Përgjimet e plota/ Si i njoftonte polici trafikantët për çdo gjë që ndodhte me hetimet: Mori shefi, nga ora 6:30...

9 Janar 2021, 10:54| Përditesimi: 9 Janar 2021, 10:57

  • Share

1580492149_pergjim.jpg

Në dosjen e plotë, e siguruar nga Report Tv, ka një bisedë mes Astrit Duros, punonjës i Policisë me detyrë Specialist Policie në Zonën e Çepanit dhe një trafikanti.  Polici sipas dojes rezulton i përfshirë në veprimtarinë kriminale, pasi në kundërshtim me përmbushjen e detyrës ka lejuar mbjelljen e bimëve narkotike në zonën e Potomit, Skrapar.

Duro, duke shfrytëzuar mundësinë e marrjes së informacionit në kohë për operacionet që do të zhvilloheshin nga Komisariti i Policisë Skrapar në asgjësimin e parcelave me canabis sativa, ai njoftonte kultivuesit e e bimëve narkotike të cannabis sativa me qëllim, largimin e tyre për t'ju shmangur policisë.

A- Astrit Duro.

B-

A-urdhero, B-o Astrit ,A-eee, B-Mori shefi, nga ora gjashte e gjysem, shtate ne zyra e shefit, tere SPZ e inspektora krimesh,A-Shefi I Komisariatit?,B-po,A-ne shtate?B-gjashte e gjysem, shtate „

A-e mire.

Për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave të mbjella me canabis sativa, parcela këto të evidentuara nga monitorimi ajror, në funksion të këtij proçedimi penal, punonjësi i policisë Astrit Duro, është njohur dhe ka marrë informacionin e duhur për operacionin që do të organizohej. Menjëherë pasi del nga mbledhja, spz Astrit Duro, njofton shtetasin Enver qëe ka lidhje shoqërore dhe kryen rolin e ndërlidhësit, që ky të njoftojë shtetasin Fuat Dusho nga fshati Gjergjovë Potom për faktin se të nesërmen do të shkojë policia dhe duhet të shkulte bimët narkotike të mbjella.

Nga transkriptimi i përgjimeve telefonike rezulton se me datë 30.08.2020 ora 7;44;27 PM personi nën hetim Astrit Duro, komunikon me personin e identifikuar Enver Muça.

A- Astrit Duro.

B-Enveri

A-ee ke mbjellë nga ato? B-(qesh)..A-eo mire, Eee?B-hëë ,A-merre atë, Fuatin urgjentisht ,B- ëë?, A-merre Fuatin, B-ëëë?, A-merre atë e thuaji, B-Cilin? A-Fuatin, B-ta marr ëë?, A-ëëë, e ke parasysh?

B-për....,A-pati mundësi ti zhduki, sa më parë, tërë natën, B-Për nesër, për nesër?, A-eee, hajt, hajt, B-mirë, hajt, shnet.


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Skrapari i 'mbuluar' nga droga, Report Tv zbardh dosjen: Të gjitha përgjimet, bisedat e policëve me trafikantët, që u vidhnin kanabisin njëri-tjetrit


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?