përgjigju