Përlotet daja i 27-vjeçares që u vetëvra pas publikimit të fotos intime: Të dënohet përjetë autori ose do bëj vetëgjyqësi

12 Shkurt, 11:39| Përditesimi: 12 Shkurt, 12:10

  • Share

 

Daja e 27-vjeçares që u vetëvra pas publikimit të fotove intime në rrjetet sociale kërkon drejtësi. Teksa flet për mediat, ai përlotet për humbjen e mbesës, e cila ka lënë pas edhe një vajzë 2 vjeçe. Ai thotë se nuk kanë pasur dijeni që vajza të ketë pasur një lidhje me personazhin e TikTok, i cili i publikoi edhe foton.

Ai kërkon që personazhi i TikTok, Altin Çoku të dënohet me burg përjetë ose do bëjë vetëgjyqësi.

Pjesë nga prononcimi për mediat

Nga mbesa ime nuk e prisja këtë akt makabër që ka bërë. Shteti ka vepruar shumë shpejt, është arrestuar personi në fjalë. Nuk e di kush është, as nuk kam lidhje.

Prej sa kohësh jetonte në këtë godinë?

Në shtëpinë e mamasë vet ka jetuar 1 muaj, është e martuar ka një vajzë dy vjeçe. Ka ardhur nga Kosova te nëna e vet me pushime.

Ka pasur dijeni familjarët për lidhjen që kishte?

Jo fare, as mbesa e vogël, as vëllai. Nuk ka pasur njeri dijeni.

Ka shfaqur shqetësime?

Jo fare. Unë kama ardhur kam pirë kafe. Probleme mund të ketë pasur por nuk i ka shfaqur.

Ka probleme me bashkëshortin?

Jo jo. Probleme familjare mund të ketë, por jo që ta shtyjë bashkëshorti. Dhëndrin time njoh, Me të shoqin s’ka pasur konflikte fare.

Për publikimin e fotove në rrjetet sociale ka pasur dijeni dikush tjetër?

Jo jo. S’kemi pas dijeni askush nga familjarët. Unë habitem se si e ka bërë këtë makabër, si i ka bërë këto gjeste ai person. Nuk e di ca shpirti, ca njeriu paska qenë. Jam shumë i tronditur. Nuk di të shprehem

Nga drejtësia, si prokuroria, gjykata dhe ministri Balla, unë si dajë i kërkoj të mos dalë nga burgu. Unë dua dënimin më të rreptë. Nuk ekziston varja, unë kërkoj burg të përjetshëm. Sepse siç ma mori jetën e mbesës do ja marr unë jetën. Atë e di shpirti jonë si e kemi rrit. I kërkoj Taulant Ballës që mos ta nxjerrin.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ E reja vetëvritet pasi i publikuan foto intime në rrjetet sociale! Pranga personazhit të TikTok-ut, më parë shantazhoi edhe një vajzë tjetër


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?