Përgjimet nga korrupsioni në Morinë nxjerrin ‘zbuluar’ Zajmina Vasjarin, u favorizua nga policët për të kaluar kufirin me fëmijët pa prokurë

10 Prill 2022, 21:08| Përditesimi: 10 Prill 2022, 21:37

  • Share

Prokuroria dhe policia ka regjistruar 312 episode ku efektivët e policisë në pikën e kalimit kufitar në morinë kanë marrë ryshfete me qëllim kalimin e personave të cilët ishin në shkelje. Në një prej episodeve është protagoniste edhe këngëtarja Zajmina Vasjari e cila nga regjistrimet zbulohet se ka kaluar fëmijët e saj në kufi pa prokurën e posaçme.

Në dosjen e prokurorisë theksohet se datën 02.01.2022 ora 10:57 në aplikacionin Whatsapp shtetasi i regjistruar me emrin “Tani Durrës” i thotë, Laertit Sulos me sms se në kufi ndodhet bashkëshortja e një mikut të tij bashkë me fëmijët, duke përmendur emrin e Zajmina Vasjarit, mirëpo nuk ka prokurë.

Laert Sulo Polici: Kur do kthehet:

Tani: Ja ta pyes… dy ditë datë 4 ka kthim…

Laerti: Ok çfarë makine ka ose jepi nr tim të flas me të……

Tani: “Renxh Rover “AA001UD”…

Menjëherë më pas ora 11:00 Laert Sulo ja kalon me mesazh targën e automjetit të shtetases si porosi për ta ndihmuar punonjësit të policisë Emilton Asllanaj me detyrë përgjegjës turni në P.K.K Morine duke i thënë:

Laert Sulo: Ndihmoje pak është duke ikur për në Kosovë, duhet ta njohësh  Zajmina Vasjari.

Nga verifikimi në sistemin TIMS rezulton se shtetasja Zaimina Vasjari ka kryer dalje nga Republika e Shqipërisë  në datë 02.02.2022 dhe ka hyrë në datë 04.02.2022, duke kaluar kufirin me mungesë dokumentacioni Prokurore për fëmijët e mitur, duke u favorizuar dhe ndihmuar nga punonjësi i policisë Emilton Asllanaj kundrejt porosisë të marrë nga shefi i stacionit Laert Sulo. Po ashtu, nga verifikimi në sistemin TIMS rezultojnë të regjistruar edhe dy fëmijët e saj të mitur./TemA


Lajmi kryesor:

EKSKLUZIVE/ Korrupsioni në Morinë, GJKKO lë në burg 15 policë, 12 në arrest shtëpie, pezullohen 4 të tjerë! Pak ditë para se t'iu viheshin prangat pikasën kamerat e përgjuesit e BKH dhe i thyen


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?