Ditën djeshme SPAK lëshoi 23 urdhër arreste, ndër të cilët edhe efektivë policie dhe zyrtarë, të cilët akuzohen për pastrim parash dhe për kultivim kanabisi. Të 23 urdhër arrestet u ekzekutuan nga policia.
Ditën e sotme GJKKO ka lënë sot në fuqi të gjitha masat e sigurisë për 16 të arrestuarit nga operacioni "Gjergova" në Skrapar. Janë dhënë 16 masa sigurie "Arrest në burg", 4 masa sigurie “Arrest në shtëpi”, 3 masa “Detyrim paraqitjeje”.
Mes tyre edhe katër policët që shpërdoruan detyrën dekonspiruam operacionin. Report Tv solli një ditë më parë ekskluzivisht pamjet nga magazina e kanabisit si dhe përgjime të policë. Prokurorët Vladimir Mara dhe Altin Dumani i qëndron kërkesës për 16 arreste në burg e pjesa tjeteër detyrim paraqitje e arrest shtëpie.
Pasi njoftoheshin trafikantët shkulnin kanabisin brenda natës e kur policia shkonte për kontroll gjente vetëm gropa bosh. Ndërsa 3 ose 4 dit më parë nga avioni Guardia di Finanza ishin fotografuar parcela me drogë. Në disa episode Report tv mëson ekskluzivisht se policët u vidhnin drogën trafikantëve.
Më poshtë gjeni të gjitha episodet që kanë ndodhur gjatë hetimit të trafikut të drogës në Skrapar. Gjithsej janë dokumentuar 16 episode, duke filluar nga 20 gushti 2020 deri më 17 shtator 2020. Gjithashtu nga bisedat e punonjësve të policisë vihet re se dekonspirimi ka qenë flagrant i çdo operacioni nga vetë efektivët.
Situata në zonë paraqitet e rëndë. Skrapari si një 'Lazarat' i dytë për kultivimin e lëndëve narkotike. Kjo është si një rrufe në qiell të hapur, pasi deri tani askush nuk e ka denoncuar këtë problematikë kaq madhore, as nga opozita as nga gazetarët investigative të specializuar në nuhatjen e kanabisit.
Dje Report Tv ka zbuluar ekskluzivisht se si është dekonspiruar operacioni në Skrapar. Një efektiv i policisë, Astrit Duro ka dekonspiruar pasi sapo ka përfunduar mbledhja brenda policisë ka telefonuar një nga të arrestuarit, Enver Muçaj ku i ka thënë se duhet të zhdukte drogën.
"Merre atë Fuatin në telefon, atë Fuatin urgjentisht dhe thuaji po pati mundësi t'i zhduku sa më parë tërë natën! Nesër për nesër, hajt shëndet", mësohet t'i ketë thënë ai.
Gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë sekuestruar gjithsej 5045 bimë narkotike të llojit “cannabis sativa”, si dhe janë sekuestruar 176 kg lëndë narkotike e paketuar në gjëndje të thatë, e gatëshme për t’u trafikuar.
Report Tv siguroi ekskluzivisht gjithashtu pamjet nga operacioni në Skrapar! Siç shihet në këto pamje, kanabisi thahej në stallën e lopëve.
Për trafikantët në Skrapar 'dhia', 'ujku' nuk janë terma që nënkuptojnë kafshët si për gjithë të tjerët. Në përgjimin e mëposhtëm nga dosja e siguruar nga Report Tv shikoni se i referohen kanabisit ata.
A-ku je?.B- Po me dhio re! A-je larg?, B-e o q...robt. A-e gjeta e gjeta ate moter .ir (vazhdon ne ecje ne ferren te veshtir dhe degjohet frymemarije e renduar), B-hajt se degjohemi.
