Përkeqësimi i motit, drejtoria Detare Vlorë: Ndalohet dalja në det e mjeteve lundruese dhe të peshkimit

15 Janar 2023, 21:33| Përditesimi: 15 Janar 2023, 21:36

  • Share

1673269265_finalprojekt.00151624.Still004.jpg

Drejtoria Detare në Vlorë, për shkak të parashikimeve për përkeqësim të kushteve atmosferike në ditët në vijim, bën me dije se nga data 16 janar deri më 19 janar do të ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese si dhe anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës.

‘Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 16-17-18-19 Janar 2023 duke filluar nga ora 01:00 datë 16.Janar.2023  në drejtimin Jug-JugPerëndim në forcën 5bft, 1.00-1.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra. 

1. ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE - NISJES GJATË DATAVE 16-17-18-19 JANAR 2023 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE TË NJOFTOHEN PËR MARJEN E

MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

2. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3.Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e konstuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave  16-17-18-19 Janar 2023.

4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht.

5. Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 19 Janar 2023 ora 16:00.’- njofton drejtoria Detare.


Lajmi kryesor:

Nesër pritet përkeqësim i motit, Drejtoria Portuale Vlorë ndalon daljen në det për disa mjete lundruese! Në Durrës bëhet thirrje për marrjen e masave


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?