Policia e Sarandës po heton ngjarjen

Kronikë

Përleshja në Ksamil për vendin e parkimit, Policia jep detajet: Një i plagosur te Trauma, arrestohet turku! Nën akuzë 3 të tjerë dhe i dëmtuari

7 Qershor, 10:28| Përditesimi: 7 Qershor, 10:31

  • Share

Sarandë- Policia e Vlorës ka zbardhur sot (7 qershor), detajet e përleshjes së djeshme në bregdetin e Kasamilit, ku një grup prej katër personash, mes të cilëve edhe dy turq, u konfliktuan me një banor të zonës, ku ky i fundit mbeti edhe i plagosur.

Burime zyrtare informuan se kanë arrestuar si të dyshuar 26-vjeçarin turk H.D., banues i përkohshëm në Prishtinë të Kosovës, si autor të goditjes me grushte dhe sende të forta në trup dhe kokë të 54-vjeçarit A.M., banues në Ksamil.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa pas hetimeve paraprake janë marrë nën hetim edhe 3 shoqëruesit e turkut të prangosur, një bashkëatdhetar i tij dhe dy të tjerë, shqiptarë. Nën hetim në gjendje spitalore do të jetë edhe vetë i plagosuri, për shkaktim të lëndimeve ndaj personave të tjerë gjatë konfliktit.

Hetimet janë kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, teksa dosja aktualisht i ka kaluar Prokurorisë.

“U arrestua shtetasin turk H. D., 26 vjeç, me banim të përkohshëm në Prishtinë, pasi më datë 6 qershor, rreth orës 21:15, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin A. M., 54 vjeç, banues në Ksamil, i cili ka marrë dëmtim në kokë dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu  nisi procedimi penal në gjendje të lirë edhe për shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt B. M., 50 vjeç, Sh. M., 42 vjeç, shtetasin e dëmtuar A. M., si dhe shtetasin turk A. B., 26 vjeç”, tha policia.

Rrethanat, dinamika dhe shkaqet mbeten ende të pasqaruara zyrtarisht, teksa palët po japin dëshmitë e tyre. Paraprakisht dyshohet se dy palët janë grindur fillimisht për vendin e parkimit të mjeteve me banorin e zonës dhe më pas kanë denigruar në përleshje fizike.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?