Tjetër bisedë:
A-hajde rrim te bregu atje, B- po iko ca do he ci q. motren mu ne p.....Ana iku mendja i ...... B-nga iken dhite lart e?, A-drejt posht, B- akoma o?. A-eee, B- po nje kope iku tutje nga e
Laverit A-ja po dal te bregu, erdhi makin tjeter andej tani e?, B- ore dy kope me dhi ishin njera iku lutje...(lasin per drejtimin nga shkuan dhite), A-hajt te bregu do vish tek un e?, B-jo jo nuk vi poshte, do rri ketej me dhite se si diher bie ndonje gjekafshe, hajt.
A-rri nshpi se mos dalesh lari e?, B-ca do bej ktu un?, A-iku mori fund ajo e, e vjelm e! B- posht
A-e dogja, B- (skuproher), A-i han ujku dhit lopt
A-i vrau te tera rrufeja dhitëe, B-mir o mir shendosh vet, mir hajt mos rrini rrugeve
Një tjetër detaj shumë interesant që del nga përgjimet e autoriteteve në dosjen e siguruar nga Report Tv për kanabisin në Skrapar, është ai që trafikantët vidhnin drogën mes tyre.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit Altin Sula, Redian Shimi, Myftar Sula, Nertil Dyrmishi, në bashkëpunim me njeri tjetrin vjedhin parcelat me kanabis të kultivuara nga bashkëfshatërt e vet. Vjedhjen e bejne në momentin e përshtatshëm ku konstatojnë se bima është në fazën e pjekjes. Deri sa të arrije ne kete faze, ata jand vazhdimisht në kontroll te territorit, evidentimin e parcelave.
Lidhur me veprimtarinë e të hetuarve me sipër nga hetimet e kryera deri në këtë fazë ka dyshime se shtetasi nën hetim Altin Sula ka rezultuar se është person që merret me organizimin e vjedhjeve me armë të bimëve narkotike të mbjella në Skrapar. I hetuari Altin Sula ka bashkëpunëtor ne kete aktivitet disa shtetas te tjere te evidentuar konkretisht; shtetasit Redion Shimi i cili ka rol zbulimin e parcelave të mbjella me canabis sativa nga shtetas të ndryshëm, dhe mbasi i gjen keto parcela, njofton Altinin, qe te shkojë bashke me shtetasin Nertil Dyrmishin per te kryer vjedhjen e tyre. Shtetasi me emrin Redi ndodhet ne zonen e Gjerbes Skrapar dhe gjithashtu, ka rol për të siguruar armët, të cilat sipas interceptimeve telefonike i mban nje shtetas (lidhje e tyre shoqërore) me emrin Landi.
A- Altin Sula
B-personi i paidentifikuar
A-alo, B-ca po ben oo, A - hic ja po iki per fier, B-ca do besh andej, A-...do haj ndonje fik...vape e madhe, B-klej është me lart është me nxehte...ca po ben, A-ja pune ship, B-vete ne pune?, A - po vete o aq punoj une 4 ore, B-pop se?, A po aq ska pune, B-ej, te gjitha muhabetet që kemi bere bashke vjen mi thote Xhevua te shpia, 4 - Xhevua? Per cfare?, B- per ato...që mora 7 cope.që I kam vënë nëpër gode që thashe po ashtu tja jap Myftarit ato 7....ca thua I thash ca 7? Ato skan dalë, une i kam te shpia njëherë...jo tha I ke vënë ti nga moçalja tha Xhevoja..., 4 - unë I thash ska, 5-6 copë ka., B-1 ka thënë Myftari të gjitha, kishte vajt Myftari andeja nga mocalja...kishte kontrolluar nëpër rrather. A-kush o ?. B Myftari re...I kishte thënë Xhevos kontrollova ktu kontrollova atje, spo i gjej dot ku I ka vēni, A-genjën ai Xhevoja, me Xhevon merresh!!!! B-do vete do ta pyes njeher pastaj ...kështu me tha, ka vajtur I ka kontrolluar tërë vendet tha që mbollën atë vit...I kontrollova të gjitha sja gjetu tha..., A- ... me duket se do ti vinin bashkë ata B-po ti vinin ore...unë te shpia / kam, ska dalë asnje kokërr ore....hapa njërën eshte e prishur nga Brenda, A - shiko mos na gjesh nonjë ashtu po vari lesht, B - ashtu do gjej unë sezbën re se skam ca do bej une kiej poo... kshu I kishte thene ai re., A - ata më ngatrruan dhe mua lash 300 mijë leke...,B-per ca te ngaterruan ore?, A-po mora klej unë, ata s'kishin leke andej, pagova vete, ata / prishën...,Baha...ai vjen mi thotë të gjitha...ca I ka thene Myftari...pashe rrather..te gjitha 4-të provokon, B-po jo unë të kisha...7 copë vari lesht...
