Policia e Amsterdamit arrestoi 62 persona si pasojë e përleshjeve që shpërthyen në kryeqytetin holandez gjatë mbrëmjes së kaluar pas Ajax 5-0 Maccabi Tel Aviv në Europa League.
“Në disa vende të qytetit, mbështetësit u sulmuan, u keqtrajtuan dhe u qëlluan me fishekzjarre. Policia duhej të ndërhynte disa herë, të mbronte mbështetësit izraelitë dhe t’i shoqëronte ata në hotele”, thanë zyrtarë në Amsterdam.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu urdhëroi dërgimin e dy avionëve në Holandë për të sjellë tifozët izraelitë në shtëpi. Avioni i parë u ngrit nga aeroporti Ben Gurion në Tel Aviv duke u nisur për në Amsterdam të premten.
OKB -ja e quajti dhunën shumë shqetësuese ndërsa ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se ishte e tmerrshme dhe thellësisht e turpshme. Media holandeze AT5 raportoi se zënka të shumta, si dhe akte vandalizmi, kishin ndodhur në qendër të qytetit.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Tifozët izraelitë të Maccabit sulmohen në Amsterdam, 5 të plagosur dhe 3 të zhdukur! Netanyahu dërgon ekipin e shpëtimit me 2 avionë! Policia: 62 të arrestuar
S.Dh/ReportTv.al