Kronikë
Politikë

Përjashtimi i Berishës, ish-nënkryetari i FRPD, Hoxha në Repolitix: Janë mbledhur më shumë se 1500 firmat e nevojshme për mbledhjen e Kuvendit të PD! Basha është i mbaruar politikisht, do shkarkohet

23 Shtator 2021, 22:47| Përditesimi: 24 Shtator 2021, 08:50

  • Share

Demokratët që mbështesin Sali Berishën në luftën që ai i ka shpallur Luzlim Bashës i kanë mbledhur 1500 firmat që u duhen për të thërritur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, atë që vetë kryedemokrati tha tepër i bindur se ‘nuk ka për t’u mbledhur kurrë një Kuvend që të shqyrtojë vendimet e SHBA”.

Ish-nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha dhe një nga mbështetësit e Berishës në këtë luftë tha në emisionin Repolitix në Report Tv se janë mbledhur më shumë se 1500 firmave që shërbejnë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtarë të PD, NË këtë Kuvend tha Hoxha, do të kërkohet ‘koka’ e Bashës, i cili sipas tij do të shkarkohet dhe do të hapen procedurat për një drejtues të rinj.

Vetëm Hoxha tha se Berisha nuk do të drejtojë PD, ndërsa e cilësoi këtë lëvizje që ish lideri demokrat ka nisur si një reformim të partisë dhe jo shkërmoqe të saj.

"Janë mbledhur më shumë se 1500 firma, Basha është i mbaruar politikisht! PD po shkon drejt një reformimi, nuk po shkërmoqet. Mblidhen firmat depozitohen në formë zyrtare ne parti, njoftohet kryetari i partisë dhe nëse ai nuk thërret datën, ka zinxhirë komandash kur njëri prej tyre do vendos datën. Kuvendi do kërkojë shkarkimin e Bashës dhe mjaftojnë vetëm vota e Kuvendit dhe që atë ditë ai nuk hyn më në zyrë dhe më pas hapet gara për një kryetar të ri. Berisha nuk ka ndërmend të garojë vetë. Ajo që po i bën sot demokracisë është një favor i madh duke larguar kryetarin që po mban kryetarin peng”, tha Hoxha.

Vetë Berisha ka deklaruar se këto firma do të mblidhen për të thirrur Kuvendin Kombëtar, që më pas do i drejtohet çdo anëtari të PD për të bërë referendum në mbarë Shqipërinë në lidhje me vendimin e përjashtimit të tij nga partia. Ndërsa vetë Basha ka thënë prerë se një Kuvend i tillë nuk do të mblidhet kurrë pasi do të ishte një qasje anti-amerikane.

Mbledhja e 1500 firmave të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar shihen si 'shpëtimi' i Berishës për të nisur një referendum me të cilin  shpreson të anulojë përjashtimin e tij, por edhe për të larguar Bashën nga drejtimi i PD, megjithatë do të jenë demokratët që do të thonë fjalën e fundit për fatin e tij në parti.

Ora 22:50
‘Lufta’ në PD, Hoxha: Kuvendi do mblidhet për të shkarkuar Bashën! Malko: Berisha shkaktar i situatës në parti! Pano Soko: SPAK të nis hetimet për ish-liderin demokrat

Lufta brenda Partisë Demokratike po vijon që prej përjashtimit të Sali Berishës nga Grupi Parlamentar. Ky ishte edhe vendimi që përçau partinë, ku disa prej demokratëve janë pozicionuar në krah të liderit historik të PD, ndërsa të besuarit e Bashës kanë mbështetur vendimin e tij individual.

Pavarësisht se Basha i konsideron lëvizjet e Berishës anti-amerikane dhe ka thënë se nuk do të lejojë një lëvizje kundër SHBA, ish-kreu FRPD-së, Lisandër Hoxha thotë se Kuvendi do të mblidhet për ta shkarkuar kryetarin. Hoxhës u shpreh në 'Repolitix' se në Kuvend nuk do të diskutohet vendimi i Berishës.