GJKKO ka lënë sot në fuqi të gjitha masat e sigurisë për 16 të arrestuarit nga operacioni "Gjegrova" në Skrapar.
Janë dhënë 16 masa sigurie "Arrest në burg", 4 masa sigurie “Arrest në shtëpi”, 3 masa “Detyrim paraqitjeje”.
“Arrest shtëpie për Neritan Naskën”, shefi i policisë Poliçan
“Arrest me burg” për policët Klement Zeqo, Bardhyl Çela e Astrit Duro
“Arrest shtëpie” për Kreun e Nj. Adm Tërpan, Edmond Zotko
“Arrest shtëpie” për kryeplakun e Fshatit Çorrogjafë, Fatos Lamaj
“Arrest me burg” për Arben Leklin, Sefedin Dokajn, Alban Bendon, Teki Dushon
“Arrest me burg” për Fation Beshirin, Selfo e Esmrald Kaposhin
“Arrest me burg” për Zylyftar Zhijdran, Ilia Ballon, Olgert dhe Elson Dusho
“Arrest me burg” për Teki Dushon dhe detyrim paraqitje për Fuat Dushon
“Detyrim paraqitje” për Enver Muçajn dhe Ilir Shimin
“Arrest me burg për Altin Sulën dhe Redjan Shimin
“Arrest në shtëpi” për Anxhela Beshirin
Përfshirja e punonjësve të policisë është shumë e qartë në çdo faqe të dosjes hetimore për trafikuan e kanabisit në Skrapar.
Më poshtë gjeni bisedën nga ana e punonjësve të policisë Klement Zeqo dhe Neritan Naska, pasi së bashki me Kreshnik Zaimin kishin kryer kontrolle territori, për evidentimin e parcelave të mbjella me canabis sativa ne muajin qershor 2020.
A-Klement Zeqo.
B - Neritan Naska
A-urdhero shef, B-si e kalove? A-mire ca bere? B-ore, lagjen Lekli ne kemi? Ka? A-po B-ku është? A-Ne Çorogjafe, B-Ne Çorogjafe? A-po, B-kemi, e kemi lene ne ate Çorogjafen? A Po kemi bere ne Çorogjafe shume pjese, edhe aty kemi kaluar, B-e kemi bere kete lagjen? Po ka mendje, A-nuk te degjoj, B-merak, meraqe kshu, A-alo, B-mire hajt se flasim?
Gjatë transkriptimit të përgjimit të datës 03.09.2020, rezulton biseda me përmbajtje si më poshtë:
A- Neritan Naska
B- Klement Zeqo
B-Urdhero Shefo? A-Ku e keni planin sot, B-Ne Terpan, A-Me mori Ermali,dhe me tha se ku i ke sot, une i thash qe sot janë ne Terpan, .B-Po mire po dalim vete ne sot andej dhe po kontrollojmë gjithë territorin e Terpanit, A-Ok shikoje vete keto gjera.
A- Neritan Naska
B - Klement Zeqo
B- Kur te mer shefi jot, ti thuaj qe ne jemi duke kontrolluar grupet e kontrollit i kam ne teren. A Mire mire se i thash se i kam forcat ne teren duke kontrolluarne Terpan, se me tha dhe Fatmiri.B-Po merre vete Fatmirin, dhe thuaj se i kam cuar forcat ne teren duke kontrolluar.
A-He ore. B-Ne te djathte te dronit A-Mire , mire
B-Gjetem nja 11-13 gropa, bosh ska gje.
