Përgjimet me Avdylajt/ Burime: Dako në hetim për blerje votash e punësime të paligjshme, Prokuroria: S'është e vërtetë!

26 Tetor 2018, 14:03| Përditesimi: 26 Tetor 2018, 19:57

  • Share

DURRES - Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është në hetim nga prokuroria e Krimeve të Rënda për blerje votash dhe punësime të paligjshme në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Pas publikimit të përgjimeve të Dakos me grupin e Shijakut, ku është kapur duke folur para dhe pas zgjedhjeve të 2017, gazetari i "Shqiptarja.com", Elton Qyno mëson nga burime se kryebashkiaku i Durrësit është në hetim.

Sipas të njëjtit burim, Dako së bashku me disa anëtarë të familjes Avdyli po hetohet për blerje votash, që pas konstatimit të bisedave me vëllanë e kreut të grupit të Shijakut në qershor të 2017. Hetimi për krim zgjedhor nuk është i vetëm, saktësojnë burimet, pasi Dako po hetohet edhe për punësime të paligjshme në njësitë administrative që drejton bashkia e Durrësit, pasi janë konstatuar ndërhyrje dhe emërime jashtë kritereve. Gazetari Elton Qyno thotë se sipas burimeve nga prokuroria në ditët në vijim kryebashkiaku i Durrësit pritet që të thirret për të dhënë dëshmi.

Mirëpo nga ana tjetër, organi i Prokurorisë në një reagim zyrtar për Report Tv, ka sqaruar se ndaj kryebashkiakut të Durrësit nuk është regjistruar si person nën hetim. Pyetjeve të gazetarit të Report Tv, Arsen Rusta se: A është i regjistruar në regjistrin e personave te hetuar apo proceduar shtetasi Vangjush Dako? Nëse z.Dako është nën hetim apo i bashkëproceduar, për çfarë veprash është? 

Prokuroria iu përgjigj:

Ju bejme me dije se emri i shtetasit Vangjush Dako nuk është regjistruar në regjistër si person nën hetim.  Shtetasi Vangjush Dako nuk është pyetur në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.339 te vitit 2016. 

Prokuroria e Përgjithshme

Gjithashtu, Prokuroria bën të ditur gjithashtu për Report Tv se po heton edhe për nxjerrjen e përgjimeve në media, çka sipas organit të akuzës përbën cenim të punës hetimore. 

"Nga ana e Prokurorit te ceshtjes po zhvillohen hetime per zbulimin e akteve sekrete ose te dhenave qe permbajne aktet sekrete. Baza ligjore neni 295 /a/3 i K.Penal si dhe mosrespektimi i detyrimeve te percaktuara ne nenin 103 i K.Pr.Penale", thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Report Tv.

Po kush janë bisedat që sollën nisjen e hetimeve? Deri tani tre janë përgjimet e publikuara ku Dako flet me anëtarët e bandës së Shijakut. Në bisedën e parë në datë 24 qershor, një ditë para zgjedhjeve të 2017, dikush flet me Altin Avdylin i njohur me pseudonimin ‘Nicen’ dhe i thotë; “Kam ca me mbiemër Kurti, kam zonjën këtu… po deshe…6 veta janë, thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të votojnë''.

Ndërsa në bisedën e dytë të publikuar, Dako gjatë komunikimit me Altin Avdylin interesohet që të takohet me një person tjetër i quajtur Astrit, i arrestuar të dielën e shkuar si kreu kësaj bande kriminale.

Sipas transkriptit të kësaj bisede me Altin Avdylin, Vangjush Dako kërkon të takohet me vëllanë e tij, Astritin për ta falënderuar dhe folur për diçka, dy ditë pas zgjedhjeve të 2017. Ndërkohë që në një tjetër përgjim të publikuar nga Berisha, Dako është kapur duke biseduar me Jasin Avdylin, i cili po ashtu është i arrestuar.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 27/10/2018 11:12

    Po nuk u gjeten personat pergjegjes per rrjedhje te disjeve hetimore puna e prokurorise eshte e sabotuar . PD qe kur ka humb pipullore po shfrytezon militantet e saj ne pilici , Shish , prokurori dhe gjykata per te sabotuar qeverisjen socisliste . Kjo nuk eshre drejtesia qe jerkon populli dhe partneret tane USA dhe BE

    Përgjigju
  • Shunden-Bunden: 26/10/2018 23:16

    Basha Babolja Berisha Bajgat....

    Përgjigju
  • bledi 1: 26/10/2018 17:45

    deshperimi i rradhes PD babale 3 ptuhhh vetem parti nuk eshte

    Përgjigju
  • Fredi: 26/10/2018 15:19

    Edhe sikur asgjë të mos këtë bërë dhe të jetë shenjti i shenjteve, vetëm e vetëm se ka ndenjur 4-5 mandate në pushtet, është turp i madh, ka bërë apo s ka bërë gjë, ka punuar apo s ka punuar. Vetëm në një vend si Shqipëria bashkiaket rrinë neper pushtete bimbashë permbi bimbashë , turp! Ik ore të vije një njeri i ri, mjaft!

    Përgjigju
  • Populli: 26/10/2018 15:15

    Ne se eshte perziere me ta sa me pare tek vendi!

    Përgjigju
  • Pa kuptim: 26/10/2018 14:31

    Po Basha vete,pse nuk meret i pandehur.!A, nuk ishte ai qe vodhi vootat me kuti te shqyera.A,nuk ishin ministrat e tyre si:Mediu qe futi ne dashuren ne pun(Eli Faren)dhe kjo na rrinte ne usa.A nuk ishte flamur noka qe ne kundershtim me ligjin futi dashnoren zedhense e MB,dhe kjo akoma nuk kishte mbaruar shkollen.Etj, etj, etj. Nuk kan mbarim bemat e tyre ne PD. Vet del ne foto me kriminel dhe flet me to, apo, eshte fushat per te!.Dhe kur te tjeret jan ne te njejten situat si vet ai,u dashkan Arestuar.. Dmth qe: bej si them un dhe mos bej si bej un. Mir te ka then Dako "toç" je..

    Përgjigju
  • Pa kuptim: 26/10/2018 14:31

    Po Basha vete,pse nuk meret i pandehur.!A, nuk ishte ai qe vodhi vootat me kuti te shqyera.A,nuk ishin ministrat e tyre si:Mediu qe futi ne dashuren ne pun(Eli Faren)dhe kjo na rrinte ne usa.A nuk ishte flamur noka qe ne kundershtim me ligjin futi dashnoren zedhense e MB,dhe kjo akoma nuk kishte mbaruar shkollen.Etj, etj, etj. Nuk kan mbarim bemat e tyre ne PD. Vet del ne foto me kriminel dhe flet me to, apo, eshte fushat per te!.Dhe kur te tjeret jan ne te njejten situat si vet ai,u dashkan Arestuar.. Dmth qe: bej si them un dhe mos bej si bej un. Mir te ka then Dako "toç" je..

    Përgjigju
  • Nexhmija: 26/10/2018 14:20

    denojeni dhe per kafe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?