Filantropisti Xhorxh Soros është një nga figurat më të diskutuara pas viteve 1990, i cili investoi në Shqipëri përmes fondacionit të tij ‘Shoqëria e Hapur’ në mbështetjen dhe organizimin e shoqërisë civile. Por veprimtaria e tij vijon të shoqërohet me gjykime shpeshherë të ashpra dhe ndikimin e tij politik.
Po cili është ndikimi real i George Soros në PS dhe PD? Opinionistët shprehen njëzëri në emisionin “Repolitix” në Report Tv se ndikimi i Soros në politikën në vend është i padiskutueshëm. Opinionisti Arben Meçaj tha se Soros bëri investimin e parë në vendet ish-komuniste për të krijuar elitat pro-amerikane, pa dallim nëse ishim të majtë apo të djathtë duke indentifikuara figura që kishin parametra lidershipi.
“Investoi në krijimin e elitave pro-amerikane, nuk kishte rëndësi të majtë apo të djathtë. Edhe në Shqipëri u zhvilluan dhe u identifikuan individë me parametra lidershipi dhe jo vetëm këtu por kudo në botë dhe vendet ish-komuniste. Erdhi përmes ‘Shoqërisë së Hapur’ një instrument që dha efektin e vetë jo vetëm në Shqipëri”, tha Meçaj.
Figura e Soros ka sjell përplasje mes dy demokratëve. Për ish kreun e FRPD-së, Lisandër Hoxha, Soros shihet si një nga antishqiptarët më të mëdhenj sepse lobon pro sllavëve dhe se Basha është peng i tij. Ndërsa ish-anëtari i Këshillit Kombëtar PD, Gent Malko e konsideron atë si ‘kingmaker’ në krijimin e lideraëve të rinj që drejtojnë vendin.
“Soros ka një peshë të jashtëzakonshme në Ballkan, Serbi, Maqedoni. “Open Ballkan” është një gjë që është diskutuar më parë dhe ka qenë një projekt i Soros. Për të djathtën Soros është minues i demokracisë. Ka hedhur 150 milionë dollarë që nga 1990 deri më sot, nuk ka asnjë institucion që ka financuar këtë shumë. PD nuk është pjellë e këtij fondacioni. Basha është peng tek Soros. Soros është armik i demokracisë sipas demokratëve. Sorosi është antishqiptari më i madh sepse po lobon por sllavëve”, tha Hoxha.
‘Soros është një kingmaker. Sot ke dy persona që ka bërë Soros, Edi Rama që është kryeministër dhe Lulzim Bashën që është pretendent për kryeministër. Pra Soros është faktor dhe investon në të dy krahët", tha Malko.
Edhe Pano Soko i Nismës Thurje tha se “Soros ka një influencë mjaft të madhe në DASH pavarësisht se kush është president në SHBA dhe sigurisht që ka influencë edhe në shumë vende të botës”
Edi Rama dhe Geroge Soros në New York në 2021
Lulzim Basha dhe George Soros në selinë e PD në 2014
Soros, Berisha dhe Genc Burimi si përkthyes
Lajmi kryesor:
Përjashtimi i Berishës, ish-nënkryetari i FRPD, Hoxha në Repolitix: Janë mbledhur më shumë se 1500 firmat e nevojshme për mbledhjen e Kuvendit të PD! Basha është i mbaruar politikisht, do shkarkohet
//ReportTv.al