A Mire, mire ne anën e lumit gjetëm 40 cope, afër lumit.
B-Po mire A-Prit se po me merre Fatmiri.
Gjatë hetimit të trafikut të drogës në Skrapar janë dokumentuar 16 episode, duke filluar nga 20 gushti 2020 deri më 17 shtator 2020:
-Me datë 20.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në Njesine Administrative Vendreshe, fshati Vale, lagjia "Usti", janë gjetur dhe sekuestruar 74 bime narkotike të llojit "cannabis sativa”, bimë të mbjella në dy parcela në brendësi të pyllit, afër njëra-tjetrës dhe të rrethuara me gardh.Këto parcela me bimë narkotike ndodheshin ngjitur me parcelat e mbjella me misër nga shtetasi Edmir Tarellari dhe furnizoheshin me ujë nga i njëjti tubacion i vendosur nga shtetasi Edmir Tarellari, i cili ishte dhe me funksionin e Kryeplakut të këtij fshati. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.2811 të vitit 2020, të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.
Me datë 21.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Përrenjas të Njësisë Administrative Gjerbës, është konstatuar një parcelë me sipërfaqe 1300 m2, e mbjellë me bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se në këtë parcelë ishin mbjellë gjithësej 785 bimë narkotike cannabis sativa. Parcela ishte e pajisur e tubacion uji plastik dhe një kasolle e mbuluar me plasmas. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.516/1 të vitit 2020 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat (autorë shtetasit Ardit Namik Bulica, Hyda Abaz Vila dhe Fioraldo Fatos Dyrmishi per vepren penale te kultivimitte bimeve narkotike neni 284 I K.Penal. Gjithashtu, për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës, është marrë si person nën hetim dhe shtetasi Asllan Lajthia ne funksionin e administratorit te Njësisë Gjerbës.
-Me datë 22.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore ne fshatin Vale, Njësia Administrative Vendreshe, janë sekuestruar 24 bime narkotike të llojit cannabis sativa, të cilat ishin mbjellë në një sipërfaqe toke 150 m2. Në afërsi të kësaj parcele me bimë narkotike ndodhej një parcelë e mbjellë me perime në pronësi të shtetasit Festim Tarellari. Parcela me bimë narkotike dhe parcela me perime e shtetasit Festim Tarellari furnizohej dhe vaditej nga i njëjti tubacion uji. Shtetasi Festim Tarellari ishte lindur në fshatin Vale ku u gjet lënda narkotike dhe kishte marrë tokë në përdorim në këtë fshat sipas Ligjit Nr.7501, por ndërkohë ai banonte në fshatin Pronovik, Bashkia Poliçan. Për këtë fakt janë administruar një kopje të akteve të procedimit penal nr.2699 të vitit 2020, të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.
-Me datë 22.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Vale, Njësia Administrative Vendreshe, lagjia "Usti", është konstatuar një sipërfaqe toke e shpyllëzuar, me sipërfaqe 1300 m2, e mbjellë me 630 bimë narkotike të llojit cannabis sativa., të cilat janë sekuestruar me cilësinë e provës material. Për këtë fakt janë administruar një kopje të akteve të procedimit penal nr.586 të vitit 2020, të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.
-Me datë 31.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Rehovë të Njesisë Administrative Tërpan, është gjetur një sipërfaqe toke , në të cilën ishin mbjellë 20 bimë narkotike të llojit cannabis sativa (janë dërguar materialet proceduriale ne Prokurorinë Berat për parcelat e gjetura ne Njesine Administrative Tërpan fshati Rehove. Nuk na rezulton I regjistruar si procedim penal, por nga studimi që i bëhet akteve, rezulton se përveç ndërhyrjes së policisë vetëm pas monitorimit ajror të datës 28.08.2020, ka dhe mospërputhje të rrethanave. Konkretisht në procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes rezulton një parcele me 70 gropa me bimët e prera në sipërfaqe, e cila nuk është raportuar ne aktet e tjera. Ajo që është raportuar është vetëm sasia prej 20 bimësh narkotike. Për këtë rast është shpallur në kërkim policor Eduart Axhem Çaushaj).