“Ka një jetë që ankohet ambasadave që më detyron Berisha, dje tha se kam qenë vetë vendimmarrësi. Basha po thotë që nuk do ketë kuvend antiamerikan, po a është tagër i PD? Ne nuk po mblidhemi  për të diskutuar vendimin, por për të shkarkuar Lulzim Bashën si kryetar”, tha Hoxha.

Për Pano Sokon nga “Nisma Thurje”, SPAK duhet të nisë hetimet për ish-kryeminsitrin Sali Berisha pasi DASH e ka akuzuar atë për korrupsion të lartë.

 “Unë vazhdoj të jem Pano Sako pa asnjë kontribut në PD, por unë rezervoj të drejtë që si qytetar të kërkoj që veprim, aksioni ndaj Berishës, mos të mbetet politik, por organet duhet të marrin përsipër dhe ta çojnë përpara këtë proces. Këtu kemi akuzë për korrupsion të lartë, atëherë kur stop nxjerr një ngjarje që shkon dhe bën korrupsion 10 mijë lekë, e sheh atë zotërinë që është i ndaluar. Sot kemi Berishën të akuzuar për korrupsion nga DASH dhe nuk kemi një kauzë penale ndaj tij. Nëse do isha drejtues i SPAK do iu kërkoja provat me qëllim që ne të ngremë një akuzë penale”, u shpreh Soko.

Lidhur me deklaratën e Lulzim Bashës ditën e djeshme, i cili u shpreh se “nuk është as kukull e Berishës dhe as peng i Ramës”, Gent Malko thotë se kryedemokrati është i detyruar të bëjë rolin e liderit që në sytë e të tjerëve të duket sikur ka autoritet të plotë. Ndërkohë, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Malko fajëson Berishën për përçarjen që po ndodh brenda partisë.

“Basha që nga momenti që ka deklaruar që Berisha s’do jetë pjesë e PD ka marrë përsipër të bëjë rolin e liderit të vërtet të PD. Pra, është përpjekur të bëjë rolin e liderit që ka autoritet të plotë. Ajo që tha dje nuk ka pse të bëjë çudi. Çfarë të thotë ai jam peng i Ramës? Ne bëjmë sikur Berisha është shpëtimtar ndërkohë që është shkaktar i kësaj situate. Pse flet Berisha sot, kur Basha deklaroi largimin”, tha Malko.

Ora 22:08
Repolitix/Ndikimi sorosian në PD-PS, ish-kreu i FRPD: Basha peng i Soros! Meçaj: Ndërtoi elitat pro-amerikane! Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar PD: Krijoi liderët e rinj për vendin

Filantropisti Xhorxh Soros është një nga figurat më të diskutuara pas viteve 1990, i cili investoi në Shqipëri përmes fondacionit të tij ‘Shoqëria e Hapur’ në mbështetjen dhe organizimin e shoqërisë civile. Por veprimtaria e tij vijon të shoqërohet me gjykime shpeshherë të ashpra dhe ndikimin e tij politik.

Po cili është ndikimi real i George Soros në PS dhe PD? Opinionistët shprehen njëzëri në emisionin “Repolitix” në Report Tv se ndikimi i Soros në politikën në vend është i padiskutueshëm. Opinionisti Arben Meçaj tha se Soros bëri investimin e parë në vendet ish-komuniste për të krijuar elitat pro-amerikane, pa dallim nëse ishim të majtë apo të djathtë duke indentifikuara figura që kishin parametra lidershipi.

“Investoi në krijimin e elitave pro-amerikane, nuk kishte rëndësi të majtë apo të djathtë. Edhe në Shqipëri u zhvilluan dhe u identifikuan individë me parametra lidershipi dhe jo vetëm këtu por kudo në botë dhe vendet ish-komuniste. Erdhi përmes ‘Shoqërisë së Hapur’ një instrument që dha efektin e vetë jo vetëm në Shqipëri”, tha Meçaj.

