Një nga qendrat 'Call center' në Tiranë

Përgjimet nga mashtrimi me bursa online! Klienti: Nuk kam më para, mendoj të bëj vetëvrasje! Operatori: S’më intereson nëse janë kursimet e fundit

27 Tetor 2022, 13:05| Përditesimi: 27 Tetor 2022, 13:28

  • Share

Përgjimet kanë nxjerrë në pah situatën e vështirë ekonomike që po përjetonin viktimat në Itali pasi ranë pre e mashtrimit për investim online në bursa. Nga bisedat të përgjuara nga autoritetet italiane dhe shqiptare ndaj 2 call centerave që mashtruan 1200 qytetarë duke u marrë shumë të mëdha, një prej klientëve i thotë se po mendon të kryejë aktin ekstrem të vetëvrasjes.

Por një nga mashtruesit duket i pamëshirshëm dhe i kërkon sërish të ardhura duke i thënë se vetëm në këtë mënyrë do të merrte paratë e tjera që kishte përfituar nga investimi në bursa.

“Nuk kam më para, mendoj të bëj vetëvrasje”, i thotë në telefon një prej viktimave, i cili dëgjohet duke qarë. Përgjigja ishte e shpejtë nga operatori, i cili i thotë: “Nuk më intereson nëse janë kursimet e tua të fundit.”

Tre persona u arrestuan në Tiranë nga autoritetet italiane dhe SPAK, pasi kishin zhvatur miliona euro nga mashtrimet online përmes bursave. Paratë e përfituara pastroheshin duke i kaluar në kriptovalutë. 1200 mijë italianë rezultojnë deri më tani të kenë humbur paratë e tyre përballë rrjetit të mashtruesve, që fillimisht i kërkonin të investonin vetëm 250 euro, e më tej i tundonin për të bërë investimeve që në një kohë të shkurtër do i shumëfishoheshin.

Hetimet nisën pas një denoncimi të bërë në Policinë e Pordenones në Itali, që zbuluan skemën komplekse të mashtrimit përmes call center online. Personat e mashtruar, kontaktoheshin në telefon nga Tirana, bindeshin për të investuar fillimisht shifra të vogla, me premtimin se do i sillnin fitime jashtëzakonisht të mëdha. Italianët mashtruar kanë parë fillimisht se si investimet e tyre janë trefishuar në vetëm pak ditë, por e gjitha u reflektohet në një platformë të krijuar për kamuflim enkas nga grupi kriminal, për të fituar besimin e klientëve.

Mashtruesit kishin kontaktet e 90 mijë personave italianë, por autoritetet kryen përgjimet e rreth 42 mijë telefonatave të dala nga kryeqyteti shqiptar, kur rezultojnë të mashtruar rreth 1200 italianë me një dëm që shkon të paktën 3 milionë euro. Nga hetimi i kryer u arrestuan pronari i një Call Center në Tiranë Gilberdo Pushani dhe 2 punonjëse, Elisa Caci dhe Valbona Abedinaj, ndërkohë 5 të tjerë u shpallën në kërkim. Grupi kriminal kohët e fundit po ristrukturohej dhe zgjerohej, duke ndryshuar dhe vendndodhjen e call center gjë e cila u konstatua dhe gjatë operacionit policor të përbashkët me palën italiane. Me urdhër të Prokurorisë së Pordenone, u sekuestrua serveri që ndodhet në Itali, duke realizuar një fikje totale të infrastrukturës së përdorur nga organizata.

Komento

Komente

  • gjergji: 28/10/2022 10:49

    Edhe un kam ra pre e ketyre mashtruesve.Pasi kishin vjedhur fejsbukun e nje shoqeje time me drejtohen mua ne emrin e shoqes time: deshroni te merrni 51.000$ nga nje kompani bamirse austriake(konform ligjeve austriake ne fuqi) eshte e mundeshme nese na postoni numrin e kartes identitetit.Pasi i derguam numrin e ID kerkuan edhe numrin e llogaris ne banke,banken e patjeter shumen e eurove(5000euro) qe do pagunim per keto veprime ne mendyre qe kjo kompani ti arketonte 51000$ ne llogarin tone.E kuptuam mashtrimin nuk i dhane numrin e llogaris e i kerkuam te anullonte veprimet.Atnere filluan kercenimet e donin qe un te paguaja 1550 euro qe te ndalonin veprimet mbasi sipas advokateve te kompanis gjithecka eshte e ligjeshve e do perfundonim ne gjykate.Refuzuam kategorikisht pagesat e i lajmeruam ato qe ne vume ne dijeni policin per kto akte mashtrueae te kesaj kompanie.Policia na lajmeroj se kjo compani call eshte shqiptare qe mashtron klientelen e vet duke i dhene vendodhjen e companis ne Viene e jo ne Tirane.Flisnin e shkruanin ne mesengjer nje shqipe shume te paster e pa gabime minimale ortografike gjuhet qe ato perdornin ishte edhe italishtja,gjermanishtja e natyrisht gjuha angleze. Pasi i thame qe me telefon tjeter lajmeruam policin per kte mashtrim e mbyllen me nje here lidhjen. Shpetuam e nuk rame pre e ketyre mashtruesve e hajduteve te kualifikuar shqiptare.Na vjen keq qe ne i dhame numrin e kartes identitetit timen e te bashkeshortit nga vendi ku jetojme Kujdes shqiptar nga kto kompani call,te ndertuar mbi nje baze ku hajdutlleku,mashtrimi eshte baza baza kryesore e veprimtaris tyre

    Përgjigju
  • BENI: 27/10/2022 19:04

    SI I LINI KETA PALACO TE NA TURPEROJNE NE EUROPE,,,TE DENOHEN ME 20 VJET BURG ,,,QE TE MOS I SHIKOJE MENDJA ME PER KETOGJERA....ME KETA TE MERRET POLICIA...

    Përgjigju
  • Agjenti: 27/10/2022 15:12

    Kta duan lapidarin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?