Nga hetimi në vijim, rezulton të jenë dokumentuar raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike në territorin e Njësisë Administrative Gjerbës, si më poshtë:
Me datë 31.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Floq të Njësisë Administrative Gjerbes, janë konstatuar dhe sekuestruar 17 bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.587 të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. (i dyshuar shtetasi Sokol Muhamet Baja).
-Me datë 30.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Floq-Renovë të Njësisë Administrative Gjerbes, janë gjetur dhe sekuestruar 40 bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Gjatë kontrollit të banesave të shtetasve Veli Hebipaj dhe Sokol Baja, janë sekuestruar 550 gr material bimor të llojit cannabis sativa dhe 15 kg bimë narkotike cannabis sativa, e cila ndodhej në proces tharjeje. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.558 të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.
-Me datë 31.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Trepel të Njesisë Administrative Zhepe, janë konstatuar tre parcela mesipërfaqe rreth 1000m2, të mbjellë me bimë narkotike dhe janë sekuestruar 137 bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr. 527 të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat (i dyshuar shtetasi Mirat Sadush Ismailaj, me detyrë kryeplak fshati)
-Me datë 31.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Duncke të Njësisë Administrative Zhepe, janë konstatuar dhe sekuestruar 90 bimë narkotike të llojit cannabis sativa, të mbjella në tre parcela, në afërsi të njëra-tjetrës. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr. 559 të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.
-Me datë 31.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Grevë, të Njësisë Administrative Gjerbes, janë konstatuar dy parcela me 129 bimë narkotike, të llojit cannabis sativa. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.578 të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. (i dyshuar shtetasi Mandi Elam Hajderasi)
-Me datë 03.07.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Prishkë, të Njësisë Administrative Çepan, janë konstatuar dhe sekuestruar 295 bimë narkotike të llojit cannabis sativa, të mbjella në dy parcela pranë njëra-tjetrës. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.432 të vitit 2020, të Prokurorist pranë Gjykatës 30 Shkallës së Parë Berat. (i dyshuar shtetasi Julian Zeni Lushka.
-Me datë 02.09.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Matrallos të Njësisë Administrative Terpan, janë konstatuar 178 gropa të hapura, nga të cilat, 140 prej tyre ishin me bimë narkotike të llojit cannabis sativa, të prera, ndërsa 30 gropa ishin me bimë narkotike në lartësinë 3-5 metër. Gjatë këqyrjes të vendit përreth kësaj parcele, janë gjetur të hedhura 170 bimë narkotike të llojit cannabis sativa me një gjatësi 3-5 metër. Në afërsi të parcelës me bimë narkotike ndodhej një parcelë tjetër e mbjellë me bimë medicionale sherebel që ju përket shtetasit Petrit Veliaj. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.536 të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.
-Me datë 01.09.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Grevë të Njësisë Administrative Gjerbes, janë konstatuar dhe sekuestruar 27 bimë narkotike të llojit cannabis sative me lartësi 120 cm. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.541 të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.
Me datë 03.09.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Gjergjovë të Njësisë Administrative Potom, konkretisht në vendin e quajtur “Përroi i Paganes”, janë konstatuar dhe sekuestruar 5 parcela në afërsi të njëra -tjetrës, të mbjella me 319 bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Tek dy prej parcelave janë vënë re bimë të prera dhe në njërën prej parcelave janë konstatuar 170 gropa me bimë të prera dhe jashtë parcelës janë konstatuar mbetje bimësh të mbetura nga djegia e tyre. Lartësia e bimëve të sekuestruara është nga 1.5m deri në 2.6 m. Gjithashtu, në këto parcela janë gjetur mjete që përdoreshin për vaditjen e nëve gjatë kohës së kultivimit të tyre, si bidona plastik, tubacion vaditës, që vazhdonte në gjithë sipërfaqet e parcelave dhe depozitë plastike për mbajtje uji. Tokat në afërsi të vendit ku u gjetën bimët narkotike, janë dhe shfrytëzohen nga shtetasit Fuat Dushi, Olgert Dushi dhe familjarët e tyre. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.578 të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.