Figura e Soros ka sjell përplasje mes dy demokratëve. Për ish kreun e FRPD-së, Lisandër Hoxha, Soros shihet si një nga antishqiptarët më të mëdhenj sepse lobon pro sllavëve dhe se Basha është peng i tij. Ndërsa ish-anëtari i Këshillit Kombëtar PD, Gent Malko e konsideron atë si ‘kingmaker’ në krijimin e lideraëve të rinj që drejtojnë vendin.

“Soros ka një peshë të jashtëzakonshme në Ballkan, Serbi, Maqedoni. “Open Ballkan” është një gjë që është diskutuar më parë dhe ka qenë një projekt i Soros. Për të djathtën Soros është minues i demokracisë. Ka hedhur 150 milionë dollarë që nga 1990 deri më sot, nuk ka asnjë institucion që ka financuar këtë shumë. PD nuk është pjellë e këtij fondacioni. Basha është peng tek Soros.  Soros është armik i demokracisë sipas demokratëve. Sorosi është antishqiptari më i madh sepse po lobon por sllavëve”, tha Hoxha.

‘Soros është një kingmaker. Sot ke dy persona që ka bërë Soros, Edi Rama që është kryeministër dhe Lulzim Bashën që është pretendent për kryeministër. Pra Soros është faktor dhe investon në të dy krahët", tha Malko.

Edhe Pano Soko i Nismës Thurje tha se “Soros ka një influencë mjaft të madhe në DASH pavarësisht se kush është president në SHBA dhe sigurisht që ka influencë edhe në shumë vende të botës”

1632422918_242499302101590245393265237400479784024312714n.jpg

Edi Rama dhe Geroge Soros në New York në 2021

Lulzim Basha dhe George Soros  në selinë e PD në 2014

Soros, Berisha dhe Genc Burimi si përkthyes
//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genc: 24/09/2021 10:10

    Qari i PS, me Berishen per 1000 vjet nuk fitojne dot, vec me u bo Kina e para ne Bote me Rusin

    Përgjigju
  • Tini: 24/09/2021 07:03

    Ore se marr vesh! O Sali,ja e more Pd?? Po pastaj! Ore nuk te do SHBA,ja me. Ore kupton o Sali o kafshe,ore ter jeten destabilizim do. Ore mendon vetem perveten tende. Ore do te vij ndonje Tomahok bythve. Ik o burr shkerdhate. Ik se e nxive kete vend. Ik mor plehre se bere gjith ate 97 vrave 3500 Qytetare. Bere grusht Shteti 98. Bere Gerdec,bere 21 janar. Ore ca do me te besh!? Turp kush voton me kete,dhe i vete mbas ketij palacos. Ngeli ter jeten me dy gishta perpjete. Yt komunisti poshter.

    Përgjigju
  • MAFMUT KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 24/09/2021 06:43

    Ore Shqiptar partia demokratike është parti kriminelash hajdutësh e parti kurvash. Si mund kjo parti të vi në pushtet ? Kjo parti duhet shkrir e duhet bër një parti e re me djem e vajza të rinj që kan sdudjuar jasht që të heci Shqipria. Ju akoma mereni me GËRDALLA si krimineli hajdut malok salmuti.

    Përgjigju
  • asolingo: 24/09/2021 04:35

    N.q.s Basha perjashtohet nga pd,kjo parti duhet denuar si organizate kriminale.

    Përgjigju
  • Daku: 23/09/2021 20:55

    Nuk eshte vetem Basha i mbaruar, por e gjithe pd ka mbaruar, ju langojte e Saliut te paret. Kruajeni bythen me SHBA se e shikoni si do perfundoni.

    Përgjigju
    • Genc: 24/09/2021 10:12

      Ja lloji qe pret te fitoje PD e Berishes, Boss-i komentit, shpellat…

    • Boss: 24/09/2021 01:25

      Enveri ja shkerfheu SHBa rrobte per 50 vjet dhe se gjeti gje. Talibanet barinj e shkerdhyen por pederastet si ty e mbrojne se doni rrocke dhe parada gay

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?