Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen shëndetësore të kreut të opozitës ruse, Alexei Navalny i cili është sëmurë në qelinë ku po mbahet i burgosur. zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby në një konferencë për mediat tha se do t’u kërkohej informacion autoriteteve ruse lidhur me gjendjen e Navanly.
"Ne ndajmë shqetësimet për shëndetin e Alexei Navalny dhe do të vazhdojmë t'u kërkojmë autoriteteve ruse për qartësi"-u shpreh Kirby.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Situatë e rëndë në Soledar, mbi 500 persona të bllokuar! Lideri i opozitës ruse i sëmurë në qeli, SHBA: Jemi të shqetësuar
B.V/ReportTv.al