-Me datë 10.09.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në territorin midis fshatrave Staraveckë -Melckë, të Njësisë Administrative Potom, është konstatuar një sipërfaqe toke e shpyllëzuar 3000m2, e mbjellë me bimë narkotike në lartësi 1m-1.30m. Nga të dhënat e përftuara nga proces-verbali këqyrjes së kësaj parcele janë sekuestruar 1020 bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Në vazhdim të këqyrjes, ngjitur me këtë parcel ndodhej një parcel tjetër me sipërfaqe 1000 m², e mbjellë me bimë narkotike me lartësi 1. 5m. Në këtë parcelë janë sekuestruar 400 bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Gjatë këqyrjes në vijim, është konstatuar një parcel tjetër ngjitur me parcelat e para, e mbjellë me bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Në vijim të kësaj parcele, është gjetur një parcelë tjetër me sipërfaqe 500 m2, e mbjellë me 400 bimë narkotike të llojit cannabis sativa me një lartësi nga Im-1.5m. Në vijim të kësaj parcele, është konstatuar një parcelë tjetër me sipërfaqe 2500 m2, e mbjellë me 860 bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Gjithsej nga këta parcela janë sekuestruar 2680 bimë narkotike të llojit cannabis sativa.
-Me datë 17.09.2020, nga ana e policisë gjyqësore nëpërmjet vëzgimeve të kryera dhe veprimeve të tjera hetimore janë siguruar të dhëna për parcela të tjera të mbjella me bimë narkotike dhe të ambienteve ku grumbullohej lënda narkotike. Në vijim të veprimeve hetimore, nga ana e policisë gjyqësore gjatë vëzhgimit të kryer në afërsi të banesës së shtetasit Arben Lekli, në fshatin Çorrogjaf, të Njësisë Administrative Terpan, është konstatuar se nga dritar fakundes,
Një prej të dyushuarve kryesorë për trafikun e drogës në Skrapar është ish-kreu i Njësisë Administrative Tërpan Edmond Zotkaj. Në dosjen e siguruar nga Report Tv zbulohen disa biseda tronditëse, sidomos kur shefi i krimeve e merr personalisht z. Zotkaj.
Gjate përgjimit rezulton se më datë 27.09.2020 shtetasi Edmond Zotkaj komunikon, Luljan Sadiku, shefi krimeve
A-Edmont Zotkaj
B-Luljan Sadiku
B- Alo si kalove A-Mirë si jeni ju.
B-Po s,më erdhe mo po të pres këtu.
A-Sjam Mondi, jam nje shoku i Mondit.
B-Po Mondi, ku është?A-Po bën ca analiza se i vinte zor te thoshte qepare se, ka dy ditë me temperaturë e me duket se, ka dale me covid.
B-Unë do te le afat ,nuk erdhe, ti e di po te pres, nese nuk vjen me thuaj s,vi.
A-Nuk është problem për të ardhë, sjam Mondi, jam një shoku i Mondit.....
Në dosjen e plotë, e siguruar nga Report Tv, ka një bisedë mes Astrit Duros, punonjës i Policisë me detyrë Specialist Policie në Zonën e Çepanit dhe një trafikanti. Polici sipas dojes rezulton i përfshirë në veprimtarinë kriminale, pasi në kundërshtim me përmbushjen e detyrës ka lejuar mbjelljen e bimëve narkotike në zonën e Potomit, Skrapar.
Duro, duke shfrytëzuar mundësinë e marrjes së informacionit në kohë për operacionet që do të zhvilloheshin nga Komisariti i Policisë Skrapar në asgjësimin e parcelave me canabis sativa, ai njoftonte kultivuesit e e bimëve narkotike të cannabis sativa me qëllim, largimin e tyre për t'ju shmangur policisë.
A- Astrit Duro.
