TIRANË- Ditën e sotme është mbajtur një ceremoni përkujtimore për ditën e lindjes së ish-presidentit Bujar Nishani. Të pranishëm në ceremoni ishin familjarë, miq e bashkëpunëtorë të Nishanit të cilët kanë përkujtuan ish-presidentin i cili u nda nga jeta disa muaj më parë.
Djali i ish-presidentit, Ersi Nishani ka emocionuar të pranishmit me fjalimin e tij prekës. Ersi u shpreh se katër muajt e fundit, para ndarjes nga jeta të Nishanit, kanë qenë momentet më t ëvështira që ka kaluar. Ai u shpreh se babai deri në minutat e fundit të jetës u ka mësuar shumë virtyte, ndërsa sot i mungon njeriu me të cilin ndante çdo mendim pa doreza, njeriun që u dhuronte dashurinë e sinqertë.
“Babai im ishte një njeri që na mësoi shumë virtyte deri në minutat e fundit të jetës së tij. Ai përcolli te unë dhe Fiona dashurinë për familjen dhe mirënjohjen për miqtë. Kur njeriu përballet me vdekjen ai pasqyron ndjenjat më të sinqerta. Katër muajt e fundit kanë qenë shumë të vështira.
Më mungojnë mesazhet e tij të përditshme në mëngjes dhe telefonatat e tij në fundjavë kur jepja mendim për statuset e tij në Facebook. Katër muaj më parë unë humba njeriun me të cilin mund të ndaja çdo mendim pa doreza, Fiona humbi njeriun që i dhuronte dashurinë më të sinqertë.
Mamaja jonë humbi njeriun e jetës. Jam i sigurt që secili sonte në këtë sallë ka humbur diçka nga largimi i Bujar Nishanit. Vepra e tij e lënë në mes vazhdon te të gjithë ne. Ëndrrat e tij për një familje më demokratike vazhdojnë te të gjithë ne”, u shpreh ai.
I pranishëm në ceremoninë e përkujtimit të 56-vjetorit ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Berisha tha se Nishani ka qenw njw ndwr krrwt mw dinjitozw nw historinw e kombit shqiptar.
“Të bekuar ishim ne të gjithë që patëm një mik si ai. Për mikun më e çmuara në miqësi është besnikëria. Bujar Nishani ishte një mik besnik, me të cilin komunikojë njëlloj si me veten tënde. Me të diskutoje dhe vendosje, pasi ishte i bindur në luajalitetin dhe besnikërinë e tij.
Unë kam patur fatin të bashkëpunoj, ta njoh në të gjitha nivelet e shtetit. Zyrtar i përgjegjshëm, efecient, dinjitoz dhe më pas Shtetar, që i bënte nder vendit dhe detyrës me përkushtimin e tij. Një nga ministrat më efecientë. President! përfaqësues ndër më dinjitozët në historinë e kombit.
Bujar Nishani e donte kombin, e donte dheun dhe flamurin e kombit dhe i nderoi ato si pakkush tjetër, ndaj sot ka një vend, nuk është aty në karrige por është dhe do mbetet gjithnjë në zemrat tona. Ndaj dhe duke u përulur me nderimin më të madh shpreh mirënjohjen, e konsideroj veten të bekuar që pata një bashkëpunëtor si Bujar Nishani”, tha Berisha.
Bujar Nishani, ndërroi jetë në 28 maj, pasi ishte i shtruar në një spital në Gjermani dhe kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i kishte lënë në organizëm.