AMSTERDAM - Tifozët izraelitë janë sulmuar në Amsterdam pas përfundimit të ndeshjes Ajax 5-0 Maccabi Tel Aviv.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, pesë të plagosur dhe tre të zhdukur është numri i deritanishëm i sulmit që tifozët e Maccabi Tel Aviv pësuan në Amsterdam pas përfundimit të ndeshjes kundër Ajax.
Në njoftimin e saj, Ministria e Jashtme izraelite u bëri thirrje izraelitëve në Amsterdam që të qëndrojnë në hotelet e tyre.
“Shmangni udhëtimet në rrugë dhe mbylluni në hotelet tuaja. Shfaqja e simboleve izraelite dhe hebraike duhet të shmanget”, ishte direktiva e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit.
Raportet nga Izraeli dhe Holanda thonë se ambasada izraelite në Amsterdam po ndihmon për t’i zhvendosur izraelitët në vend të sigurt.
Qeveria e Netanyahut ka dërguar dy avionë për t’i riatdhesuar ata.
Siç njoftoi ushtria izraelite, ajo po dërgon dy avionë në Holandë në një mision “shpëtimi”, me mjekë dhe ekuipazhe shpëtimi në bord, në “koordinim me qeverinë holandeze”.
Policia e Amsterdamit arrestoi 62 persona si pasojë e përleshjeve që shpërthyen në kryeqytetin holandez. “Në disa vende të qytetit, mbështetësit u sulmuan, u keqtrajtuan dhe u qëlluan me fishekzjarre. Policia duhej të ndërhynte disa herë, të mbronte mbështetësit izraelitë dhe t’i shoqëronte ata në hotele”, thanë zyrtarë në Amsterdam.
Videot tronditëse
Në videot e sulmeve, persona të maskuar mund të dëgjohen duke bërtitur “Palestine e lirë”, ndërsa të tjerët mbajnë flamuj palestinezë.
Siç raportojnë holandezët, mes të plagosurve ka disa të lënduar me thikë, ndërsa disa për të shpëtuar nga turma e tërbuar u zhytën në ujërat e akullta të kanaleve që rrethojnë Amsterdamin.
Sipas mediave holandeze, shkak për shpërthimin e incidenteve janë bërë veprimet e izraelitëve, të cilët kanë grisur flamujt palestinezë që ishin varur nga dritaret e shtëpive.
BREAKING:
— Visegrád 24 (@visegrad24) November 8, 2024
Mobs of Middle Eastern migrants are hunting Jews on the streets of Amsterdam tonight.
Israeli women are also beaten up by the crowds.
Netanyahu has sent 2 rescue planes to evacuate people ???????????????? pic.twitter.com/yorftsBLKx
Tifozët izraelitë, nga ana e tyre, denoncojnë një plan të organizuar. Ata pretendojnë se policia i la vetëm tifozët e Maccabi Tel Aviv dhe nuk ofroi asnjë shoqërim kur ata hipën në trena ose u nisën për në hotelet e tyre.
“Policia holandeze na shiti në mënyrë që arabët të na linçojnë”, tha një tifoz pasi mbërriti në aeroportin e Amsterdamit i plagosur dhe i mbuluar me gjak, sipas Jerusalem Post.
Benjamin Netanyahu kërkoi që autoritetet holandeze dhe forcat e sigurisë të veprojnë në një mënyrë “të menjëhershme” dhe “të fuqishme” dhe “të garantojnë sigurinë e qytetarëve tanë” pas incidentit “të tmerrshëm”, të cilin ai e trajton me “seriozitetin më të madh”.
Ministri izraelit i Sigurisë Itamar Ben Gvir pohoi përmes X se “tifozët që shkuan për të parë një ndeshje futbolli u sulmuan me një egërsi të paimagjinueshme thjesht sepse ishin hebrenj dhe izraelitë”.
Dozens of Arrests have been made so far by Police in Amsterdam, with at least 25 Jewish Soccers Fans said to have been Injured. However, Dutch Authorities have stated that claims made on Social Media of Kidnappings are False, though several Phones have been Stolen. pic.twitter.com/gAxgngl0Ts
— OSINTdefender (@sentdefender) November 8, 2024
Some horrifying "just anti-Zionism" in Amsterdam tonight as Israeli soccer fans are lynched by huge pro-Palestine mobs. Where are the police?! pic.twitter.com/HMwQgCwJMi
— Eitan Fischberger (@EFischberger) November 8, 2024
Policia e Amsterdamit arrestoi 62 persona si pasojë e përleshjeve që shpërthyen në kryeqytetin holandez gjatë mbrëmjes së kaluar pas Ajax 5-0 Maccabi Tel Aviv në Europa League.
“Në disa vende të qytetit, mbështetësit u sulmuan, u keqtrajtuan dhe u qëlluan me fishekzjarre. Policia duhej të ndërhynte disa herë, të mbronte mbështetësit izraelitë dhe t’i shoqëronte ata në hotele”, thanë zyrtarë në Amsterdam.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu urdhëroi dërgimin e dy avionëve në Holandë për të sjellë tifozët izraelitë në shtëpi. Avioni i parë u ngrit nga aeroporti Ben Gurion në Tel Aviv duke u nisur për në Amsterdam të premten.
OKB -ja e quajti dhunën shumë shqetësuese ndërsa ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se ishte e tmerrshme dhe thellësisht e turpshme. Media holandeze AT5 raportoi se zënka të shumta, si dhe akte vandalizmi, kishin ndodhur në qendër të qytetit.
Mos u merzisni se ata qe kan zhduk tre tifozer izraelit i gjen bete izraeli Dhe dihet ca fundi te tmershem do ken Keta trimat e hezbollahut luftojn nen fustanet e grave dhe femijve Sjan aq trima qe te luftojn perball izraeliteve
PërgjigjuHallall qumshti nones tifozve holandez
PërgjigjuJane rrace e degjeneruar keta cifutet edhe kane nisur te paret agresionin duke grisur flamujt dhe duke share mbeshtetesit e Palestines dhe tani bejne viktimen duke akuzuar policine Hollandeze
PërgjigjuPak i paskan ba ne krahasim me ça bajn ata çdo dite
PërgjigjuEUROPA VET I PRANOI ARABET E TURQIT NË BAZË TË TDREJTAVE TË NJERIUT, JANË RACË E PA INTREGUSHME SI DHE AJO IZRAELITE TANI LE TË VUAJ PASOJAT....
PërgjigjuPo pillazget integrohen??
Pse i provokuan izraelitet duke grisur flamujt e palestines e berrtisnin kunder saj? Pse qenka faji I te tjerve tani qe hengren dru?
Përgjigju