Përgjimet zbulojnë 'lojën e dyfishtë', kapobanda që i vidhte kanabisin bashkëfshatarëve  të vet

9 Janar 2021, 14:03| Përditesimi: 9 Janar 2021, 14:04

  • Share

1610111197_drogaskrapar.jpg

Një tjetër detaj shumë interesant që del nga përgjimet e autoriteteve në dosjen e siguruar nga Report Tv për kanabisin në Skrapar, është ai që trafikantët vidhnin drogën mes tyre.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit Altin Sula, Redian Shimi, Myftar Sula, Nertil Dyrmishi, në bashkëpunim me njeri tjetrin vjedhin parcelat me kanabis të kultivuara nga bashkëfshatërt e vet. Vjedhjen e bejne në momentin e përshtatshëm ku konstatojnë se bima është në fazën e pjekjes. Deri sa të arrije ne kete faze, ata jand vazhdimisht në kontroll te territorit, evidentimin e parcelave.

Lidhur me veprimtarinë e të hetuarve me sipër nga hetimet e kryera deri në këtë fazë ka dyshime se shtetasi nën hetim Altin Sula ka rezultuar se është person që merret me organizimin e vjedhjeve me armë të bimëve narkotike të mbjella në Skrapar. I hetuari Altin Sula ka bashkëpunëtor ne kete aktivitet disa shtetas te tjere te evidentuar konkretisht; shtetasit Redion Shimi i cili ka rol zbulimin e parcelave të mbjella me canabis sativa nga shtetas të ndryshëm, dhe mbasi i gjen keto parcela, njofton Altinin, qe te shkojë bashke me shtetasin Nertil Dyrmishin  per te kryer vjedhjen e tyre. Shtetasi me emrin Redi ndodhet ne zonen e Gjerbes Skrapar dhe gjithashtu, ka rol për të siguruar armët, të cilat sipas interceptimeve telefonike i mban nje shtetas (lidhje e tyre shoqërore) me emrin Landi.

A- Altin Sula

B-personi i paidentifikuar

A-alo, B-ca po ben oo, A - hic ja po iki per fier, B-ca do besh andej, A-...do haj ndonje fik...vape e madhe, B-klej është me lart është me nxehte...ca po ben, A-ja pune ship, B-vete ne pune?, A - po vete o aq punoj une 4 ore, B-pop se?, A po aq ska pune, B-ej, te gjitha muhabetet që kemi bere bashke vjen mi thote Xhevua te shpia, 4 - Xhevua? Per cfare?, B- per ato...që mora 7 cope.që I kam vënë nëpër gode që thashe po ashtu tja jap Myftarit ato 7....ca thua I thash ca 7? Ato skan dalë, une i kam te shpia njëherë...jo tha I ke vënë ti nga moçalja tha Xhevoja..., 4 - unë I thash ska, 5-6 copë ka., B-1 ka thënë Myftari të gjitha, kishte vajt Myftari andeja nga mocalja...kishte kontrolluar nëpër rrather. A-kush o ?. B Myftari re...I kishte thënë Xhevos kontrollova ktu kontrollova atje, spo i gjej dot ku I ka vēni, A-genjën ai Xhevoja, me Xhevon merresh!!!! B-do vete do ta pyes njeher pastaj ...kështu me tha, ka vajtur I ka kontrolluar tërë vendet tha që mbollën atë vit...I kontrollova të gjitha sja gjetu tha..., A- ... me duket se do ti vinin bashkë ata B-po ti vinin ore...unë te shpia / kam, ska dalë asnje kokërr ore....hapa njërën eshte e prishur nga Brenda, A - shiko mos na gjesh nonjë ashtu po vari lesht, B - ashtu do gjej unë sezbën re se skam ca do bej une kiej poo... kshu I kishte thene ai re., A - ata më ngatrruan dhe mua lash 300 mijë leke...,B-per ca te ngaterruan ore?, A-po mora klej unë, ata s'kishin leke andej, pagova vete, ata / prishën...,Baha...ai vjen mi thotë të gjitha...ca I ka thene Myftari...pashe rrather..te gjitha 4-të provokon, B-po jo unë të kisha...7 copë vari lesht...

 


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Skrapari i 'mbuluar' nga droga, Report Tv zbardh dosjen: Të gjitha përgjimet, bisedat e policëve me trafikantët, që u vidhnin kanabisin njëri-tjetrit


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?