Përkeqësimi i motit, të dielën anulohen lundrimet e linjave Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë

8 Mars, 20:50| Përditesimi: 10 Mars, 12:08

  • Share

Durres- Drejtoria e Përgjithshme Detare bën të ditur se për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit të dielën të ndalohet levizja e anijeve pasagjerë në linjat nderkombëtare Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë.

"Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 09-10-11.03.2024 duke filluar nga ora 14:00 datë 09.03.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje, Jug-Jug-Perëndim në forcën deri 7-8bft deri 9bft me shpejtësi ere deri 25-45m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4 metra" njofton Drejtoria e Përgjithshme Detare.

Sipas DPD-së, anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Durres-Bari-Durres dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë, ditën e shtunë do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse. Trageti i linjes Durrës-Ankona-Durres do të operojë normalisht ditën e diel.

"Në lidhje me linjën Sarandë-Korfuz-Sarandë do të njoftojmë në ditët në vijim".

DPD u kërkoi subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?