B-
A-urdhero, B-o Astrit ,A-eee, B-Mori shefi, nga ora gjashte e gjysem, shtate ne zyra e shefit, tere SPZ e inspektora krimesh,A-Shefi I Komisariatit?,B-po,A-ne shtate?B-gjashte e gjysem, shtate „
A-e mire.
Për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave të mbjella me canabis sativa, parcela këto të evidentuara nga monitorimi ajror, në funksion të këtij proçedimi penal, punonjësi i policisë Astrit Duro, është njohur dhe ka marrë informacionin e duhur për operacionin që do të organizohej. Menjëherë pasi del nga mbledhja, spz Astrit Duro, njofton shtetasin Enver qëe ka lidhje shoqërore dhe kryen rolin e ndërlidhësit, që ky të njoftojë shtetasin Fuat Dusho nga fshati Gjergjovë Potom për faktin se të nesërmen do të shkojë policia dhe duhet të shkulte bimët narkotike të mbjella.
Nga transkriptimi i përgjimeve telefonike rezulton se me datë 30.08.2020 ora 7;44;27 PM personi nën hetim Astrit Duro, komunikon me personin e identifikuar Enver Muça.
A- Astrit Duro.
B-Enveri
A-ee ke mbjellë nga ato? B-(qesh)..A-eo mire, Eee?B-hëë ,A-merre atë, Fuatin urgjentisht ,B- ëë?, A-merre Fuatin, B-ëëë?, A-merre atë e thuaji, B-Cilin? A-Fuatin, B-ta marr ëë?, A-ëëë, e ke parasysh?
B-për....,A-pati mundësi ti zhduki, sa më parë, tërë natën, B-Për nesër, për nesër?, A-eee, hajt, hajt, B-mirë, hajt, shnet.
Report Tv ka siguruar ekskluzivisht dosjen e plotë të hetimet për kultivimin e kanabisit në Skrapar. Në dosje thuhet qartë se bëhet fjalë për persona që vepronin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal në kryerjen e veprës penale të kultivimit të bimëve narkotike në disa zona te rrethit Skrapar. Nga aktet e administruara rezulton se disa shtetas në mënyrë të organizuar të ndihmuar dhe nga punonjës policie kanë përgatitur dhe mbjellë sasi të mëdha të bimëve narkotike në disa zona të Skraparit. Nga ana e policisë gjyqësore janë evidentuar një numër i madh personash, të cilët dyshohet se bashkëpunojnë me punonjës policie dhe me zyrtarë të tjerë lokal dhe në mënyrë të organizuar kanë mbjellë sasi të mëdha bimësh narkotike ne disa zona.
Nga hetimet e kryera rezulton se kanabisi në Skrapar ishte mbjellë thuajse në të gjithë territorin. Guardia di Finanza pas monitorimit ajror raportoi se kanë qenë të mbjella 28 parcela.
Po nga Likja kemi ndonje koment,se eshte vendlindja e tij.I zuri haku I S.Tahirit, se e akuzuan me pa te drejte.
PërgjigjuDrogen ne Skrapar e mbollen ish - drejtori Hasan Ahmetaj dhe ish - shefi komisariatit Ermal Lulaj e jua ngecen ketyre mavrive te tjere.Keta pse si ka nxjerre ky mender hetim i SPAK po kane keputur keta fukarenjte.
PërgjigjuPordhe me rigon o shtet leshi... drejtuesi organizatori i tere kultivimit eshte shefi i komisariati skrapar ermal lulaj i cili ka bere minimalisht 5 milion euro....por i ka ndare me ardi veliun ndaj dhe shpetoje paq.... e penalizohen kot spz qe jane genjyer me 5 litra nafte!
PërgjigjuEh mor shoku , ky Ermali edhe ne Vlore ua futi atyre te tjereve e vete shpetoi paq , ka bere aq shuuume leke sa ble shtet e prokuror Spaku e dreqi e te bir.Shikoje kur ta bejne drejtor tani shpejt.
Droga spostuar nga Sala (Lazarat) te Likja (Skrapar) Qellimi: qeveria e korruptuar, e droges dhe e krimit!! Fushate elektorale alla Trump
Përgjigju